Thursday, March 28, 2024

Maryam Rajavi: Theksimi i Ministrit të jashtëm francez për tërheqjen e milicisë së mullahëve është zgjidhja më e mirë për t’i dhënë fund krizës në Siri

 

  1. Jean-Yves Le Drian, Ministri i Jashtëm i Francës, përsëriti të mërkurën më 7 shkurt se ai donte “tërheqjen e të gjithë atyre që nuk duhet të ishin në Siri, duke përfshirë edhe milicinë iraniane, përfshirë edhe Hezbollahun”.

Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, tha në këtë drejtim: “Ministri i Jashtëm i Francës ofroi zgjidhjen më të mirë për paqen dhe qetësinë, për t’i dhënë fund” kaosit “në Siri dhe në rajon.

“Dëbimi i Korpusit të Gardës Revolucionare (IRGC) me raketat dhe mercenarët e saj nga Siria, Libani, Jemeni dhe Iraku është e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund krizës në Lindjen e Mesme”, shtoi ajo.

Dëbimi i Trupave të Gardës Revolucionare dhe mercenarëve të saj nga Siria është kërkesa e masës së gjerë në Iran që në protestat e tyre të fundit në dhjetor dhe janar në 142 qytete, këndonte “Lëreni të qetë Sirinë, mendoni për ne”.