Sunday, February 5, 2023

Iran: Punëtorët dhe grupet e tjera të privuara vazhdojnë protestat dhe grevat

Të premten dhe të shtunën, më 2 dhe 3 shkurt 2018, lëvizje proteste të të rinjve, punëtorëve dhe klasave të tjera të privuara.

Të shtunën, shkurt 3:

  1. Tregtarët e Pazarit të Qazvinit hynë në grevë në shenjë proteste kundër grabitjes dhe presionit tatimor nga regjimi.
  2. Një grup punëtorësh të petrokimikes së Tondgouyan-it në Bandar Mahshahr u mblodhën para zyrës së guvernatorit në shenjë proteste ndaj mospagesës së një pjese të pagave të tyre. Në ditët e mëparshme, punëtorët kishin qenë në grevë në vendet e tyre të punës.
  3. Personeli i kontratuar i National Iranian Drilling Company u mblodh përsëri. Ata kundërshtojnë gjendjen e pagave dhe diskriminimin e pagave ndërmjet tyre dhe stafit të përhershëm.
  4. Një grup kultivuesish të panxhar sheqerit në Moghan u mblodhën para Zyrës së Menaxhimit dhe Financave të kompanisë Moghan Agro-Industriale për të protestuar kundër mospagimit të pagave të tyre.
  5. Në Abadan, punëtorët e komunës u mblodhën për të dytën ditë rresht kundër mospagimit të pagave të muajve të kaluar.
  6. Familjet e pacientëve me MPS u mblodhën para Ministrisë së Shëndetësisë në Teheran për të protestuar ndaj mungesës dhe kostos së ilaçeve për sëmundjen.
  7. Të rinjtë e papunë të Agda-s në Ardakan (provinca Yazd) u mblodhën para kompleksit të pelletizimit
  8. Një numër inxhinierësh të diplomuar u mblodhën para Ministrisë së Shkencës në Teheran për të protestuar për zhvlerësimin e diplomave të tyre. Ata kanë ardhur në Teheran nga krahina të ndryshme si Ilam, Ardabil, Hamedan, Alborz, Mazandaran dhe Markazi.
  9. Punëtorët e kompanisë për strehim kooperativ të Kompanisë së autobusëve të Teheranit dhe periferive protestuan kundër vonesës pesëvjeçare në dhënien e shtëpive të tyre.
  10. Një grup njerëzish u mblodhën në qytetin e Estahban-it, provinca Fars, për të protestuar për prerjen e pemëve në resortin turistik Morghak në Roniz.
  11. Në Teheran, një grup njerëzish të plaçkitur protestuan për të arritur të drejtat e tyre.

Disa nga protestat e së premtes, 2 shkurt, janë sa më poshtë:

  1. Në Teheran, njerëzit u mblodhën në Bridge College dhe Vali Asr dhe këndonin sloganin “Khamenei, Vdekje mashtrimit tënd; Gjaku i rinjve tanë derdhet nga duart e tua”. Të rinjtë hodhën koktej Molotov pas sulmit të mercenarëve.
  2. Njerëzit e goditur nga tërmeti në Kohbonan në provincën Kerman, në shenjë proteste ndaj premtimeve mashtruese të bëra nga Rouhani në hetimin e zonave të goditura nga tërmeti, thyen derën e zyrës së guvernatorit dhe hynë në të. Në parullat e shkruara me dorë nga populli i Kebononit i goditur nga tërmeti shkruhej: “Kohboni nuk do gënjeshtra, do veprim” dhe “A mund të ndërtohet një shtëpi me 35 milionë (rreth 7,500 dollarë)?” Incidenti ndodhi kur Ministri i Brendshëm i Rouhanit Rahmani Fazli ishte në mbledhjen e këshillit administrativ në ndërtesen e guvernatorit të Kohbonanit. Rahmani Fazli menjëherë la vendin nga frika. Njerëzit e privuar të këtij rajoni, përveç të ftohtit ekstrem të shkretëtirës, ​​po vuajnë rëndë nga mungesa e nevojave themelore.
  3. Punëtorët e hekurudhave në Varamin bllokuan kalimin e trenit dhe e penguan atë të lëvizte duke u ulur në shina për të protestuar kundër mospagimit të pagës për katër muaj.
  4. Në Orumiyeh, 500 njerëz, tokat e të cilëve janë konfiskuar nga Bassij, u mblodhën në Sheshin e Bassij, duke kërkuar tokat e tyre. Mullahët grabitqare kanë refuzuar për 16 vjet t’u përgjigjen këtyre njerëzve të privuar.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit

4 shkurt 2018