Vazhdojnë në qytete të ndryshme protesta të shtresave të ndryshme dhe të njerëzve që nuk arrijnë të sigurojnë nevojat themelore të jetës së tyre dhe familjeve të tyre. Disa nga protestat të mërkurën, më 14 shkurt ishin si më poshtë:
- Një grup mjekësh të specializuar të Spitalit Imam Reza në provincën Lar, Fars, protestuan kundër mospagimit të pagave të tyre.
- Punëtorët e çelikut në Urumieh u mblodhën para zyrave të guvernatorit provincial në shenjë proteste për mospagimin e pagave të tyre për një vit.
- Në Sirjan, një grup shoferësh, puna e të cilëve ishte të ngarkonin në minierën Gol Gohar, hynë në grevë në shenjë proteste për uljen e çmimeve. Ata bllokuan rrugën që çon në kompleksin industrial të minierave Gol Gohar. Shoferë të tjerë gjithashtu ndaluan makinat e tyre, duke parë grevën dhe iu bashkuan grevistëve.
- Punëtorët e fabrikës së kallam-sheqerit Haft Tapeh hynë në grevë në shenjë proteste për mospagimin e pagave të tyre.
- Punëtorët e Institutit Omran Ninava u mblodhën jashtë zyrës së guvernatorit të Sar-Pol Zahab për të protestuar kundër mospagimit të sigurimit të papunësisë. Ata kanë humbur punët e tyre që nga tërmeti.
- Punëtorët e kontraktuar të Zonës së Veçantë Ekonomike të Bandar Mahshahrit u mblodhën para zyrave të guvernatorit.
- Punëtorët dhe kontraktorët e stacionit të metrosë të Cheshmeh Aliut në Shahr-e Ray u mblodhën në protestë kundër mospagimit të pagave të tyre për tetë muaj.
- Punëtorët e bashkisë së Nazarabadit (provincës Alborz) ndaluan punën dhe u mblodhën para komunës duke protestuar se nuk kishin marrë paga për pesë muaj dhe asnjë sigurim për një muaj.
- Punëtorët e kompanisë së autobuzave të Tehranit, anëtare e Projektit Sepidar 2 dhe 3, u mblodhën para Këshillit Bashkiak të Teheranit për të dytën ditë me radhë në shenjë proteste për mos dorëzimin e banesave për të cilat kishin paguar pesë vjet më parë. Në pesë vjet, vetëm 45% e projektit ka përfunduar dhe është lënë gjysmë e përfunduar.