Të enjten më 8 shkurt 2018 Struan Stevenson, ish anëtar i Parlamentit Europian përfaqësues i Skocisë (1999-2014), kryetar i Delegacionit të Parlamentit për Marrëdhëniet me Irakun (2009-14) dhe kryetar i Intergrupit Miqtë e një Iranit të Lirë (2004- 14) dha këtë fjalim në Universitetin e Kembrixhit. Forumi i Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut.
Irani është vendi më represiv në Lindjen e Mesme. Ekzekuton më shumë njerëz, për banorë, se çdo vend tjetër në botë. Regjimi kontrollon rreptë mediat dhe arsimin. Është një shoqëri mizogjine, e dominuar nga meshkujt, me forca të mëdha të rekrutuara që shërbejnë si një mekanizëm i mëtejshëm indoktrinimi dhe kontrolli. Shpenzimet për sigurinë vlerësohet të jenë rreth 30 miliardë dollarë në vit. Forcat ushtarake të Iranit tani arrijnë në 523,000, duke përfshirë 125,000 Trupa të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) – Gestapo e regjimit, komandantët e linjës së ashpër të së cilës i përgjigjen drejtpërdrejt Ali Khameneit – udhëheqësit suprem dhe jo qeverisë civile. Këto forca rekrutojnë mbi 100,000 të rinj çdo vit për të paktën 21 muaj shërbim. Në Iran, më shumë se gjysma e popullsisë prej 80 milionësh është nën 30 vjeç. Rreth një e katërta e të rinjve janë të papunë, më shumë në disa rajone më të goditura. Megjithatë, Irani është një nga vendet më pro perëndimore në Lindjen e Mesme. Por ata janë të sunduar nga një klikë mullahësh të vjetër, mjekërosh, thellësisht të korruptuar, të cilët kanë shkretuar burimet e pasura të naftës së vendit për të subvencionuar stilin e jetës së tyre luksoze dhe për të financuar politikën e tyre të ekspansionizmit revolucionar agresiv.
Tani, mbas kryengritjes së fundit, mullahët janë fokusuar në fajësimin e lëvizjes kryesore të opozitës demokratike, Mojahedinët e Popullit të Iranit (PMOI). Në fjalimin e tij më 9 janar, Ayatollah Khamenei tha: “Këto incidente ishin të organizuara. PMOI ishte përgatitur për këtë muaj më parë dhe mediat e PMOI kishin bërë thirrje për këtë. “Kështu, lëvizja e opozitës, e quajtur dikur nga mullahët si një grupim i parëndësishëm, papritur është katapultuar në pozitën kyçe si agjitatori kryesor i kryengritjes. Sipas agjencisë së lajmeve AFP, Presidenti Rouhani madje telefonoi Emmanuel Macron-in më 3 janar duke i kërkuar atij të ndërmerrte veprime kundër PMOI-së me bazë në Paris dhe lideres së tyre Znj. Maryam Rajavi. Macron e hodhi poshtë kërkesën e Rouhanit.
Fakti që regjimi tani ka akuzuar haptazi PMOI-n se luan një rol udhëheqës në kryengritjen, ka zbuluar se ata pronojnë se me të vërtetë ekziston një opozitë demokratike e udhëhequr nga zonja Rajavi; ekziston një rezistencë e organizuar dhe një alternativë ndaj teokracisë qeverisëse. Platforma politike 10-pikëshe e zonjës Rajavi, që bën thirrje për një qeveri laike, parlamentare, të drejtat e njeriut, të drejtat e grave, fundin e dënimit me vdekje dhe fundin e kërcënimit bërthamor, është diçka që shumica e iranianëve dëshiron tani.
Për vite kam qenë në Parlamentin Evropian, kam punuar ngushtë me këtë lëvizje të opozitës dhe besoj se ata janë një forcë demokratike dhe shpresa më e mirë dhe e vetme për një Iran të ardhshëm të lirë. Gjithashtu kam shkruar një libër për këtë lëvizje: “Vetëflijimi” i cili është i disponueshëm në Amazon, megjithatë sot kam disa kopje që mund të dhuroj.