Monday, September 9, 2024

Rezistenca iraniane bën thirrje urgjente për të shpëtuar dy të burgosura politike në ditën e 11 të grevës së urisë

 Rezistenca iraniane bën thirrje për të shpëtuar të burgosurat politike, Atena Daemi dhe Golrokh Iraee, të cilat janë në situatë të skajshme për shkak të 11 ditëve në grevë urie. NCRI u bën thirrje mbrojtësve ndërkombëtarë të të drejtave të njeriut dhe të të drejtave të grave për të ndërmarrë veprime urgjente për të shpëtuar jetën e dy të burgosurave politike. Dy gratë e reja përballen me abuzimet dhe ngacmimet verbale nga autoritetet e burgjeve përveç efekteve të grevës së urisë.

Më 24 janar, Atena Daemi dhe Golrokh Iraee u transferuan në mënyrë të kundërligjshme nga burgu i Evinit në burgun e Qarechakut në Varamin si raprezalje për mbështetjen ndaj kryengritjes së janarit, pasi u trajtuan në mënyrë brutale me akuza të rreme dhe një rast të ri të fabrikuar.

Në burgun Qarçak, të burgosurit janë të privuar nga nevojat më themelore të jetës, siç janë ajri i freskët, uji i pijshëm, vendi për t’u larë, trajtimi mjekësor minimal dhe zona e fjetjes. Të burgosurit politikë rrezikohen të zhvillojnë hepatit dhe sëmundje të tjera për shkak të mbipopullimit të burgut nga të burgosurit ordinerë që kanë sëmundje të rrezikshme ngjitëse.