Komiteti i Gruas i NCRI dënon me forcë trajtimin e egër dhe arrestimin e grave që protestojnë kundër velit të detyrueshëm; bën thirrje për veprim urgjent për të siguruar lirimin e tyre
Sulmet e dhunshme ndaj grave që protestojnë kundër velit të detyrueshëm kanë vazhduar në ditët e fundit, kur forcat e regjimit klerikal rrahën dhe arrestuan protestueset.
Me vrasjen nën tortura të një tjetër të burgosuri të protestave të fundit, të quajtur Taleb Basativand, në burgun e Ilam (qytet në perëndim të Iranit), numri i njerëzve të arrestuar gjatë kryengritjes që u vranë nën tortura arrin të paktën në 13.
Komiteti britanik për lirinë e Iranit (BCFIF) lëshoi një deklaratë për shtyp pas konferencës së tij në parlament sot para festimit të Ditës Ndërkombëtare të Gruas. Një pjesë e komunikatës për shtyp thotë:
Në prag të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, të martën, më 27 shkurt 2018, anëtarë të partive të ndryshme nga të dyja Dhomat e Parlamentit morën pjesë në një konferencë të titulluar “Kryengritja e Iranit: Gratë forca drejtuese për ndryshim”.
NCRI – Policia iraniane i ka kërcënuar gratë me burgime të gjata për pjesëmarrjen në protestat kundër velit të detyrueshëm. Policia tha në një deklaratë zyrtare javën e kaluar se gratë mund të akuzoheshin për “nxitje të korrupsionit dhe prostitucionit”.
Protesta kundër pranisë së ministri t të sanksionuar të Iranit në takimin e të drejtave të OKB-së
AFP: 27 shkurt 2018. Demonstruesit u mblodhën jashtë OKB-së në Gjenevë të martën dhe disa diplomatë u larguan nga salla në protestë kundër fjalimit të ministrit të drejtësisë të Iranit në këshillin e të drejtave, pavarësisht se ai përballet me sanksione zvicerane dhe të BE për shkelje të të drejtave.
NCRI – Komuniteti iranian në Zvicër, mbështetës i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), të martën mbajti një tubim përpara selisë së OKB-së në Gjenevë kundër pjesëmarrjes së Alireza Avaei, ministri i drejtësisë i regjimit klerikal, në Këshillin e të Drejtave të Njeriut .
Thirrje për presion mbi regjimin iranian për të tërhequr forcat Quds dhe milicitë e IRGC nga vendet e rajonit
Dy delegatë republikanë, Dana Rohrabacher dhe gjyqtari Ted Poe, të cilët janë anëtarë të lartë të Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, kërkuan mbështetjen perëndimore dhe ndërkombëtare për lëvizjen e popullit iranian për ndryshim.
Dy anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, të cilët me ftesë të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) morën pjesë në konferencën “Iran: horizonte të ndryshimit në 2018” në Paris, thanë se protestat e kohëve të fundit në Iran tregojnë se njerëzit duan një ndryshim rrënjësor.
Shtetet e Bashkuara u tronditën nga lajmi se qeveria e Iranit po dërgon ministrin e tij të drejtësisë, Seyyed Alireza Avaei, për të folur në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut. Ministri Avaei mbikqyri raportet përmbledhëse të ekzekutimeve të iranianëve në fund të viteve 1980. Si kreu i gjyqësorit të Teheranit dhe Ministri aktual i Drejtësisë, Avaei mbikëqyr arrestimet dhe ndalimet arbitrare sistematike të iranianëve që përfshihen në aktivizëm paqësor politik dhe qytetar, dhe i burgosin ata në një rrjet instalacionesh të njohura për vdekje të dyshimta, përdorim të torturës dhe mohim të kujdesit mjekësor.
Thirrje Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut: Këshilli për të Drejtat e Njeriut duhet të jetë një forum për të hetuar krimet e Avaei-t
Njëkohësisht me ardhjen e Ministrit të Drejtësisë të regjimit iranian, Alireza Avaei, në Zvicër më 26 shkurt, Marc Bonnant, një avokat i shquar zviceran, paraqiti një ankesë në emër të NCRI tek Prokurori i Përgjithshëm Zviceran, Michael Lauber, duke bërë thirrje për ndjekje penale të Avait për krime kundër njerëzimit. Avaei ishte një nga zyrtarët e përfshirë në masakrën e të burgosurve politikë në vitin 1988.
Deklaratë për shtyp – Bruksel – Miqtë e një Irani të lirë në Parlamentin Evropian – 26 shkurt 2018
Jemi tronditur nga njoftimet se Seyyed Alireza Avaei (a.k.a Avaee), i cili aktualisht është ministër i “Drejtësisë” në kabinetin e Presidentit Rouhani, është planifikuar të flasë përpara Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë nesër më 27 shkurt 2018.
Alireza Avaei është aktualisht në listat e zeza të BE-së dhe Zvicrës për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut. Bashkimi Evropian e shtoi atë në listat e sanksioneve të tij në tetor 2011, duke theksuar se “Si kryetar i gjyqësorit të Teheranit ai ka qenë përgjegjës për shkeljet e të drejtave të njeriut, arrestimet arbitrare, mohimin e të drejtave të burgosurve dhe shtimin e ekzekutimeve”.