Gjenevë
27 shkurt 2018
Shtetet e Bashkuara u tronditën nga lajmi se qeveria e Iranit po dërgon ministrin e tij të drejtësisë, Seyyed Alireza Avaei, për të folur në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut. Ministri Avaei mbikqyri raportet përmbledhëse të ekzekutimeve të iranianëve në fund të viteve 1980. Si kreu i gjyqësorit të Teheranit dhe Ministri aktual i Drejtësisë, Avaei mbikëqyr arrestimet dhe ndalimet arbitrare sistematike të iranianëve që përfshihen në aktivizëm paqësor politik dhe qytetar, dhe i burgosin ata në një rrjet instalacionesh të njohura për vdekje të dyshimta, përdorim të torturës dhe mohim të kujdesit mjekësor.
Atmosfera e tmerrshme e të drejtave të njeriut të Iranit me të drejtë kritikohet vazhdimisht nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut dhe meriton më shumë. Si shtete anëtare të OKB-së, duhet të përdorim zërin tonë kolektiv për të dënuar shkelësit e të drejtave të njeriut të cilët kërkojnë ta përdorin Këshillin si një platformë për të errësuar rolin e tij ose për të shtrembëruar vlerat themelore për të cilat ky organizëm është krijuar për t’i mbrojtur.