NCRI – Policia iraniane i ka kërcënuar gratë me burgime të gjata për pjesëmarrjen në protestat kundër velit të detyrueshëm. Policia tha në një deklaratë zyrtare javën e kaluar se gratë mund të akuzoheshin për “nxitje të korrupsionit dhe prostitucionit”.
Që nga dhjetori, dhjetëra gra janë sulmuat dhe arrestuar në Iran se kanë protestuar paqësisht kundër velit së detyrueshëm – një praktikë që Amnesty International e ka përshkruar si “diskriminuese dhe abuzive”.
Ky është vetëm një shembull tjetër se si autoritetet në vend po intesifikojnë represionin e dhunshëm mbi të drejtat e grave.
Zëvendësdrejtoresha për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut në Amnesty International, Magdalena Mughrabi, tha: “Ky është një veprim thellësisht reaksionar i autoriteteve iraniane në persekutimin e tyre të vazhdueshëm ndaj grave që guxojnë të flasin kundër mbulimit të detyrueshëm. Kjo i vë shumë gra para rrezikut serioz dhe të menjëhershëm të burgimit të padrejtë, ndërkohë që i dërgon një mesazh frike të tjerëve që të rrinë të qetë ndërkohë që të drejtat e tyre po shkelen “.