Me vrasjen nën tortura të një tjetër të burgosuri të protestave të fundit, të quajtur Taleb Basativand, në burgun e Ilam (qytet në perëndim të Iranit), numri i njerëzve të arrestuar gjatë kryengritjes që u vranë nën tortura arrin të paktën në 13.
Rezistenca iraniane i bën thirrje publikut, sidomos rinisë së guximshme, të mbështesë familjet e dëshmorëve dhe të burgosurve të kryengritjes dhe të shprehë solidaritet me ta. Rezistenca iraniane i bën thirrje për dënimin e këtij krimi Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe Shteteve Anëtare të tij dhe të gjithë mbrojtësve të të drejtave të njeriut dhe kërkon veprim urgjent për lirimin e të burgosurve të kryengritjes. Rezistenca iraniane i bën thirrje Komisionerit të Lartë dhe Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut që të formojë një delegacion ndërkombëtar për zbulimin e të vërtetës për të hetuar krimet e regjimit të mullahëve kundër të burgosurve politikë.