Forcat e sigurimit sulmuan brutalish tubimin për Ditën Ndërkombëtare të Grave në Teheran

Thirrje urgjente për lirimin e menjëhershëm të të arrestuarve

E enjte, 8 mars 2018, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, një grup grash të guximshme iraniane u mblodhën jashtë Ministrisë së Punës në Bulevardin Azadi të Teheranit.

Gratë mbanin pankarta ku lexohej “Jo diskriminimi gjinor”, “jo ligji diskriminues i punës”, “rroga  të drejta dhe të barabarta për gratë”, “Liri, barazi, drejtësi”.

Vazhdojnë grevat dhe protestat e punëtorëve, fermerëve, pensionistëve dhe njerëzve të plaçkitur

 Të martën, më 6 mars, protestat e njerëzve të privuar dhe me paga të ulëta vazhduan në qytete të ndryshme të vendit:

  1. Në ditën e tretë të grevës së tyre mbarëkombëtare, punonjësit e Haft Tapeh Sugarcane kërkuan lirimin e punëtorëve të arrestuar, pagimin e rrogave të papaguara që prej katër muajsh dhe primeve të sigurimit. Ata mbanin pankarta ku shkruhej: “Ne, punëtorët e Haft Tapeh Sugarcane, jemi të uritur, familjet tona kanë nevojë për para”.

Zyrtari i regjimit të Iranit mendon se sistemi qeverisës do të bjerë

NCRI – Në një zbulim të ri, zëvendësi i ish-presidentit të regjimit iranian tha se Gollam Hossein Mohseni Ejehi, zëdhënës i gjyqësorit të regjimit, i kishte thënë atij disa vite më parë se Republika Islamike e Iranit nuk ishte e qëndrueshme dhe nuk do të zgjaste për një kohë të gjatë.

Politikanët evropianë i bëjnë thirrje BE dhe OKB të ndalojnë regjimin e Iranit në shkeljet e të drejtave të njeriut

NCRI – Ata gjithashtu bënë thirrje për një hetim mbi masakrën e vitit 1988 ndaj MEK-ut

Të martën në Gjenevë u mbajt një seminar mbi situatën e të drejtave të njeriut në Iran pas kryengritjes së dhjetorit të kaluar, ku morën pjesë shumë figura të shquara nga bota e politikës dhe e të drejtave të njeriut, përfshirë koordinatorin e Fushatës së Ndryshimit në Iran, Struan Stevenson.

Iran: Greva e thatë e urisë e të burgosurit politik Soheil Arabi

NCRI – I burgosuri politik, Soheil Arabi, ka filluar grevën e thatë të urisë që nga e hëna, 5 mars.

Në një mesazh nga burgu, duke iu drejtuar regjimit dhe gjyqësorit të tij, ky i burgosur politik tha: “Ju keni shkelur të drejtat e mia. Të paktën më lejoni të dhuroj organet e trupit. Nuk mendoj se do të mbetem gjallë për më shumë se një ose dy ditë të tjera. Nuk ha ushqim dhe nuk pi ujë dhe as nuk lejoj injektimin e serumeve.

Pence: Trump do të tërhiqet nga Marrëveshja e Iranit nëse nuk ndreqen mangësitë

NCRI – Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara Mike Pence premtoi se Donald Trump do të tërhiqte SHBA nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 midis gjashtë fuqive botërore dhe regjimit iranian në maj, nëse ligjvënësit në të dy anët e Atlantikut nuk bien dakord për të rregulluar gabimet e mëdha të marrëveshjes.

Giuliani: Përkrah popullin iranian dhe sanksiononet kundër regjimit

NCRI – Ish kryetari i bashkisë së Nju Jorkut Rudy Giuliani i kërkoi qeverisë amerikane dhe bashkësisë ndërkombëtare që të imponojnë sanksione të mëtejshme mbi regjimin iranian dhe të mbështesë popullin iranian që po kërkon liri dhe demokraci në Iran.

Iran: vazhdojnë grevat e punëtorëve dhe protestat nga klasa të tjera të privuara

Grevat dhe protestat e punëtorëve, punonjësve dhe shtresave të ndryshme të popullit vazhduan të dielën më 4 mars në qytete të ndryshme anembanë vendit. Disa nga protesta ishin:

Iran: Maryam Rajavi përkujton Dr. Mosaddegh

NCRI – Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, znj. Maryam Rajavi, në një fjalim që shënon përvjetorin e vdekjes së Dr Mohammad Mosaddegh, udhëheqës i Lëvizjes Nacionaliste të Iranit, u zotua që të vazhdojë luftën për liri në Iran.

Toleranca e Popullit iranian ndaj regjimit të pushtetit po merr fund

NCRI – Vështirë të gjesh një ditë të vetme në të cilën zyrtarët shtetërorë apo mediat të mos paralajmërojnë se populli iranian e ka humbur durimin ndaj regjimit sundues.

Sadegh Zibakalam, një lektor i universitetit, i afërt me Rouhani-n, thotë se “shumë thonë që nuk është e nevojshme të përpiqesh të ndreqësh regjimin ngaqë ky sistem është i paaftë për t’u përmirësuar. Shumë njerëz vazhdojnë të më kritikojnë e të më sulmojnë, duke më akuzuar për përpjekjet për të parandaluar shkatërrimin e regjimit “.