Politikanët evropianë i bëjnë thirrje BE dhe OKB të ndalojnë regjimin e Iranit në shkeljet e të drejtave të njeriut

428

NCRI – Ata gjithashtu bënë thirrje për një hetim mbi masakrën e vitit 1988 ndaj MEK-ut

Të martën në Gjenevë u mbajt një seminar mbi situatën e të drejtave të njeriut në Iran pas kryengritjes së dhjetorit të kaluar, ku morën pjesë shumë figura të shquara nga bota e politikës dhe e të drejtave të njeriut, përfshirë koordinatorin e Fushatës së Ndryshimit në Iran, Struan Stevenson.

Stevenson, një ish-anëtar i Parlamentit Europian, shpjegoi se protestat kundër regjimit në 142 qytete iraniane po përkshruhen nga regjimi si një punë e forcave të jashtme, duke përfshirë grupin e opozitës me bazë në Paris, Organizatën Popullore të Mojahedinëve të Iranit (PMOI / MEK). Kjo e bëri presidentin iranian Hassan Rouhani të telefononte Presidentin francez Emmanuel Macron dhe t’i kërkonte atij që të ndërmerrte masa kundër MEK-ut, por për fat të mirë, Macroni nuk e bëri.

Senatori irlandez Gerry Horkan shprehu indinjatën e tij që Këshilli i BE-së për të Drejtat e Njeriut kishte pranuar kohët e fundit ministrin iranian të drejtësisë Seyyed Alireza Avaei, i cili është në listën për vëzhgim të BE për abuzime të të drejtave të njeriut dhe ka qenë anëtar i komisioneve të famshme të vdekjes gjatë masakrës së vitit 1988 të 30,000 të burgosurve, kryesisht anëtarë të MEK-ut.

Edhe ish-kreu i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut në Misionin e Asistencës së Kombeve të Bashkuara për Irakun, Dr. Tahar Boumedra, foli lidhur me këtë dhe shkroi për shqetësimet e tij.

Gjatë fjalës së tij, Boumedra përkujtoi Asma Jahangir-in, Raportuesen e Posaçme të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut në Iran, e cila vdiq muajin e kaluar, menjëherë pas dokumentimit të informacionit mbi Masakrën e vitit 1988.

Anëtari i parlamentit italian Akkad Nikola Serassi po ashtu bëri një homazh për  Jahangir-in dhe këshilloi OKB-në që të ripërtërijë mandatin dhe të emërojë menjëherë një raportues të ri të posaçëm për të vazhduar punën e saj.

Në fjalën e tij përmbyllëse, Pervez Khazai, anëtar i Shoqatës Ndërkombëtare të Juristëve në Norvegji dhe përfaqësues i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) në vendet nordike, falënderoi këto figura të shquara ndërkombëtare për përpjekjet e tyre për të mbrojtur të drejtat e njeriut në Iran , në veçanti të drejtat e qytetarëve që i kundërvihen regjimit të mullahëve.

Seminari, i kryesuar nga Hanifa Khairi u organizua nga një grup organizatash joqeveritare, duke përfshirë :

  • Franca Liberte (Fondacioni Daniel Mitterrand)
  • Shoqata Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut të Grave
  • Partia Radikale Kundër Dhunës
  • Anti-racizmi Botëror dhe Miqësia e Popujve (CARAC)
  • Shoqata Botërore për Zhvillimin e Arsimit