Thursday, March 28, 2024

Zyrtari i regjimit të Iranit mendon se sistemi qeverisës do të bjerë

NCRI – Në një zbulim të ri, zëvendësi i ish-presidentit të regjimit iranian tha se Gollam Hossein Mohseni Ejehi, zëdhënës i gjyqësorit të regjimit, i kishte thënë atij disa vite më parë se Republika Islamike e Iranit nuk ishte e qëndrueshme dhe nuk do të zgjaste për një kohë të gjatë.

Në një videoklip të publikuar më 6 mars 2018, Hamid Baghaei, ish-deputet i Ahmadinexhadit, tha: “Vetë  z. Mohseni Ejehi më ka thanë se regjimi nuk ishte i qëndrueshëm dhe se nuk do të zgjaste shumë dhe më këshilloi”  ji i kujdesshëm e mos shkruaj gjëra që nesër, kur qeveria të ndryshojë, shkrimet e tua të na shkaktojnë probleme “.

Ai thekson se Ejehi i foli atij kur ai ishte zëvendësprokuror i Teheranit në Ministrinë e Inteligjencës.