NCRI – I burgosuri politik, Soheil Arabi, ka filluar grevën e thatë të urisë që nga e hëna, 5 mars.
Në një mesazh nga burgu, duke iu drejtuar regjimit dhe gjyqësorit të tij, ky i burgosur politik tha: “Ju keni shkelur të drejtat e mia. Të paktën më lejoni të dhuroj organet e trupit. Nuk mendoj se do të mbetem gjallë për më shumë se një ose dy ditë të tjera. Nuk ha ushqim dhe nuk pi ujë dhe as nuk lejoj injektimin e serumeve.
Krimi ynë është se nuk mbetëm të heshtur përballë represionit.
Vlen të përmendet se Soheil Arabi u arrestua dhe u dënua me vdekje në degën e Gjykatës Penale të Teheranit në shtator të vitit 2014. Gjykata Supreme e Drejtësisë gjithashtu konfirmoi vendimin në dhjetor të atij viti. Megjithatë, bashkësia ndërkombëtare protestoi kundër dënimit të Soheil Arabi dhe si rezultat, dënimi i tij u ndryshua në 7.5 vjet burgim dhe u ndalua të udhëtojë jashtë vendit për 2 vjet.