Friday, January 27, 2023

Iran: Maryam Rajavi përkujton Dr. Mosaddegh

NCRI – Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, znj. Maryam Rajavi, në një fjalim që shënon përvjetorin e vdekjes së Dr Mohammad Mosaddegh, udhëheqës i Lëvizjes Nacionaliste të Iranit, u zotua që të vazhdojë luftën për liri në Iran.

Mosaddegh, i cili vdiq në mars 1967, ishte një avokat i guximshëm për të drejtat e popullit iranian dhe interesat kombëtare iraniane. Qeveria e tij jo vetëm që përfaqësonte një luftë të palëkundur për liri dhe pavarësi, por ishte gjithashtu e lirë nga korrupsioni dhe tirania. Me fjalë të tjera, vite-dritë larg sundimtarëve të sotëm të Iranit.

Në të vërtetë, kur Ruhollah Khomeini mori pushtetin si Udhëheqës Suprem, mullahët e shkatërran punën e mirë të Mosaddegh; sidomos shtetëzimi i tij në industrinë e naftës të Iranit, çka i kishte dhënë fund varësisë së Iranit nga të ardhurat e naftës.

Pasi Khomeini vodhi pushtetin, tha: “Rruga jonë nuk është rruga e naftës … Shtetëzimi i naftës nuk është një çështje për ne. Është e gabuar … ta vendosim Islamin mënjanë dhe të lavdërojmë dikë që ka shtetëzuar naftën”.

Më pas, ai e shkatërroi naftën e Iranit dhe e nxori në shitje.

Maryam Rajavi tha: “Khomeini dhe trashëgimtarët e tij kanë mllef ndaj Mosaddeg-ut jo vetëm për fitoren e tij të shkëlqyer në shtetëzimin e naftës, por edhe për hapat e vlefshëm që ai mori për t’i dhënë fund despotizmit, korrupsionit dhe varfërisë dhe për të sjellë demokracinë në sferat e ndryshme të jetës në Iran. Ai ndërpreu një rrugë që ishte krejtësisht ndryshe nga ato të Shahut dhe të Khomeinit “.