NCRI – Vështirë të gjesh një ditë të vetme në të cilën zyrtarët shtetërorë apo mediat të mos paralajmërojnë se populli iranian e ka humbur durimin ndaj regjimit sundues.
Sadegh Zibakalam, një lektor i universitetit, i afërt me Rouhani-n, thotë se “shumë thonë që nuk është e nevojshme të përpiqesh të ndreqësh regjimin ngaqë ky sistem është i paaftë për t’u përmirësuar. Shumë njerëz vazhdojnë të më kritikojnë e të më sulmojnë, duke më akuzuar për përpjekjet për të parandaluar shkatërrimin e regjimit “.
Faqja shtetërore e Internetit EtemadOnline, më 27 shkurt 2018, njofton mbi problemet dhe vuajtjet e njerëzve të varfër, të cilëve u ka ardhur në majë të hundës nga regjimi, duke shkruar: “sot, bashkëqytetarët e mi nuk janë të gëzuar. Ata janë të pakënaqur, të lodhur dhe plot ankesa. Duket sikur një magjistare u ka bërë fshehurazi magji. Çfarë është në të vërtetë në themel të vështirësive të njerëzve dhe në themel të skenave të serive tona të pafundme tragjike? Zyrtarët duhet të ndërtojnë një plan të ri sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të ngrihen kundër burimeve të vështirësive dhe trazirave të njerëzve. Zyrtarët duhet të besojnë se njerëzit po e humbasin durimin. “
Hossein Raghfar, një ekonomist i afërt me Rouhani-n, pranon se shoqëria është e mbarsur me ngjarje që janë rezultat i politikave që e kanë zhveshur vendin nga pasuritë e tij shoqërore dhe e kanë shtyrë shoqërinë drejt një gjendjeje shpërthyese, duke thënë “këto janë vetëm pjesë e pasojave të politikave të rregullimit strukturor që e kanë çuar shoqërinë në një pikë shpërbërjeje”. (Fjala e Fararou-it në website-in shtetëror, 26 shkurt 2018).
Ndërkohë, Shahindokht Molaverdi, Ndihmës i Posaçëm i Hassan Rouhanit, e pohon në një mënyrë të ndryshme aftësinë shpërthyese të shoqërisë dhe urrejtjen e popullit ndaj regjimit sundues, duke thënë se “hendeku më i rëndësishëm në shoqërinë tonë sot është ai midis qeverisë dhe njerëzve. Duhet të kuptojmë se si të përdorim diskutime të atilla që t’i zvogëlojnë këto boshllëqe në vend që t’i bëjmë ato të thellohen edhe më. “(Faqja e internetit të Khabaronline, e drejtuar nga shteti, 27 shkurt 2018).
Faktikisht, hendeku midis popullit dhe fashizmit fetar në pushtet është thelluar në një nivel që nuk do të ndreqet nga asgjë tjetër përveç rënies së regjimit, një kërkesë e vërtetë, e pasqyruar në kryengritjen dhe protestat e fundit të popullit iranian në mënyrën më domethënëse.