NCRI – Të martën, më 10 prill, fermerët dhe populli i Isfahanit organizuan një tubim të madh proteste të paralajmëruar më parë. Cikli i ri i protestave të fermerëve të Isfahan filloi në javët e fundit të vitit persian. Kundër heqjes së të drejtave të ujit nga regjimi.
Thirrje për lirimin e të burgosurve në grevë urie në Iran
NCRI – Aktivistët e të drejtave të njeriut u bëjnë thirrje autoriteteve iraniane të lirojnë disa të burgosur që janë në grevë urie. Aktivistët thonë se të tre të burgosurit që janë në grevë urie janë të burgosur në kushte të rrezikshme dhe të papërshtatshme.
Iran: Protesta masive të fermerëve në Isfahan; protesta të vazhdueshme në mbarë vendin
Zonja Rajavi përshëndet protestuesit dhe i bën thirrje popullitnë përgjithësi, dhe sidomos rinisë, që t’i mbështesin ata
Fermerët e Varzanehut dhe të qyteteve të tjera lindore të provincës Isfahan, si dhe një numër i madh njerëzish nga Isfahani, sidomos të rinj, vazhduan protestat e javëve të fundit dhe demonstruan nga Sheshi Khorasgan në Rrugën Jay dhe në Sheshin Ahmadabad. Prania e grave në këtë tubim proteste ishte spektakolare. Një numër i madh fermerësh të moshuar morën pjesë në miting me lopatat e tyre.
Miniraporti iranian i së hënës – 9 prill 2018
- Telegrami do të filtrohet në Iran në më pak se 20 ditë
“Në një takim me Azari Jahromin, Ministri i Komunikacikoneve në Komisionin e Përbashkët për Sigurinë dhe Çështjet Ekonomike të të Dërguarve, u tha se me siguri, duke pasur parasysh shkallën e humbjeve të shkaktuara nga përdorimi i telegrameve në vend, telegrami do të filtrohet në më pak se 20 ditë”, shkroi në Twitter deputeti i regjimit Mojtaba Zalnour.
Maryam Rajavi dënon bombardimin kimik në Siri
Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, dënoi ashpër sulmet kimike kundër Douma-s në Ghouta-n Lindore dhe vrasjen e pamëshirshme të fëmijëve dhe grave të pafajshme.
Arrestim i të rinjve dhe të plagosurve në Ahvaz dhe thirrje për lirimin e menjëhershëm të qindra të arrestuarve
Të premten në mbrëmje, më 6 prill, protestat e bashkëatdhetarëve arabë në Ahvaz dhe në disa qytete të tjera në Khuzestan vazhduan për të dhjetën ditë, në shenjë proteste ndaj politikave represive dhe përçarëse dhe diskriminuese të regjimit të mullahëve.
Demonstrim i njerëzve dhe fermerëve në Isfahan duke kënduar “Fermeri vdes, por nuk pranon poshtërimin”
Të shtunën, më 7 prill, një turmë e madhe njerëzish dhe fermerësh në Isfahan u mblodhën në protestë në urën Khaju. Pastaj protestuesit u mblodhën përpara organizatës rajonale të ujit të Isfahanit dhe këndonin slogane të tilla si, “Uji i Zayandehrood-it, e drejta jonë e patjetërsueshme; ankesa e fermerit është ankesa e Zayandehroud-it; Sot është ditë zie, jeta e fermerit është në rrezik; fermeri vdes, por nuk pranon bamirësi; Varzaneh Varzaneh Ne ju mbështesim! “
Mini Raport i të enjtes mbi Iranin – 5 prill 2018
Publikuar më 05 Prill 2018.
- SHBA kërkon 20-vjet dënim për bankier turk në rastin e sanksioneve mbi Iranin
Prokurorët e SHBA të mërkurën i kërkuan një gjykatësi federal që të dënonte me rreth 20 vjet burg një bankier turk i fajësuar se ka ndihmuar Iranin për të shmangur sanksionet e SHBA në një rast që ka tensionuar lidhjet diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Turqisë.
Demonstrata masive në Ahvaz, në prag të Ditës së Nëntë të Protestave kundër regjimit të Iranit
NCRI – Qindra bashkatdhetarë të Ahvazit organizuan protesta të mërkurën mbrëma.
Forcat e sigurisë së regjimit sulmuan qarkun e Ain-Doin (Sayed Karim) për të parandaluar njerëzit që të demonstronin.
Iran: Paga minimale e punëtorëve është katër herë më e ulët se kufiri i varfërisë
Vetëm përmbysja e regjimit klerikal dhe vendosja e sovranitetit popullor do t’i japë fund vuajtjeve të punëtorëve dhe punonjësve
Këshilli i Lartë i Punës i regjimit klerikal, përcaktoi pagën minimale të punëtorëve për 2018 në një milion e 114 mijë tomans (rreth 220 dollarë në muaj). Ndërkohë, sipas Hadi Aboui, kreu i Qendrës Supreme të Shoqatave të Punëtorëve, shporta e jetesës së punëtorëve, bazuar në të dhënat e tregut, vlerësimin e çmimeve, gjendjen e familjeve dhe pakësimin e ushqimeve të punëtorëve, e cila u paraqit në Këshillin e Lartë të Punës, është tre milionë e 700 mijë tomans, që është më shumë se trefishi i pagës minimale të vendosur nga regjimi (faqja qeveritare e internetit Aftab – 3 prill 2018).


















