Të mërkurën dhe të enjten, më 18 dhe 19 prill, greva e dyqanxhinjve dhe tregtarëve në qytetet e rajoneve kufitare të Kurdistanit, Kermanshahit dhe provincave të Azarbaijanit Perëndimor vazhdoi në dimensione më të gjera se më parë. Përveç qyteteve të Javanrood, Baneh, Marivan dhe Saghez, tregtarët në qytetet Sardasht, Mahabad, Boukan dhe Piranshahr gjithashtu u bashkuan me grevistët.
Të mërkurën, më 18 prill, Khamenei dërgoi në Baneh Saeed Jalilin, përfaqësuesi n e tij në Këshillin e Lartë të Sigurimit. Megjithatë, njerëzit jo vetëm nuk i morën parasysh premtimet e tij, por iu përgjigjigjën me protesta dhe duke vazhduar grevën e tyre. Një i ri i tha Jalilit: “Jemi në grevë që prej katër ditësh, por guvernatori kurrë nuk doli për të pyetur se çfarë po bëjmë dhe cili është problemi ynë. Vetëm vënë forcat anti-trazira për ne. Sjellin një grup individësh në emër të inteligjencës ose sigurisë mes njerëzve për të qëlluar në ajër dhe për të irrituar njerëzit me qëllim që të arrestojnë disa dhe të trembin popullin. Njerëzit nuk kanë më frikë nga ata. Do të bëja gjithçka për familjen time. Betohem për Perëndi që do t’i vrisja nga më i ulti te me i larti për hir të gruas dhe fëmijëve. Njerëzit kanë nevojë për punë; nëse do të kishin punë, nuk do të kishte asnjë problem tjetër.
Në Marivan, greva e tregtarëve dhe dyqanxhinjve u përhap në të gjitha pikat kryesore të qytetit të tilla si kryqëzimi kryesor, bulevardi Jomhouri, kryqëzimi Shabrang, qendrat tregtare në të gjithë qytetin dhe Pazari. Forcat anti-trazira sulmuan dhe rrahën njerëzit në sheshin Bissarani.
Në Piranshahr, mercenarët gjithashtu mblodhnin dhe grisnin mbulesa të zbrazta që njerëzit kishin përhapur në rrugë.
Forcat represive sulmuan dhe arrestuan të paktën 12 protestues në qytetet Saghez, Baneh dhe Marivan me akuzat e inkurajimit të njerëzve për të bër grevë të përgjithshme.
Një përfaqësues i Majlis, Rasool Khezri, ka pranuar se mbyllja e kalimeve kufitare të përdorura nga hamallët ka çuar në papunësinë e më shumë se 75.000 hamallëve të varfër. Më shumë se gjashtë deri në shtatë milionë tregtarë dhe dyqanxhinj po ashtu kanë humbur edhe punët e tyre. (Farhang radio shtetërore – 18 prill 2018).
Znj. Maryam Rajavi, presidentja e zgjedhur e Rezistencës iraniane, vlerësoi grevën e tregtarëve dhe dyqanxhinjve në qytetet kufitare, i bëri thirrje të rinjve të marrin pjesë dhe të mbështesin këto protesta dhe kërkuan lirimin e shpejtë të të burgosurve.
Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
19 prill 2018