Komiteti i Grave i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit dënon ashpër rrahjen e egër të një gruaje të re në Teheran nga agjentët e të ashtuquajturës Patrulla Udhëzuese (Gasht-e Ershad) nën pretekstin e mbulimit të pahijshëm.
Komiteti i Grave i NCRI u kërkon të gjitha organizatave ndërkombëtare që mbrojnë të drejtat e njeriut dhe të drejtat e grave për të dënuar veprime të tilla të neveritshme dhe çnjerëzore nga ana e forcave represive të regjimit.
Të mërkurën, 18 prill 2018, forcat shtypëse të Patrullës Udhëzuese sulmuan dhe rrahën keq një grua të re derisa mbeti pa vetëdije. E bënë këtë nën pretekstin se ajo ishte mbuluar në mënyrë të pahijshme, pavarësisht thënieve të miqve të saj që thoshin se vuante nga një gjendje e zemrës.
Shtypja e grave nën pretekstin e mbulimi të pahijshëm është një mjet për të rritur shtypjen në të gjithë shoqërinë. Kjo është çka gratë liridashëse të Iranit kanë rezistuar guximshëm përgjatë katër dekadave të sundimit të regjimit klerikal.
Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, tha se brutaliteti dhe egërsia e kryer kundër një gruaje të re të sëmurë zbuloi përsëri pamjen e shëmtuar, çnjerëzore dhe anti-islame të mullahëve në pushtet në Iran.
Ajo u bëri thirrje të rinjve të guximshëm të Iranit për të kundërshtuar dhe për t’iu kundërvënë mosrespektimit dhe shkeljes së dinjitetit të grave iraniane nga rojet dhe mercenarët revolucionarë të regjimit klerikal dhe të mos lejojnë që motrat e tyre të ofendohen, të shtypen dhe të torturohen.
Komiteti i Grave – Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit
19 prill 2018