Saturday, July 27, 2024

Iran: 27 miliardë dollarë u transferuan jashtë vendit në vitin 2017

NCRI – Në një intervistë me agjencinë e lajmeve ILNA, Haydar Hosseini, një ekonomist iranian, duke iu referuar raportit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, tha se në vitin 2017 rreth 27 miliardë dollarë në valutë u tërhoqën nga vendi dhe u transferuan jashtë vendit, padyshim me miratimin e kreut të  komitetit ekonomik të parlamentit iranian.

Ai argumentoi se shumica e dollarëve që nuk kanë hyrë fare në ciklin (qarkullimin) ekonomik i është lënë tani  popullit, dhe arsyeja është se qeveria nuk ka program koherent ekonomik.

Hosseini njoftoi se buxheti për vitin fiskal 2018, miratuar nga parlamenti, nuk do të zgjidhë asnjë problem ekonomik të shoqërisë dhe popullit.

Agjencia e lajmeve ILNA i ka përshkruar politikat e paqarta ekonomike, veçanërisht politikën e valutës, si një nga arsyet kryesore për rënien e vazhdueshme të investimeve në Iran dhe tha se valuta ishte një nga variablat më të rëndësishme që prekte qendrat e ndryshme ekonomike të vendit.