Friday, September 20, 2024

IRAN: Forcat anti-trazira zënë pozicione në Kazerun për të shuar protestat

 NCRI – Të enjten më 19 prill, pavarësisht pranisë së forcave anti-trazira të armatosura, mijëra banorë të Kazerunit, Irani  jugor, dolën për të katërtën  ditë radhazi në protesta kundër planeve të regjimit për të ndarë qytetin. Kishte një prani të fortë të grave në radhët e protestuesve.

Në një pjesë të sheshit të qytetit, ku po zhvillohej protesta, të rinjtë thërrisnin me guxim kundër forcave represive të sigurisë:

“Këtu është dinjiteti i popullit të Kazerunit” dhe “Perëndia është e madhe, me një dinjitet të tillë nga populli”.

Protesta u bë pavarësisht tërheqjes së  regjimit nga planet e tij për ta ndarë qytetin në dy. Udhëheqësi i Lutjeve të së Premtes së regjimit në Kazerun në një mbledhje më të hershme u tha protestuesve se plani u pezullua dhe u kishte kërkuar banorëve t’i jepnin fund protestave të tyre.

Banorët janë kundër ndarjes dhe thonë se është një përpjekje e kotë nga autoritetet për të zgjidhur problemet që rrjedhin prej viteve të korrupsionit dhe keqmenaxhimit.