- Fermerët e Isfahanit zhvillojnë demonstrata, thërrasin “vdekje Rouhani-t”
Të premten, fermerët në Varzaneh të Isfahanit lindor, u rikthyen në sheshin Darvazeh Dolat për të zhvilluar demonstrata në protestë ndaj politikave të qeverisë të cilat kanë bërë që fermerëve t’u mungojë uji për të vaditur fushat e tyre.
Fermerët thërrisnin: “Vdekje gënjeshtarit [Hassan] Rouhani” dhe “Rouhani ti gënjeshtar, çfarë ka ndodhur me Zayandeh Rud-in tonë.” Zayandeh Rud, lumi kryesor i provincës, është burimi kryesor i ujit për vaditje për fermerët. Por për shkak të politikave dhe projekteve të ndërmarra nga qeveria, fermerëve tashmë u mungon në mënyrë të konsiderueshme aksesi në ujërat e Zayandeh Rud. Hassan Rouhani, presidenti i regjimit iranian, ka premtuar vazhdimisht se do t’i zgjidhë problemet e ujit të fermerëve në Isfahan. Por ka kaluar gati gjysma e termit të tij të dytë, dhe këto premtime nuk janë materializuar ende. Kjo është arsyeja pse fermerët i quajnë vazhdimisht atë dhe zyrtarë të tjerë të regjimit si gënjeshtarë.
- SHBA Akuzon Iranin se po Përdor Lëshimin në Hapësirë si Mbulim për Programin e Raketave Balistike
New York Times: Sekretari i Shtetit Mike Pompeo e paralajmëroi Iranin të enjten kundër lëshimit të tre objekteve hapësinore në muajt e ardhshëm, duke i përshkruar ato si mbulim për testimin e teknologjisë së nevojshme për të hedhur një kokë rakete në drejtim të Shteteve të Bashkuara dhe kombeve të tjera. Deklarata e tij dukej se kishte për qëllim të krijonte një rast ligjor për aksion diplomatik, ushtarak apo të fshehtë kundër programit iranian të raketave. Ishte e çuditshme vetëm sepse Irani ka lëshuar misione modeste në hapësirë, kryesisht për të vendosur satelitë, që nga viti 2005.
- Pompeo: SHBA ‘Nuk do të Rrijë e të Vështrojë’ Teksa Irani Zhvillon Raketa Balistike
Washington Examiner: Irani nuk duhet të procedojë me një seri testesh hapësinore që mund të jenë maska për një program raketash balistike, paralajmëroi të enjten Sekretari i Shtetit Mike Pompeo. “Shtetet e Bashkuara nuk do të rrinë e të vështrojnë teksa politikat destruktive të regjimit iranian e vënë në rrezik stabilitetin dhe sigurinë ndërkombëtare,” tha Pompeo në një deklaratë. “E këshillojmë regjimin që t’i rishikojë këto lëshime provokative dhe t’i ndalojë të gjitha veprimtaritë e lidhura me raketat balistike në mënyrë që t’i shmanget thellimit të izolimit ekonomik e diplomatik.”
- Gratë Kërcënojnë me Grevë Urie për Shkak të Kushteve të Burgut në Iran
The National: Dy të burgosura të njohura në burgun Evin të Iranit do të nisin një grevë urie në protestë ndaj faktit që autoritetet nuk u japin trajtimin e duhur mjekësor. Nazanin Zaghari-Ratcliffe, e cila ka shtetësi të dyfishtë britaniko-iraniane, dhe aktivistja iraniane e të drejtave Narges Mohammadi kanë shpallur së bashku se do të nisin një protestë tre-ditore si fillim më 14 janar, dhe do të vazhdojnë derisa t’u plotësohen kërkesat.
- Bolton, Pompeo do të Shkojnë në Lindjen e Mesme për të Qetësuar Aleatët e SHBA-së
Bloomberg: Sekretari i Shtetit Michael Pompeo dhe Këshilltari i Sigurisë Kombëtare John Bolton kanë në plan të vizitojnë vendet e Lindjes së Mesme për të qetësuar aleatët e shqetësuar të Amerikës pas tërheqjes së befasishme të Presidentit Donald Trump nga Siria dhe dorëheqjes së Jim Mattis si sekretar i mbrojtjes. Bolton do të niset nga Uashingtoni të premten për t’u ndalur në Izrael e Turqi, tha ai në Twitter. Pompeo do ta vizitojë rajonin javën tjetër, sipas një zyrtari të administratës.
- Ministri i Shëndetit në Regjimin Iranian Jep Dorëheqjen për Shkak të Shkurtimeve në Buxhet Teksa Sanksionet Amerikane Godasin
Ministri i shëndetit në regjimin iranian ka dhënë dorëheqjen për shkak të shkurtimeve të propozuara në buxhet, raporton agjensia zyrtare e lajmeve IRNA, në mes të një krize ekonomike të shkaktuar nga rivendosja e sanksioneve amerikane mbi Teheranin. IRNA tha se të enjten Presidenti Hassan Rouhani e pranoi dorëheqjen e Hassan Ghazizadeh Hashemi-t.