Esmail Bakhshi, punëtor në fabrikën e kallam-sheqerit Haft Tapeh
Esmail Bakhshi, një nga punëtorët protestues të Kompanisë së Kallam-sheqerit Haft-Tappeh, i cili është arrestuar e torturuar rëndë në burg, e ka sfiduar ministrin e Inteligjencës që t’u përgjigjet pyetjeve të tij në një program të transmetuar direkt në televizion.
Në faqen e tij në Instagram, Bakhshi thotë: “Pas 25 ditësh në arrest, tani jam i detyruar të përdor mjekim psikoaktiv.”
Bakhshi thotë: “Më rrahën aq keq saqë nuk nuk mund të lëvizja në qelinë time për 72 orë; edhe fjetja madje ishte e dhimbshme. Sot, kur kanë kaluar gati dy muaj që nga ajo ditë, ndjej ende dhimbje në brinjët e thyera, veshkat, veshin e majtë, dhe testikujt. Ishte interesant fakti që torturuesit e quanin veten Ushtarët Anonimë të Mesias.”
Bakhshi e pyet gjithashtu ministrin e inteligjencës: “Si klerik, ju pyes, cili është verdikti moral, humanitar dhe islamik i torturimit të një të burgosuri? A është OK? Sa shumë?
Esmail Bakhshi u arrestua së bashku me 17 punëtorë të tjerë të kompanisë së Kallam-sheqerit Haft-Tappeh. Ai u lirua me kusht për 4 bilion rialë.