40% e të Diplomuarve të Iranit Janë të Papunësuar

818

Papunësia mes iranianëve të diplomuar nga universiteti është rritur në 40%, sipas kreut të Qendrës Statistikore të Iranit.

Agjensia e lajmeve Tasnim, e cila është e lidhur me Trupat e Gardës Revolucionare iraniane (IRGC), ka cituar Omid Ali Parsa-n duke thënë: “Papunësia mes të diplomuarve tanë është rritur. 40% e të papunësuarve janë të diplomuar nga universitetet.”

Ndërkohë që kjo është, sigurisht, një problem në vetvete, problemi më i madh është se një gjë e tillë parathotë një krizë madhore për sa i përket papunësisë, gjë që, sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO), ndodh kur papunësia mes të rinjve të një vendi është më shumë se dyfishi i papunësisë së përgjithshme.

Ky nivel i lartë i papunësisë mes të rinjve, së bashku me problemet madhore ekonomike dhe krizat e gjera shoqërore të Iranit, ka bërë që shumë të rinj në Iran të kenë pikëpyetje për të ardhmen e tyre. Në fakt, shumë mendojnë se nuk ia vlen të ndjekësh arsimin e lartë apo të marrësh një diplomël pasi kjo nuk u jep ndonjë avantazh në tregun e ardhshëm të punës.

Por të rinjtë dhe të arsimuarit nuk janë të vetmit njerëz që vuajnë nga kriza e papunësisë e Regjimit Iranian. Për shkak të keqmenaxhimit dhe korrupsionit të mullahëve, shumë iranianë të zakonshëm kanë mbetur pa punë dhe mezi ia dalin të mbijetojnë. Rreth 80% e iranianëve tashmë jetojnë në varfëri.