Fashizmi fetar që sundon Iranin, më 11 gusht 2019, arrestoi Hashem Khastar-in, një përfaqësues i mësuesve, si dhe një numër personash të tjerë që kërkonin dorëheqjen dhe rrëzimin e Khamenei-t, Liderit Suprem të regjimit klerikal. Ata ishin mbledhur përpara një gjykate në Mashhad për të mbështetur një individ tjetër që bënte thirrje për heqjen e Khamenei-t, në kohën kur u arrestuan.
Forcat Ushtarake të Ali Khamenei-t Vrasin Protestuesit në Mahmoudabad të Provincës Mazandarun
Thirrje ndërkombëtare për dënimin e të qëlluarit mbi civilë të pafajshëm dhe vrasjes së tyre
Të shtunën, një numër njerëzish në Mahmoudabad të provincës veriore të Mazandarun protestuan kundër konfiskimit të tokave të tyre nga forcat ushtarake të Khamenei-t. Ata kërkuan rikthimin e tokave të tyre. Por forcat ajrore të mullahëve hapën zjarr mbi njerëzit e paarmatosur duke vrarë e plagosur disa prej tyre.
Këshilltari Amerikan i Sigurisë Kombëtare do ta Nxisë Britaninë për një Qëndrim më të Rreptë ndaj Regjimit Iranian
Shkruar nga Mahmoud Hakamian më 11 gusht 2019.
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, John Bolton, mbërriti në Londër të dielën për të zhvilluar bisedime në të cilat ai pritet ta nxisë Britaninë për ta ashpërsuar qëndrimin e saj ndaj regjimit iranian.
Departamenti Amerikan i Shtetit i Jep Kongresit një Listë të Abuzuesve të të Drejtave Njerëzore në Iran
Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara ka krijuar një listë individësh dhe entitetesh të regjimit iranian që janë përgjegjës apo bashkëpunëtorë në abuzimet me të drejtat e njeriut në Iran.
Gruaja e Pranon Akuzën se Ka Vjedhur Teknologji Amerikane për t’ia dërguar Regjimit Iranian
Një grua iraniane në Minnesota të premten i pranoi akuzat se ka vjedhur teknologji nga kompanitë me bazë në Shtetet e Bashkuara – teknologji që më pas është eksportuar në Iran me anë të një kompanie të rreme në shkelje të ligjit amerikan dhe sanksioneve ndërkombëtare mbi regjimin.
Studenti Aktivist Iranian Dënohet me Tetë Vite Burg
Gjykata e Apelit e regjimit në provincën e Teheranit ka miratuar dënimin e studentit aktivist Sina Darvish Omran.
Në Iran Mungojnë 150,000 Infermierë Ndërkohë që Punonjësit e Shëndetësisë Largohen nga Vendi
Kreu i Organizatës së Infermierëve të Iranit e pranoi të mërkurën më 7 gusht 2019, se Irani po përballet me një mungesë prej 150,000 infermierësh për shkak të emigrimit të infermierëve iranianë
Arsyeja pse infermierët largohen nga vendi, sipas zyrtarit, është rroga e vogël në Iran, duke shtuar, “Emigrimi i infermierëve nga Irani po rritet çdo ditë pasi infermierët iranianë mirëpriten në vendet e huaja.”
IRAN: 46 Ekzekutime Brenda Pesë Javësh
Ekzekutime arbitrare për të përhapur frikë në mënyrë që të ndalet përshkallëzimi i kryengritjes
Regjimi çnjerëzor i mullahëve, i dëshpëruar për t’i shtypur kryengritjet popullore, i ka shtuar ekzekutimet. Agjentët e mullahëve varën 39 të burgosur vetëm brenda korrikut. Katër prej tyre ishin gra dhe një varje u bë në publik. Gjatë ditëve të fundit, regjimi ka varur shtatë të burgosur të tjerë.
Gazetari Iranian Dënohet me 4.5 Vite Burg
Të mërkurën, më 7 gusht, Gjykata e Apelit e regjimit iranian në Teheran dënoi Massoud Kazemi-n, një gazetar disident, me 4.5 vite burg.
Hacker-at e Regjimit Iranian Dyshohen për Ndërhyrje Kibernetike në Bahrein
Dyshohet se hacker-at iranianë kanë infiltruar infrastrukturën themelore dhe kompjuterët e qeverisë në Bahrain (vend i Gjirit Persik) gjatë muajit të shkuar, gjë që i ka shtuar frikërat e liderëve të rajonit se Teheran mund të jetë duke e rritur shkallën e sulmeve kibernetike të tij mes rritjes së tensioneve, raportoi Wall Street Journal të mërkurën.




















