Gruaja e Pranon Akuzën se Ka Vjedhur Teknologji Amerikane për t’ia dërguar Regjimit Iranian

484

 

Një grua iraniane në Minnesota të premten i pranoi akuzat se ka vjedhur teknologji nga kompanitë me bazë në Shtetet e Bashkuara – teknologji që më pas është eksportuar në Iran me anë të një kompanie të rreme në shkelje të ligjit amerikan dhe sanksioneve ndërkombëtare mbi regjimin.

Negar Ghodskani, 40 vjeç, së bashku me persona të tjerë, ka themeluar një kompani frontale në Malajzi për të përfituar në mënyrë të paligjshme teknologji të kufizuar nga kompanitë në Minnesota dhe Massachusetts, sipas prokurorëve federalë.

Padia kundër Ghodskani-t u bë në vitin 2015 në Minnesota dhe ajo u arrestua dy vite më vonë në Australi, duke u bërë kështu subjekti i një mosmarrëveshjeje të gjatë lidhur me ekstradimin. Ajo e paraqiti mocionin e saj para Gjykatëses së Distriktit Joan Ericksen in Minneapolis, sipas raportit të Fox Neës të premten.

Sipas një marrëveshjeje të firmosur të premten, Ghodskani ra dakord të pranonte fajin për akuzën e konspiracionit për vjedhur nga SHBA, gjë që mbart një dënim të mundshëm maksimal me pesë vite burg dhe një gjobë prej $250,000. Prokurorët ranë dakord t’i hiqnin akuzat e tjera.

Prokurorët kanë thënë se Ghodskani së bashku me persona të tjerë kanë themeluar Green Ëave Telecommunication në Kuala Lumpur të Malajzisë, si një kompani frontale për të blerë pajisje të kufizuara dhe për t’i transportuar ato në mënyrë të paligjshme në Teheran. Departamenti i Thesarit e pati vendosur kompaninë Fana Moj në një listë kompanish të ndaluara në vitin 2017, duke e akuzuar se kishte ofruar mbështetje për Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) të regjimit iranian. Departamenti amerikan i Shtetit e përfshiu IRGC-në në listën e organizatave të huaja terroriste në prill 2019.