Friday, March 29, 2024

Gazetari Iranian Dënohet me 4.5 Vite Burg

Të mërkurën, më 7 gusht, Gjykata e Apelit e regjimit iranian në Teheran dënoi Massoud Kazemi-n, një gazetar disident, me 4.5 vite burg.

Kazemi u dënua nga Dega 36 e Gjykatës së Apelit në Teheran me dy vite burg për fyerje ndaj liderit suprem të regjimit, Ali Khamenei, dy vite burg supozimisht për ‘publikim gënjeshtrash,’ dhe gjashtë muaj për fyerje ndaj zyrtarëve të tjerë të regjimit.

Kazemi ka punuar më parë për gazetat shtetërore Sharq dhe Qanoun të regjimit, si dhe për revistën shtetërore të përmuajshme Seda-ye Parsi.

Ai ishte arrestuar nga Garda Revolucionare e regjimit në shtëpinë e tij në Teheran më 5 nëntor 2018. Më vonë e liruan por e arrestuan përsëri më 22 maj 2019.