Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara ka krijuar një listë individësh dhe entitetesh të regjimit iranian që janë përgjegjës apo bashkëpunëtorë në abuzimet me të drejtat e njeriut në Iran.
Raporti i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, i datës 6 gusht 2019, thotë se në përputhje me autoritetet e deleguara tek Sekretari i Shtetit në E.O. 13553, që implementon Seksionin 105 të Sanksioneve Gjithëpërfshirëse mbi Iranin. Më poshtë gjendet një link që të çon në listën e individëve dhe entiteteve që janë përcaktuar nga Sekretari i Thesarit, në konsultim me Sekretarin e Shtetit apo me rekomandimin e tij, se plotësojnë kriteret në Seksionet 105(b) dhe 105B(b) të CISADA.
Raporti përfshin etiketimet më të fundit që u shpallën më 24 janar 2019 në përputhje me E.O. 13553: Korpusi i Gardës Revolucionarre Islamike të Iranit – Forca Qods; Divizioni Fatemiyoun; dhe Brigada Zaynabiyoun. Raporti përfshin gjithashtu etiketimin e Bankës Ghavamin, të shpallur më 5 nëntor 2018, në përputhje me E.O. 13553. Së fundi, raporti përfshin etiketimin e Bankës Ayandeh, i shpallur më 5 nëntor 2018, në përputhje me E.O. 13846.
Raporti thotë se Departamenti i Shtetit dhe ai i Thesarit vazhdojnë të kërkojnë për shënjestra të reja, dhe se, me marrjen e informacioneve të reja, Thesari do t’i etiketojë ata persona që përcaktohet se plotësojnë kriteret përkatëse.
Individët e etiketuar deri më tani nën E.O. 13553 janë listuar në këtë raport zyrtar të Departamentit amerikan të Shtetit, në këtë adresë:
Raporti shton se Sekretari i Shtetit Mike Pompeo do të vazhdojë të ushtrojë funksionet që i janë deleguar, duke përfshirë paraqitjen e listave të përditësuara tek komitetet e duhura kongresionale, siç kërkohet nga Seksionet 105(b)(2), 105A(b)(4), dhe 105B(b)(2) të CISADA.