Kryengritja në Iran Përhapet në 75 Qytete, Bie Bashkia e Qytetit Robat Karim, Sulmohet Stacioni Televiziv në Khorramabad

Kryengritja në Iran Përhapet në 75 Qytete

Teksa kryengritja në Iran përhapet në 75 qytete, protestuesit e rebeluar në qytetin Robat Karim – në jug të Teheranit – morën nën kontroll bashkinë e qytetit, duke i detyruar forcat shtypëse të policisë t’ia mbathnin. Protestuesit e rinj u kanë vënë flakën qendrave të shtypjes dhe plaçkitjes në qytet, duke përfshirë 12 banka.

Të Rinjtë e Iranit Mbrohen nga Sulmet e IRGC-së, u Vënë Zjarrin Qendrave të Shtypjes e Plaçkitjes

Tabriz, Protestuesit në autostradën Pasdaran i vënë flakën një autobusi të forcave të sigurisë së regjimit.

Publikuar më 16 nëntor 2019.

Kryengritja në Iran, Nr. 8

Të rinjtë iranianë pjesëmarrës në kryengritje në qytete të ndryshme u janë kundërvënë sulmeve të Gardës Revolucionare (IRGC) dhe u kanë vënë zjarrin qendrave qeveritare të shtypjes e plaçkitjes si bazat e Bassij e bankat shtetërore, si dhe automjeteve të forcave të sigurisë.

Kryengritja dhe Protestat e Iranit Përhapen në 65 Qytete, 25 Provinca

Protestuesit u vunë flakën qendrave të represionit e plaçkitjes, duke përfshirë bazat e Bassij dhe bankat e kontrolluara nga qeveria në shumë qytete-16 nëntor 2019

Publikuar më 16 nëntor 2019.

Kryengritja në Iran, Nr. 7

Kryengritja e popullit iranian në mbarë vendin është përhapur në të paktën 65 qytete në 25 provinca. Forcat e sigurisë kanë vrarë tetë protestues dhe kanë plagosur shumë të tjerë në përplasjet mes të rinjve të guximshëm e forcave të egra e shtypëse të policisë, IRGC-së, paraushtarakëve Basij, shërbimeve të inteligjencës, dhe kriminelëve me veshje civile të lidhur me regjimin.

Mesazhi i PMOI/MEK drejtuar anëtarëve patriotikë të Forcave të Armatosura dhe paralajmërimi drejtuar IRGC-së

Kryengritja në Iran, Nr. 6

 Në një mesazh, Zëdhënësi i PMOI/MEK ka përshëndetur popullin dhe të rinjtë iranianë që janë ngritur sot, si dhe ka nderuar kujtimin e atyre që kanë humbur jetën në këtë kryengritje krenare. Zëdhënësi tha se toka po tundet nën këmbët e mullahëve dhe banditëve të IRGC-së nga Beiruti në Bagdad, dhe tani në Teheran e në mbarë Iranin.

Banorët e Behbahan Përplasen me Gardën Revolucionare; Tre Protestues të Vrarë e Disa të Plagosur

Banorët e Behbahan Përplasen me Gardën Revolucionare; Tre Protestues të Vrarë dhe Disa të Plagosur

Publikuar më 16 nëntor 2019.

IRAN: Kryengritje kundër rritjes së çmimit të gazolinës – Nr. 5

Mbrëmë dhe sot, më 16 nëntor 2019, banorët e guximshëm të Behbahan (në provincën jug-perëndimore Khuzestan) zhvilluan protesta kundër rritjes së çmimit të gazolinës, duke thirrur me sllogane kundër liderëve të regjimit.

Përhapja e kryengritjes së përgjithshme kundër rritjes së çmimit të gazolinës në qytete të ndryshme

IRAN: Kryengritje kundër rritjes së çmimit të gazolinës – Nr. 4

Këtë mëngjes, të shtunën më 16 nëntor 2019, mijëra njerëz në shumë qytete iraniane organizuan tubime protestash, bllokuan rrugët e autostradat, u vunë flakën gomave të makinave dhe thirrën sllogane anti-regjim, duke protestuar kundër trefishimit të çmimit të gazolinës e duke shprehur zemërim e përbuzje ndaj regjimit kriminal e të korruptuar të mullahëve.

OKB Miraton Rezolutën e 66-të që Dënon Shkeljet e të Drejtave Njerëzore në Iran

Deklaratat e Maryam Rajavi-t: OKB miraton rezolutën e 66-të që dënon shkeljet e të drejtave njerëzore në Iran

MARYAM RAJAVI: Pandëshkueshmëria për liderët e regjimit duhet të marrë fund;

Rrjeti i PMOI/MEK vazhdon fushatën pro-lirisë në mbarë Iranin

Iran, 12 nëntor 2019—Anëtarët e “Njësive të Rezistencës” dhe mbështetësit e opozitës iraniane, Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI/MEK), janë duke vazhduar me fushatën e tyre në mbështetje të themelimit të lirisë dhe demokracisë edhe në muajin nëntor.

Presidenti amerikan zgjat për një vit më shumë gjendjen e emergjencës të Amerikës lidhur me regjimin e mullahëve, për shkak të kërcënimeve të jashtëzakonshme të këtij regjimi.

Më 12 nëntor 2019, Presidenti amerikan Trump njoftoi Kongresin se do ta zgjaste emergjencën kombëtare me Iranin, e cila ka ekzistuar që nga kriza e pengjeve e vitit 1979, duke thënë se marrëdhëniet me regjimin islamik nuk janë normalizuar, raporton Washington Times.

OKB i Bën Thirrje Regjimit Iranian që t’i Japë Fund Torturës, Ekzekutimit të Minorenëve dhe Diskriminimit Ndaj Grave

Shqipëria i bën thirrje regjimit të Iranit që të bashkëpunojë me të gjithë Raportuesit Specialë të OKB-së

Shkruar nga Hamideh Taati më 12 nëntor 2019.

Të martën, komuniteti ndërkombëtar e ngriti zërin në Kombet e Bashkuara në Gjenevë kundër abuzimeve ndaj të drejtave të njeriut, të kryera nga regjimi iranian, brenda kontekstit të Rishikimit Periodik Universal (UPR).