Kryengritja dhe Protestat e Iranit Përhapen në 65 Qytete, 25 Provinca

497

Protestuesit u vunë flakën qendrave të represionit e plaçkitjes, duke përfshirë bazat e Bassij dhe bankat e kontrolluara nga qeveria në shumë qytete-16 nëntor 2019

Publikuar më 16 nëntor 2019.

Kryengritja në Iran, Nr. 7

Kryengritja e popullit iranian në mbarë vendin është përhapur në të paktën 65 qytete në 25 provinca. Forcat e sigurisë kanë vrarë tetë protestues dhe kanë plagosur shumë të tjerë në përplasjet mes të rinjve të guximshëm e forcave të egra e shtypëse të policisë, IRGC-së, paraushtarakëve Basij, shërbimeve të inteligjencës, dhe kriminelëve me veshje civile të lidhur me regjimin.

Protestuesit u kanë vënë zjarrin qendrave të represionit e plaçkitjes, duke përfshirë bazat e Bassij dhe bankat e kontrolluara nga shteti në shumë qytete. Gjithashtu janë ndezur flakë posterat e mëdhenj të Khomeini-t dhe pasuesit të tij Ali Khamenei, lider suprem i regjimit, si dhe një simbol i madh i unazës së Khomeini-t në qytetin Shahriar, në rrethinat jug-perëndimore të Teheranit.

Teherani është skena e protestave dhe përplasjeve madhore mes popullit e forcave të IRGC-së pavarësisht dërgimit të një numri të madh forcash shtypëse në pika të ndryshme të kryeqytetit. Njerëzit u përplasën me forcat e sigurisë duke thirrur “Vdekje Diktatorit” në rrethrrotullimin e dytë në Aryashahr. Forcat e sigurisë përdorën gaz lotsjellës për t’i shpërndarë të rinjtë. Protestues të rinj sulmuan bazën e Basij në Rrugën Vafadar, një degë e Bulevardit Jomhouri. Protestues të tjerë të rinj i gjuajtën me gurë forcat e sigurisë në Bulevardin verior Satar dhe në Sheshin Shush. Tregtarët e arit në Pazar i mbyllën dyqanet në solidaritet me protestuesit. Të rinjtë thërrisnin, “Vdekje Diktatorit” dhe “Pushkë, Tanke, Zjarr, Mullahët duhet të vriten,” në Rrugën Satar Khan. Protestues të tjerë të rinj në Eslamshahr, në jug të Teheranit, i vunë zjarrin kabinës së policisë dhe posterave me foto të Khamenei-t.

Njerëzit në Kermanshah, një qendër e madhe urbane në perëndim të Iranit, u mblodhën në Sheshin e Lirisë, Aryashahr, Bulevardin Maskan, Nobahar, e në pika të tjera dhe e bllokuan trafikun në unazën e qytetit. Në të njëjtën kohë i është vënë zjarri disa bankave në pronësi të shtetit dhe stacioneve të naftës. Forcat e sigurisë u përpoqën t’i shuanin protestat me gaz lotsjellës e tanke uji por të rinjtë iu kundërvunë duke hedhur gurë e ndezur zjarre për t’u mbrojtur nga gazi dhe për ta bllokuar përparimin e forcave shtypëse.

 

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit

16 nëntor 2019