Banorët e Behbahan Përplasen me Gardën Revolucionare; Tre Protestues të Vrarë e Disa të Plagosur

439

Banorët e Behbahan Përplasen me Gardën Revolucionare; Tre Protestues të Vrarë dhe Disa të Plagosur

Publikuar më 16 nëntor 2019.

IRAN: Kryengritje kundër rritjes së çmimit të gazolinës – Nr. 5

Mbrëmë dhe sot, më 16 nëntor 2019, banorët e guximshëm të Behbahan (në provincën jug-perëndimore Khuzestan) zhvilluan protesta kundër rritjes së çmimit të gazolinës, duke thirrur me sllogane kundër liderëve të regjimit.

Forcat shtypëse të Sigurisë së Shtetit, Garda Revolucionare dhe agjentë kriminelë me veshje civile sulmuan protestuesit. Ata hapën zjarr mbi turmën, duke vrarë tre të rinj e plagosur shumë të tjerë. Përplasjet u përhapën në shumë pjesë të qytetit, ku protestuesit u vunë zjarrin disa qendrave të regjimit, duke përfshirë Bankën Melli.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit

16 nëntor 2019