Kryengritja në Iran, Nr. 6
Në një mesazh, Zëdhënësi i PMOI/MEK ka përshëndetur popullin dhe të rinjtë iranianë që janë ngritur sot, si dhe ka nderuar kujtimin e atyre që kanë humbur jetën në këtë kryengritje krenare. Zëdhënësi tha se toka po tundet nën këmbët e mullahëve dhe banditëve të IRGC-së nga Beiruti në Bagdad, dhe tani në Teheran e në mbarë Iranin.
Zëdhënësi u bëri thirrje oficerëve e ushtarëve patriotikë të forcave të armatosura që t’i braktisin radhët e regjimit dhe t’i bashkohen frontit të popullit. Zëdhënësi paralajmëroi policinë dhe forcat e armatosura që të mos qëllojnë mbi popullin, t’i braktisin armët dhe t’ua dorëzojnë ato popullit. Zëdhënësi përsëriti se gjuajtja e plagosja e njerëzve do të sjellë ndëshkime e pasoja të rënda. Zëdhënësi paralajmëroi gjithashtu IRGC-në që t’i dorëzohet popullit, t’i dorëzojë armët, dhe ta mbajë mend fatin e torturuesve e ithtarëve të regjimit të mëparshëm (të Shahut).
Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
16 nëntor 2019