Thursday, March 28, 2024

Presidenti amerikan zgjat për një vit më shumë gjendjen e emergjencës të Amerikës lidhur me regjimin e mullahëve, për shkak të kërcënimeve të jashtëzakonshme të këtij regjimi.

Më 12 nëntor 2019, Presidenti amerikan Trump njoftoi Kongresin se do ta zgjaste emergjencën kombëtare me Iranin, e cila ka ekzistuar që nga kriza e pengjeve e vitit 1979, duke thënë se marrëdhëniet me regjimin islamik nuk janë normalizuar, raporton Washington Times.

 “Marrëdhëniet tona me Iranin nuk janë normalizuar ende, dhe procesi i implementimit të marrëveshjeve me Iranin, të datës 19 janar 1981, vazhdon ende. Për këtë arsye, emergjenca kombëtare e deklaruar më 14 nëntor 1979 si dhe masat e marra në atë datë për ta adresuar këtë emergjencë duhet të vazhdojnë të jenë në fuqi përtej 14 nëntorit 2019,” shkruan Trump në njoftimin zyrtar drejtuar Kongresit.

Presidenti amerikan, urdhri i të cilit është publikuar në Regjistrin Federal dhe i është dërguar Kongresit, thekson: “Në përputhje me Seksionin 202(d) të Aktit të Emergjencave Kombëtare, ia kam dërguar për publikim Regjistrit Federal njoftimin që deklaron se emergjenca kombëtare lidhur me Iranin, e deklaruar në Urdhrin Ekzekutiv 12170 të 14 nëntorit 1979, do të vazhdojë të jetë në fuqi përtej 14 nëntorit 2019.”