Komiteti i Grave i NCRI-së: Një numër i madh grash e vajzash janë mes të vrarëve e të arrestuarve gjatë Protestave të Iranit.
Kryengritja në Iran, Nr. 59
Ka një numër të madh grash e vajzash mes të vrarëve e të arrestuarve gjatë kryengritjes së nëntorit 2019. Disa prej tyre janë minorenë. Shumë prej të vrarëve janë qëlluar në kokë e në gjoks. Të arrestuarit, veçanërisht gratë, po mbahen në kushte çnjerëzore dhe torturohen e ngacmohen.
Mbi një muaj pas kryengritjes mbarëkombëtare të popullit iranian, regjimi anti-njerëzor i mullahëve, nga frika e pasojave të krimeve të tmerrshme që ka kryer, po bën ç’është e mundur për të mos lejuar zbardhjen e emrave dhe detajeve të të vrarëve dhe të arrestuarve. Në shumë raste, ai ua dorëzon trupat e viktimave familjeve me kusht që ata to mos bëjnë ceremoni varrimi për fëmijët e tyre dhe të deklarojnë me shkrim që ata kanë vdekur në aksidente.
Komiteti i Grave i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit i nderon gratë heroike iraniane që janë ngritur për ta rrëzuar regjimin mesjetar që sundon Iranin. Komiteti nxit Komisioneren e Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Këshillin e të Drejtave të Njeriut, Raportuesin Special mbi Situatën e të Drejtave Njerëzore në Iran, Raportuesin për Dhunën kundër Grave, dhe mbrojtës të tjerë të të drejtave njerëzore e të grave që ta dënojnë masakrën ndaj popullit iranian, sidomos ndaj grave. Ai bën thirrje gjithashtu për aksion urgjent për t’i dhënë fund krimit kundër njerëzimit në Iran dhe për dërgimin në Iran nga OKB të një misioni ndërkombëtar të gjetjes së fakteve, i cili të vizitojë të arrestuarit, sidomos gratë e burgosura.
Emrat dhe detajet e disa martireve gra janë si më poshtë:
- Teheran – Nikta Esfandani, 14 vjeç.
2. Teheran – Mina Sheikhi: 59 vjeç, nënë e gjashtë fëmijëve. Ajo është qëlluar në zemër.
3. Teheran – Golnaz Samsami: 34 vjeç. Është qëlluar në kokë.
4. Teheran – Shariar – Azadeh Zarbi, 28 vjeç.
5. Teheran – Robat Karim – Maryam Nouri.
6. Teheran – Robat Karim – Marzieh Abbaszadeh
7. Teheran – Baharestan – Fatima Habibi
8. Karaj – Mahnaz Mehdizadeh Nader.
9. Karaj – Bita Khodadi.
10. Karaj – Ameneh Shahbazi Fard: 34 vjeç, nënë e tre fëmijëve, përfshirë një vajzë katër vjeçare. Ajo është qëlluar në qafë nga prapa ndërkohë që ndihmonte një protestues të plagosur.
11. Karaj – Baghestan – Azar Mirzapour Zahabi: një infermiere në Spitalin Shafa. 48 vjeç dhe nënë e 4 fëmijëve. Është qëlluar në zemër ndërkohë që priste rrugën.
12. Karaj- Mehrshahr – Nikta Khazai
13. Behbahan – Shabnam Diani.
14. Abadan – Halimeh Samiri.
15. Mahshahr – Hossniyeh Etqi.
16. Ahvaz – Massomeh Darabpour.
17. Sanandaj – Ziba Khogvar.
18. Kamyaran – Prisa Seifi.
19. Shiraz – një studente, është qëlluar nga një helikopter.
20. Behbahan – një vajzë 13-vjeçare, është qëlluar nga prapa së bashku me tre djem të rinj, Farzad, Mehrdad, dhe Mahmoud Dashti.
Komiteti i Grave
Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit
22 dhjetor 2019