Tre sindikatat kryesore italiane mbështetën “protestat e fundit të popullit iranian kundër rritjes së çmimit të benzinës por edhe dëshirën e tyre për të patur demokraci, të drejta sociale dhe të ardhura më të mira”.
Më 10 dhjetor të tre sindikatat kryesore italiane me mbi 12 milion anëtarë i dërguan një letër të përbashkët ambasadës së regjimit iranian në Itali, duke mbështetur protestat e fundit të Iranit dhe duke shprehur shqetësimin e tyre për përdorimin e tepruar të dhunës nga ana e regjimit iranian kundër protestuesve. Sindikatat dhe bashkimet profesionale ishin Konfederatat e Përgjithshme Italiane të Punës (CGIL), Konfederata Italiane e Sindakatës së Punëtorëve (CISL) dhe Unioni Italian i Punës (UIL).
Letra e tyre drejtuar ambasadës së regjimit iranian mbështeti “protestat e fundit të popullit iranian kundër rritjes së çmimit të benzinës dhe dëshirën e tyre për të patur demokraci, të drejta sociale, dhe të ardhura më të mira”.
“Goditjet vdekjeprurëse të autoriteteve iraniane kundër protestuesve kanë rezultuar në 250 vdekje, 3700 të plagosur dhe mijëra arrestime,” shkruhet në letër.
“Konfederata e Përgjithshme Italiane e Punës, CGIL, Konfederata Italiane e Sindakatës së Punëtorëve, CISL, Unioni Italian i Punës ose UIL, shprehin simpatinë e tyre me familjarët e viktimave dhe kërkojnë lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të të gjithë të burgosurve politikë, të cilët u arrestuan gjatë protestave në Iran duke përfshirë të rinjtë dhe punëtorët, ” thuhet në letër.
“Sindikatat CGIL, CISL dhe UIL, së bashku me Konfederatën Ndërkombëtare të Sindikatave do të vazhdojnë të mbështesin kërkesat e ligjshme të popullit iranian që respekton të drejtat e njeriut dhe të drejtat e sindikatës,” deklaruan sindikatat.
Ata gjithashtu i kërkuan regjimit iranian të “merrej me rrënjët e zhgënjimit të njerëzve dhe trazirave sociale në përputhje me ligjin ndërkombëtar”.
Letra u nënshkrua nga Zyrtarët e Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Sindikatës Italiane:
CGIL: Susanna Camusso
CISL: Giuseppe Iuliano
UIL: Cinzia Del Rio