Shkruar nga MahmoudHakamian

Amir Hossein Moradi u zhduk më 10 prill, ndërsa Ali Younesi-n e sollën në shtëpi mbrëmjen e po asaj dite me plagë dhe shenja torture. Ali ka fituar medaljen e artë në Olimpiadën e 12-të Ndërkombëtare të Astronomisë e Astrofizikës, të mbajtur në Kinë në 2018-ën. Më herët, ai kishte fituar medalje të argjendtë dhe të artë në Olimpiadën Kombëtare të Astronomisë në 2016-ën dhe 2017-ën. Amir Hossein ka fituar gjithashtu medaljen e argjendtë në Olimpiadës në 2017-ën. Drejtësia e regjimit iranian, pas pothuajse një muaji fshehtësi, shpalli më 5 maj se i kishte arrestuar këta studentë. Pak kohë më vonë, Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI or MEK) shpalli emrat e 18 njerëzve të tjerë që janë arrestuar kohët e fundit në fshehtësi nga regjimi.
Raportet nga burgjet iraniane tregojnë se Ali Younesi është infektuar me COVID-19.
Që nga arrestimi i këtyre aktivistëve të të drejtave njerëzore, shumë organizata që mbrojnë të drejtat e njeriut dhe politikanë të famshëm nga e gjithë bota, të tillë si Senatori Abetz, e kanë dënuar arrestimin arbitrar të këtyre të burgosurve nga regjimi iranian dhe kanë kërkuar lirimin e tyre të menjëhershëm.





