Këshilli i të Drejtave Njerëzore i OKB-së – Gjenevë
Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, gjatë seancës së tij më 22 qershor, ka zgjatur mandatin e Javaid Rehman, Raportuesit Special mbi situatën e të drejtave njerëzore në Iran.
Duke iu referuar rezolutës së OHCHR nga viti 2011 deri tani, dhe mungesës së bashkëpunimit nga ana e regjimit si dhe shtimit të shkeljeve të të drejtave njerëzore, Këshilli vendosi ta zgjaste mandatin e Z. Rehman edhe për një vit.
Para fillimit të votimit, përfaqësuesi i Danimarkës shprehu shqetësim lidhur me situatën e të drejtave njerëzore në Iran, veçanërisht me përdorimin e vazhdueshëm të dënimit kapital nga regjimi, dhe e nxiti Raportuesin Special që ta monitoronte nga afër situatën e të drejtave njerëzore në Iran.
Në këtë rezolutë, Këshilli e nxiti regjimin iranian që të “bashkëpunojë plotësisht me Raportuesin Special dhe t’i japë akses për të vizituar vendin, si dhe t’i japë të gjitha informacionet e nevojshme për të lejuar përmbushjen e mandatit.”