Sot, e enjte 6 gusht 2020, në ditën e gjashtë të saj, greva e punëtorëve e punonjësve të komplekseve e rafinerive të naftës dhe gazit është përhapur në 18 qytete në 11 provinca. Greva nisi në provincat Khuzestan, Bushehr, Hormozgan, dhe Fars të shtunën, më 1 gusht, dhe është përhapur në provincat Isfahan, Azerbaixhan Perëndimor, Azerbaixhan Lindor, Ilam, Khorasan Razavi, Sistan dhe Baluchestan, dhe Markazi gjatë ditëve në vijim.
Në disa rafineri, si në Isfahan, forcat e sigurisë u përpoqën të mos i lejonin grevistët të largoheshin nga komplekset, por dështuan për shkak të rezistencës.
Punëtorët në shumë rafineri e komplekse nafte, përfshirë në Abadan, Kangan, Lamerd, Parsian, Isfahan, Assaluyeh, Mashhad, Mahshahr, etj., janë larguar nga banesat e punëtorëve dhe janë rikthyer në qytetet e tyre.
Diktatura anti-njerëzore fetare që sundon Iranin ka varur Mostafa Salehi-n, një nga të burgosurit e kryengritjes në dhjetor 2017-janar 2018, në burgun Dastgerd në Isfahan.
Znj. Rajavi i bën thirrje OKB-së që ta dënojë këtë krim dhe të vizitojë burgjet iraniane
Mengjesin e sotëm, në një tjetër krim të urryer, diktatura anti-njerëzore fetare që sundon Iranin vari Mostafa Salehi-n, njërin nga të burgosurit e kryengritjes në dhjetor 2017-janar 2018, në burgun Dastgerd në Isfahan. Salehi, 30 vjeç, ishte arrestuar në Kahrizsang, Isfahan, dhe ishte dënuar me vdekje gjatë një gjyqi fals, për “udhëheqje të rebelimeve të Kahrizsang në Najafabad.”
Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), e ka dënuar fuqishëm varjen barbare të Z. Salehi, duke thënë: I detyruar pa dëshirë të mos i ekzekutojë tetë protestues të tjerë të burgosur, pas fushatës së miliona njerëzve në rrjetet sociale që bënin thirrje për ndalim të ekzekutimeve, fashizmi fetar në pushtet e kreu këtë ekzekutim si formë hakmarrjeje dhe me qëllim që ta terrorizonte publikun dhe të parandalonte shpërthimin e një kryengritjeje.
Znj. Rajavi u ka bërë thirrje OKB-së dhe shteteve anëtare të saj, si dhe organizatave e institucioneve ndërkombëtare që ta dënojnë menjëherë këtë ekzekutim kriminal. Ajo theksoi se, më shumë se kurrë, tani është e domosdoshme të dërgohet një mision ndërkombëtar i gjetjes së faketeve që të vizitojë burgjet iraniane dhe të takohet me të burgosurit.
Regjimi iranian e pati mohuar ekzistencën e virusit në Iran në mënyrë që të zhvillonte zgjedhjet e rreme parlamentare dhe ta përdorte koronavirusin e ri si një mjet represioni për të kontrolluar shoqërinë iraniane. Kjo gjë u konfirmua më vonë kur regjimi filloi ta minimizonte krizën, duke i detyruar shumë shpejt njerëzit t’i riktheheshin punës, dhe në vend që t’i ndihmonte ata, nisi t’i fajësonte iranianët e mjerë për përhapjen e shpejtë të virusit.
Më e rëndësishmja është se regjimi, përmes veprimeve të tij, është përpjekur të përhapë frikë e dëshpërim tek populli iranian, duke mos e lejuar atë të ngrihet kundër regjimit të mullahëve. Me fjalë të tjera, populli iranian po përballet me dy viruse: COVID-19 dhe regjimi i mullahëve.
Por Njësitë e Rezistencës të MEK kanë shpërndarë mesazhin e shpresës dhe e kanë mbajtur gjallë flakën e protestave të nëntorit 2019 në Iran. Përpjekjet e Rezistencës Iraniane për t’i ofruar komunitetit ndërkombëtar informacionin e vërtetë mbi përhapjen e COVID-19 në Iran, si dhe për t’i dhënë jehonë zërit dhe dëshirës së popullit iranian për ndryshim regjimi nuk kanë ndaluar për shkak të pandemisë.
Lidhur me këtë, Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI) zhvilloi një konferencë virtuale në korrik, përmes së cilës lidhi 30,000 lokacione me Ashraf 3, kampin e MEK në Shqipëri. Në këtë event morën pjesë mbi 1000 personalitete nga të katër anët e botës dhe nga tendenca të ndryshme politike.
Njëri nga folësit ishte ish-kongresmeni amerikan Patrick Kennedy, nip i presidentit John F. Kennedy. “Virusi i fashizmit fetar e ka sëmurur rëndë popullin e Iranit dhe ua ka shkatërruar jetën miliona iranianëve. Virusi i mullahëve, i fashizmit fetar, duhet të asgjësohet,” tha Z. Kennedy.
Zëvendës Drejtori i Këshillit Mjekësor të regjimit: Rreth 6,000 punonjës të shëndetit në Teheran janë infektuar me koronavirus dhe mbi 150 prej tyre kanë vdekur. Numri i pacientëve në gjendje kritike që kanë nevojë për terapi intensive është rritur dhe po përballemi me një mungesë shtretërish për terapi intensive në vend. Mungesa e stafit mjekësor në njësitë e kujdesit intensiv është serioze. Një tjetër problem është vonesa në dhënien e pagave për stafin mjekësor, të cilëve u janë vonuar pagesat për disa muaj. (IRNA, 5 gusht)
Drejtori i ekipit mjekësor të Spitalit Khomeini në Teheran: Nëse do të ketë grumbullime të tjera, do të kemi një kasaphanë të paprecedent. Grumbullimet duhet absolutisht të ndalojnë. (E përditshmja Javan, 5 gusht)
Universiteti i Shkencave Mjekësore në Arak: Gjashtë muaj pas shpërthimit të virusit, në vend që të reduktohet, numri i qyteteve me rrezik të lartë po rritet çdo ditë. Duhet të përgatitemi për ditë të tmerrshme. (ISNA, 5 gusht)
Rajavi ka përshëndetur stafin mjekësor dhe ka thënë: Po të mos ishte për sakrificat e tyre, numri i viktimave të koronavirusit do të kishte qenë edhe më i lartë. Në vend që të luftojë kundër sëmundjes, në mesin e katastrofës së koronavirusit, regjimi çnjerëzor klerikal vazhdon ta shpërdorojë pasurinë e vendit për projekte bërthamore e raketore, luftënxitje e terrorizëm, dhe nuk ua paguan infermierëve as ato rroga të vogla që kanë.
Mëngjesin e sotëm, regjimi klerikal në Iran vari Mostafa Salehi-n, një nga të burgosurit e kryengritjes në dhjetor 2017-janar 2018, në burgun Dastgerd në Isfahan. Salehi, 30 vjeç, ishte arrestuar në Kahrizsang të Isfahanit, dhe ishte dënuar me vdekje gjatë një gjyqi fals, për “udhëheqje të rebelimeve të Kahrizsang në Najafabad.”
Miqtë e një Irani të Lirë (FoFI), ka nxjerrë një deklaratë urgjente lidhur me këtë ngjarje. Deklarata e dënon këtë ekzekutim dhe i bën thirrje BE-së që të veprojë lidhur me këtë çështje.
“E nxisim Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Europian, Z. Joseph Borrell, që ta dënojë fuqishëm ekzekutimin e Mostafa Salehi-t, dhe i bëjmë thirrje regjimit iranian që t’i respektojë të drejtat e qytetarëve për liri shprehjeje dhe liri shoqërimi, si dhe që t’i lirojë të gjithë të burgosurit. Ne kërkojmë që të dërgohet një mision i gjetjes së fakteve i cili të vizitojë burgjet e Iranit, dhe të bëhet një raport mbi kushtet e të burgosurve, para se të varen të burgosur të tjerë,” lexon një pjesë e deklaratës.
Përmes agjentëve e operativëve të tij të njohur e të fshehtë, regjimi klerikal është përpjekur ta paraqesë vrasjen e gjykatësit të korruptuar Gholamreza Mansouri, i cili ishte arratisur për në Rumani, si vetëvrasje. Regjimi po e bën këtë për t’iu shmangur pasojave të rrezikshme të kryerjes së vrasjes e terrorizmit ndërkombëtar në Europë. Kjo është e ngjashme me skenarin e regjimit në komplotin për të shpërthyer një bombë në tubimin e madh ndërkombëtar të iranianëve në Paris më 30 qershor 2018. Regjimi iranian i ka urdhëruar agjentët e tij të shpërndajnë gënjeshtrën se ai komplot kishte qenë i organizuar nga vetë rezistenca.
Pas rikthimit të trupit dhe dosjes së Mansouri-t në Teheran, po dalin në dritë aspekte të tjera të sjelljes terroriste dhe taktikave kurth-ngritëse të Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS) të regjimit.
Mansouri u largua nga Irani në drejtim të Turqisë dhe Francës. Farnaz Eftekhari, një agjente e Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë e stacionuar në Francë, e cila kishte qenë në kontakt që më parë me Mansouri-n, u miqësua me të. Ajo e prezantonte veten si një studente e Universitetit Islamik të Teheranit, e cila kishte shkuar në Francë gjoja për të vazhduar studimet. Eftekhari i dha Mansouri-t një numër telefoni dhe një kartë SIM.
Mansouri udhëtoi me të në rrugë tokësore nga Franca në Gjermani, më pas në Austri, dhe që aty në Rumani. Ata ishin në një qytet bregdetar të quajtur Constance në fund të shkurtit 2020.
Pas arrestimit të Mansouri-t në Rumani, ajo u largua nga Rumania menjëherë të premten më 12 qershor, dhe u rikthye në Francë.
Llogaria e Farnaz Eftekhari-t në rrjetet sociale deri ditën para vdekjes së Mansouri-t e prezantonte atë si banore të Parisit, të diplomuar nga Universiteti Islamik Azad në veri të Teheranit. Ditën para se Mansouri të vritej, fotoja e Eftekhari-t u hoq nga profili i saj, dhe mbiemri u zëvendësua me shkrojnën E. Dhjetë ditë më vonë, më 1 korrik, emri i kësaj llogarie ndryshoi përsëri, dhe “Farnaz” u bë “Sahar.”
Ngritja e kurtheve nga agjentet femra është një mënyrë e njohur veprimi e MOIS, e cila është ekspozuar që më parë brenda dhe jashtë Iranit, përfshirë edhe në Norvegji (Shih deklaratëne NCRI-së, 23 tetor 2018).
Kombet e Bashkuara duhet të caktojnë një komision ndërkombëtar për të kryer një hetim gjithëpërfshirës mbi këtë çështje. Personat përgjegjës dhe autorët e këtij krimi duhet të ndiqen penalisht dhe të ndëshkohen.
Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI-MEK) shpalli mbasditen e sotme, më 4 gusht 2020, se koronavirusi ua ka marrë jetën mbi 82,600 njerëzve në 350 qytete të Iranit. Numri i vdekjeve në provinca të ndryshme është: 20,500 në Teheran, 6,168 në Khorasan Razavi, 5,730 në Khuzestan, 3,865 në Mazndaran, 3,492 në Gilan, 2,530 në Alborz, 2,225 në Fars, 2,095 në Hamedan, 2,010 në Kermanshah, 1,222 në Khorasan Verior, 1,226 në Kerman, 947 në Markazi (Qendër), 925 në Bushehr, 665 në Qazvin, dhe 430 në Kohgiluyeh & Boyer Ahmed. Kjo është përveç raporteve të marra nga provincat e tjera.
Punëtorët e naftës dhe industrive petrokimike po zhvillojnë greva në provincat jugore të pasura me naftë të Iranit. Edhe pse çdo ditë bëhen protesta të ndryshme me njerëz nga të gjitha sferat e jetës në Iran, greva e punëtorëve të naftës ka një impakt të drejtpërdrejtë mbi ekonominë e regjimit e cila është e varur nga nafta. Slloganet e punëtorëve, kërkesat e tyre dhe, më e rëndësishmja, fakti që ata e identifikojnë regjimin si burimin e problemeve të tyre, i shfuqizojnë përpjekjet e vazhdueshme të regjimit për të fajësuar sanksionet amerikane si burimi i vërtetë i krizës ekonomike.
Këto greva nisën të shtunën, kur punëtorët e rafinerive në Abadan dhe Mahshahr, të Rafinerisë së Naftës në Qeshm, si dhe punonjësit e Rafinerisë Parsian, Kompanisë Petrokimike në Lamerd të provincës Fars, dhe të fazave 22 e 24 të Pars-it Jugor në Kangan të provincës Bushehr protestuan ndaj kushteve të vështira të punës, mungesës së kushteve minimale të sigurisë, dhe rrogave të vonuara. Këta punëtorë kritikuan ata që e prishin grevën dhe theksuan se emrat e tyre do të publikohen në fazën e ardhshme të fushatës së protestave.
Lidhur me këtë, Znj. Maryam Rajavi, presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), i ka lavdëruar grevistët dhe ka theksuar se punëtorët e shtypur janë ngritur për të fituar të drejtat e tyre të vjedhura nga regjimi anti-punëtor. “Me anë të kontratave shtypëse, regjimi klerikal i shfrytëzon punëtorët dhe nuk ua paguan as ato rroga të vogla që kanë. Regjimi e shpërdoron kapitalin e vendit për projekte bërthamore e raketash, si dhe për terrorizëm, ose e vjedh atë dhe e fut në llogaritë bankare të zyrtarëve të tij e familjeve të tyre jashtë vendit,” nënvizoi Znj. Rajavi.
Në një kohë kur mullahët që sundojnë Iranin kanë dëshpërimisht nevojë për investime të huaja, bankat kineze dhe ruse po distancohen nga tregjet e Iranit [Një bankë në Kinë – foto fajli]
Raportim nga PMOI/MEK
Iran, 3 gusht 2020—Majid-reza Hariri, drejtori i Dhomës së Tregtisë Iran-Kinë, ka bërë kohët e fundit disa komente befasuese lidhur me krizat ekonomike që kanë përmbytur regjimin e mullahëve që sundojnë Iranin. “Aktualisht ne nuk kemi transaksione bankare me Rusinë dhe Kinën. Nëse një individ me pasaportë iraniane kërkon shërbime bankare në këto vende, ai refuzohet,” shpjegoi Hariri, sipas një artikulli të publikuar më 2 gusht në faqen shtetërore Tejarat Neës.
“Ndjekja e kësaj çështjeje ka treguar se kur vjen puna tek Irani, edhe shtetet miqësore janë detyruar të ndërmarrin përqasje të reja në përputhje me standardet e FATF. Si rezultat, ato i kanë kufizuar transaksionet bankare dhe bashkëpunimet financiare,” shpjegoi ai. Kina dhe Rusia po tregohen shumë të kujdesshme në transaksionet e tyre financiare me individë dhe/apo entitete iraniane dhe shkojnë deri aty sa refuzojnë t’i kryejnë transaksione të tilla. Ky raport është konfirmuar nga drejtori i Dhomës së Tregtisë Iran-Kinë dhe po merren masa lidhur me këtë çështje specifike.
“Duhet ta marrim në konsideratë faktin që dilema jonë kryesore për sa i përket transaksioneve nuk është tek sistemi SËIFT, por tek fakti që asnjë bankë nuk është e gatshme të bashkëpunojë me ne sepse dyshohemi për pastrim parash,” shtoi Hariri.
“Tani ne kemi dy probleme themelore në sistemet tona bankare. Njëri janë sanksionet amerikane të cilat i fusin në rrjetën e tyre të gjitha shtetet që bashkëpunojnë me ne. Problemi i dytë ka të bëjë me FATF pas refuzimit tonë për t’i pranuar kushtet e tyre. Për shembull, javën e kaluar, ky organ financiar u ka dërguar herë pas here deklarata sistemeve bankare në mbarë botën, ku theksohet se Irani është një vend me rrezik të lartë dhe se transaksionet e tij financiare duhet të kontrollohen me rreptësi,” vazhdoi ai.
Regjimi iranian ka qenë për vite të tëra një burim paqëndrueshmërie në Lindjen e Mesme dhe në mbarë botën. Karakteristika të tjera të regjimit të mullahëve janë shtypja e përditshme ndaj popullit iranian, privimi i njerëzve nga të drejtat e tyre bazë, korrupsioni i institucionalizuar, dhe politikat e gabuara ekonomike.
Që në fillim, mullahët ishin të vetëdijshëm për paaftësinë e tyre për ta udhëhequr Iranin dhe për të menaxhuar forcën në rritje të një popullsie të çliruar nga shtypja monarkike, kështu që u përpoqën t’u ndryshonin drejtim energjive të çliruara të një shoqërie të shtypur. Si rrjedhim, ata nisën represionin ndaj popullit, ekzekutimin e mijëra personave, dhe arrestimin e më shumë njerëzve. Themeluesi i regjimit, Ruhollah Khomeini, e zgjati luftën shkatërrimtare, të panevojshme, dhe jo-patriotike Iran-Irak për tetë vite dhe e përdori atë si mjet për të kontrolluar dhe shtypur shoqërinë e trazuar iraniane. Regjimi nuk i ka ndalur kurrë veprimtaritë e tij terroriste, të tilla si shpërthimi i bombave në Kullat Khobar e në kampet e Marinës Amerikane në Beirut të Libanit, sulmi i kohëve të fundit mbi rafinerinë e naftës të Arabisë Saudite dhe komploti i parandaluar me bombë kundër tubimit të përvitshëm për Lirinë e Iranit të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) në 2018-ën në Paris.
Regjimi filloi edhe përpjekjet për të ndërtuar një bombë bërthamore, me qëllimin për t’ia zgjatur jetën vetes.
Nëse NCRI dhe MEK nuk do t’i kishin zbardhur veprimtaritë bërthamore të regjimit, tashmë do të kishte ndodhur një katastrofë. Rezistenca Iraniane zgjodhi të mos e lejonte një fashizëm fetar agresiv, sektar e represiv që të fitonte një potencial armësh bërthamore, dhe kështu ta shpëtonte Iranin, rajonin dhe botën nga tmerret e një skenari të tillë.
Tani, pas kryengritjes së lavdishme të popullit iranian në nëntor 2019, e cila tregoi se iranianët nuk e duan këtë regjim, nevoja që komuniteti botëror të mbajë anën e popullit iranian është bërë edhe më urgjente.
Regjimi i mullahëve nuk do ta ndalë shtypjen e popullit apo eksportin e terrorizmit jashtë vendit. Siç tha ish-drejtori i FBI-së Louis Freeh gjatë “Samitit Global për Lirinë e Iranit” të NCRI-së më 17 korrik: “Duhet të ketë llogaridhënie. Dikush duhet ta marrë vendimin dhe të ketë burimet e vullnetin për t’u kërkuar llogari këtyre kriminelëve.”