Iran: Përditësim Lidhur me Koronavirusin, Mbi 85,500 Vdekje, 9 Gusht 2020

Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI / MEK) shpalli mbasditen e sotme, më 9 gusht 2020, se koronavirusi ua ka marrë jetën mbi 85,500 njerëzve në 373 qytete të Iranit. Numri i vdekjeve në provinca të ndryshme është: 5932 në Khuzestan, 3994 në Mazandaran, 3607 në Gilan, 3482 në Lorestan, 2696 në Sistan dhe Baluchistan, 2332 në Golestan, 2090 në Kermanshah, 1749 në Kurdestan, 1287 në Khorasan Verior, 1030 në Bushehr, 811 në Zanjan, 680 në Ilam, 567 në Chaharmahal dhe Bakhtiari. Kjo është përveç raporteve të marra nga provincat e tjera.

 

Ligjvënësit Belgë Dënojnë Ekzekutimin e Mostafa Salehi-t dhe Shkeljet e Vazhdueshme të të Drejtave Njerëzore nga Regjimi Iranian

Parlamentarët belgë kanë dënuar ekzekutimin e Mostafa Salehi nga regjimi iranian, si dhe shkeljet e vazhdueshme të të drejtave njerëzore në Iran, në një letër drejtuar Josepp Borrell, Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Europian për Punët e Jashtme.

Në një përpjekje të dëshpëruar për të ta qetësuar shoqërinë e trazuar iraniane, regjimi iranian ekzekutoi Mostafa Salehi-n më 5 gusht. Z. Salehi ishte arrestuar gjatë protestave mbarëkombëtare të 2018-ës në Iran. Në letrën e tyre, ligjvënësit belgë folën edhe për masakrën e 1988-ës ndaj të burgosurve politikë iranianë. Gjatë verës së vitit 1988, zyrtarët e regjimit iranian ekzekutuan në mënyrë jashtëgjyqësore mbi 30,000 të burgosur politikë, mbi bazën e një fatwa të nxjerrë nga Ruhollah Khomeini, Udhëheqësi i atëhershëm Suprem i regjimit. Shumica e viktimave ishin anëtarë e mbështetës të Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK).

 

Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI-MEK) shpalli mbasditen e sotme, 8 gusht 2020, se Koronavirusi ua ka marrë jetën mbi 84,900 njerëzve në 373 qytete të Iranit. Numri i vdekjeve në provinca të ndryshme është: 21,000 në Teheran, 6,288 në Khorasan Razavi, 2,450 në Azerbaixhanin Lindor, 2,365 në Fars, 1,715 në Kurdistan, 1,281 në Kerman, 1,088 në Hormozgan, 1,065 në Semnan, 455 në Kohgiluyeh& Boyer Ahmed, dhe 410 në Khorasan Jugor. Kjo është përveç raporteve të marra nga provincat e tjera.

 

 

I Burgosuri Politik Kurd, Haidar Ghorbani, Është në Rrezik Ekzekutimi

Shkruar nga Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)

8 gusht  2020

I bëhet thirrje Kombeve të Bashkuara dhe organizatave të të drejtave njerëzore që të veprojnë menjëherë për të parandaluar ekzekutimin e tij

Të enjten, 6 gusht 2020, Dega 27 e Gjykatës Supreme të regjimit klerikal miratoi dënimin me vdekje për të burgosurin politik Haidar Ghorbani nga Kamyaran (Provinca Kurdistan) dhe ia referoi çështjen prokurorisë së Sanandaj që është përgjegjëse për ekzekutimin e verdiktit.

Haidar Ghorbani është arrestuar nga Ministria e Inteligjencës e regjimit në 2016-ën dhe është transferuar në Burgun Qendror të Sanandaj, ku e kanë torturuar rëndë për një kohë të gjatë.

Të mërkurën, 5 gusht, regjimi çnjerëzor klerikal ekzekutoi protestuesin Mostafa Salehi, me pretekstin se kishte udhëhequr protestat e Kahrizsang në Najafabad, në burgun Dastgerd në Isfahan.

Iran: Grevat e Punëtorëve të Naftës, Gazit dhe Kompanive Petrokimike në 12 Provinca Hyjnë në Ditën e Tetë Rresht

 

Sot, e shtunë, më 8 gusht 2020, greva mbarëkombëtare e punëtorëve të naftës, gazit e kompanive petrokimike ka vazhduar në 20 qytete të 12 provincave. Janë në grevë punëtorë e punonjës të 44 rafinerive, kompanive e fabrikave të lidhura me industrinë petrokimike, të naftës, dhe të gazit në Isfahan, Ardabil, Azerbaixhan Perëndimor, Azerbaixhan Lindor, Ilam, Bushehr, Khorasan Razavi, Khuzestan, Fars, Sistan dhe Baluchestan, Provincën Qendrore, dhe Hormozgan.

Grevës po i bashkohen çdo ditë e më shumë punëtorë e punonjës të kompanive e rafinerive. Mëngjesin e sotëm, grevistëve iu bashkuan edhe punëtorët me kontratë të bazës Khatam në fazat 2 dhe 3 të Asaluyeh.

Nga frika e vazhdimit dhe zgjerimit të grevës, agjentët e regjimit shpallën se në llogaritë e punëtorëve janë transferuar rrogat e papaguara për katër muaj të punëtorëve të kompanisë “Tanesh Gostar” në centralin elektrik të Pars-it Jugor, si dhe rrogat e papaguara për një muaj të punëtorëve të kompanisë “Sanat Pajohan”. Por punëtorët kanë thënë se do ta vazhdojnë grevën deri në plotësimin e të gjitha kërkesave të tyre.

Njëkohësisht, në ditën e 55-të të grevës së tyre, punëtorët e Kompleksit Industrial të Kallamsheqerit Haft Tappeh u grumbulluan sot në qytetin Sush dhe shpallën se do të vazhdojnë me kërkesat e tyre, duke përfshirë kërkesën për heqjen e një zyrtari të lidhur me regjimin i cili e ka marrë nën kontroll kompleksin nën pretekstin e privatizimit të kompanisë.

Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), e ka lavdëruar këmbënguljen e grevistëve dhe i ka bërë thirrje publikut, sidomos të rinjve, që të ngrihen për t’i mbështetur. Znj. Rajavi nxit Organizatën Ndërkombëtare të Punëtorëve dhe unionet e profesioneve që t’i mbështesin protestat e punëtorëve iranianë dhe t’i dënojnë politikat anti-punëtor të regjimit klerikal.

Muxhahedinët Iranianë, një komunitet miqësor me popullin shqiptar

 

Ashraf 3 home of MEK members in Albania

Që nga zhvendosja e anëtarëve të Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI / MEK) në Shqipëri, regjimi iranian është përpjekur me të gjitha mënyrat ose t’i sulmojë anëtarët e MEK, ose ta njollosë imazhin e tyre me anë të agjentëve të tij. I përmbytur nga krizat, regjimi është përpjekur dëshpërimisht ta asgjësojë alternativën e vlefshme ndaj tij. Ambasada e regjimit në Shqipëri kishte për detyrë të implementonte planet malinje të regjimit kundër MEK-ut.

Terroristët e regjimit iranian tentuan të shpërthenin një bombë në grumbullimin e MEK për festimin e Novruzit, vitit të ri pers, në mars 2018. Në këtë event merrte pjesë Znj. Rajavi, dhe të ftuar të tjerë të spikatur si ish Kryetari i Bashkisë së New York-ut, Rudy Giuliani. Përveç kësaj, në disa raste të tjera, regjimi i ka dërguar agjentët dhe terroristët e tij në Shqipëri nën petkun e “gazetarëve” ose “familjarëve” të MEK.

Njëkohësisht me tentativat e tij terroriste, regjimi iranian ka ndjekur edhe një fushatë demonizimi kundër MEK. ‘Gazetarët pro-regjim’ në shumë raste i kanë përdorur mbulimet e tyre gazetareske dhe reputacionin e agjencisë së tyre për të përsëritur akuzimet e regjimit kundër MEK. Për shembull, ata e quajnë organizatën si një “kult” dhe pretendojnë se njerëzit në kampin e MEK në Shqipëri praktikojnë “veprimtari terroriste.” Rastet më të spikatura janë raportet e publikimeve të mirënjohura gjermane “Der Spiegel” dhe “Frankfurter Allgemeiner Zeitung.” Të dyja këto publikime janë urdhëruar nga gjykatat gjermane që t’i heqin akuzimet e tyre të rreme kundër MEK-ut dhe anëtarëve të saj.

Por megjithatë, zyrtarët dhe populli shqiptar i kanë refuzuar të gjitha përpjekjet e regjimit dhe kanë shprehur mbështetje e solidaritet me Rezistencën Iraniane.

Qeveria shqiptare, si përgjigje ndaj veprimtarive terroriste të regjimit, e dëboi ambasadorin e mullahëve, Gholamhossein Mohammadnia, në 2018-ën, së bashku me kreun e Stacionit të Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS) të regjimit në Shqipëri. Këta dy diplomatë terroristë, së bashku me disa agjentë të tjerë të regjimit, janë dëbuar dhe konsiderohen si “persona non grata” për “përfshirje në veprimtari që dëmtojnë sigurinë e vendit” dhe “shkelje të statusit të tyre diplomatik.”

Pengesa më e madhe për regjimin dhe agjentët e tij ishte “Samiti Global për Lirinë e Iranit,” në të cilin morën pjesë shumë figura politike e shoqërore të Shqipërisë nga tendenca te ndryshme politike, të cilët shprehën solidaritet me MEK, Ashraf 3, dhe me përpjekjen e popullit iranian për një Iran të lirë.

Fajlët e thëna nga personalitetet shqiptare gjatë “Samiti Global 3-ditor për Lirinë e Iranit” vërtetojnë dështimin absolut të regjimit iranian në tentativat e tij kundër MEK dhe Ashraf 3.

Pandeli Majko, former Albanian Prime Minister

Pandeli Majko, ish Kryeministër shqiptar dhe Ministër aktual i Diasporës, tha: “Ju jeni në besën tonë. Muxhahedinët (MEK) janë flamur-mbajtësit e lirisë së ardhshme të vendit të tyre. Ata janë rregulli i pashkruar i lirisë. Kjo është arsyeja pse ata janë flamuri i shpresës, ku zgjedhjet e tyre reflektojnë trimërinë e tyre.”

The Albanian opposition leader Luzlim Basha

Lideri i opozitës shqiptare Luzlim Basha tha në fjalimin e tij në këtë event: “Pozicioni ynë është i qartë. Ne qëndrojmë fuqishëm kundër rikthimit të vazhdueshëm të regjimit iranian tek praktikat e paligjshme dhe terroriste në tokën tonë, dhe kundër nxitjes së tij të strukturuar për të eksportuar fondamentalizmin në Shqipëri e në rajonin tonë. Ne e mbështesim popullin iranian në përpjekjen e tij për një republikë demokratike, laike e jo-bërthamore të Iranit. Ne mbështesim dëshirën e popullit iranian për ndryshim dhe e vlerësojmë planin me 10 pika të Madamë Rajavi-t për të ardhmen e Iranit.”

Sali Brisha, former Albanian prime minister

“Mendoj që ky samit e sheh rezistencën tuaj si të vetmen shpresë të vërtetë për çlirimin e kombit tuaj të fuqishëm dhe për realizimin e objektivit të saj madhor: një Iran i lirë. Jam krenar që e mbështes lëvizjen tuaj dhe që Shqipëria është shtëpia juaj e dytë sot. E kam vlerësuar dëbimin e ambasadorit iranian nga Tirana, por mendoj se këputja e plotë e lidhjeve diplomatike me regjimin e mullahëve do të ishte përgjigjja më e duhur ndaj akteve terroriste të planifikuara kundër jush,” tha Sali Berisha, ish-kryeministër shqiptar, në mesazhin e tij për “Samitin Global për Lirinë e Iranit.”

Muharrem Sula, the mayor of the city

Emiriana Sako, Kryetare e Bashkisë së Durrësit, qytetit të dytë më të madh në Shqipëri që ndodhet pranë Ashraf-3, tha: “Është në traditën tonë t’i hapim dyert për personat që janë në rrezik. Gjatë tre viteve të fundit, MEK ka krijuar marrëdhënie miqësore me komunitetet vendase. Ashraf-3 ka luajtur një rol pozitiv në zonën tonë dhe u ka ofruar vendasve ndihmë humanitare. Ju uroj një rikthim të shpejtë.”

Members of Manzë Municipality

Anëtarët e Bashkisë Manzë, një qytet pranë kampit të MEK në Shqipëri, duke shprehur mbështetjen e tyre për MEK, thanë: “Ne, si shumë shqiptarë, e mbështesim Ashraf-3 dhe i kuptojmë gënjeshtrat e mullahëve. Shpresojmë që rajoni dhe bota do të çlirohen nga mullahët. Dëshirojmë që Irani dhe Shqipëria të kenë marrëdhënie miqësore.”

Maryam Rajavi Takohet Me Viktimat E Tërmetit Në Shqipëri

Që nga zhvendosja e tyre në Shqipëri, anëtarët e MEK kanë krijuar një marrëdhënie të fortë me banorët vendas. Pas tërmetit të 2019-ës në Shqipëri, i cili dëmtoi disa qytete e fshatra, anëtarët e MEK ofruan ndihmë humanitare dhe donacione për njerëzit e goditur nga fatkeqësia. Gjithashtu, udhëheqësja e opozitës Znj. Maryam Rajavi është takuar personalisht me banorë të Manzës, e shoqëruar nga Z. Muharrem Sula, administratori i njësisë Manzë. Gjatë vizitës, Z. Sula tha se që nga themelimi i Ashraf-3, MEK kanë patur marrëdhënie të sinqerta me qytetarët shqiptarë të zonës.

 

Bahreini kap dy automjete nga Irani të ngarkuara me eksplozivë

Bahrain authorities seized two vehicles from Iran loaded with explosives

Autoritetet e Bahreinit kanë kapur dy automjete nga Irani të ngarkuara me eksplozivë

Të enjten, autoritetet e Bahreinit kapën dy automjete nga Irani që përmbanin armë dhe eksplozivë, sipas Ministrisë së Brendshme të Bahreinit. Forcat e sigurisë i kishin identifikuar dy automjetet dhe mundën t’i konfiskonin eksplozivët. “Individët e arrestuar kanë rrëfyer se forcat e Hezbollah janë të përfshira në kontrabandimin e armëve e eksplozivëve drejt Libanit,” shton deklarata e Ministrisë së Brendshme, sipas Al Arabiya.

Mbështetja e regjimit iranian për terrorizmin ka tërhequr më shumë vëmendjen këto kohë pas ngjarjeve të fundit.

Gjyqi për Asadollah Assadi-n, diplomatin terrorist të mullahëve me bazë në Austri, dhe për tre operativë të tjerë të akuzuar për terrorizëm, nisi më 22 korrik në Belgjikë. Këta individë janë të akuzuar për pjesëmarrje në një komplot të parandaluar terrorist që kishte për qëllim të shpërthente një bombë në një tubim në qershor 2018 të zhvilluar nga koalicioni opozitar iranian Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI) pranë Parisit. Do të gjykohen gjithashtu edhe tre bashkëpunëtorët e Assadi-t, Amir Sa’douni, Nasimeh Na’ami, dhe Mehrdad Arefani.

Për më tepër, personalitete të spikatura ndërkombëtare morën pjesë në një konferencë online më 20 korrik, së bashku me iranianë nga e gjithë bota, konferencë që u fokusua tek mbështetja e regjimit iranian për terrorizmin në mbarë botën, dhe i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që t’i mbyllë ambasadat e regjimit të mullahëve dhe t’i dëbojë diplomatët terroristë të tij.

Pavarësisht Mosveprimit të Regjimit Iranian, Infermierët dhe Stafi Mjekësor po i Ndihmojnë Viktimat e COVID-19, Duke Rrezikuar Jetën e Vet

 

Numri i vdekjeve dhe i infektimeve nga COVID-19 po rritet me shpejtësi në Iran. Mes viktimave janë qindra pjesëtarë të stafeve mjekësore dhe profesionistë mjekësorë. Vdekjet dhe përpjekjet e tyre të palodhura për të ndihmuar viktimat kanë ardhur pas mosveprimit nga ana e regjimit të mullahëve.

Sipas një raporti të publikuar nga Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK), mbi 83,000 njerëz kanë humbur jetën deri tani për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri. Pandemia e COVID-19 u transmetua për herë të parë nga Kina në Iran në fillim të marsit dhe u përhap me shpejtësi për shkak të mosveprimit dhe fshehjes së fakteve nga ana e regjimit. Regjimi iranian e ka përdorur qëllimisht shpërthimin e koronavirusit për ta vënë nën kontroll shoqërinë e trazuar iraniane. Shtypja e vazhdueshme dhe korrupsioni sistematik i regjimit, si dhe vjedhja e pasurive kombëtare që ka hedhur në varfëri edhe më shumë sektorë të shoqërisë, e kanë kthyer shoqërinë iraniane në një fuçi baruti. Shpërthimi i koronavirusit ishtë një shtysë për regjimin që të mos e lejonte shoqërinë të shpërthente, duke i dërguar njerëzit në fushën e minuar të COVID-19.

Megjithatë, të gjendur përballë mosveprimit të qëllimshëm të regjimit, stafet mjekësore iraniane, mjekët, infermierët e profesionistët e tjerë mjekësorë janë turrur në ndihmë të viktimave. Vetëmohimi i tyre në dhënien e ndihmës për viktimat, në mesin e mungesë së ilaçeve dhe të mbështetjes qeveritare, është admiruar gjerësisht nga qytetarët iranianë.

Në vend që t’i ndihmonte, regjimi jo vetëm që ka refuzuar t’i mbështesë materialisht spitalet iraniane dhe stafet e tyre mjekësore, por edhe ua ka vonuar pagesat infermierëve. Përveç kësaj, zyrtarët e regjimit kanë firmosur një kontratë 89-ditëshe me infermierët për të mos u dhënë atyre sigurimet. Kjo ndërkohë që këta infermierë po rrezikojnë jetën.

 

Iran: Mbështetësit e Muxhahedinëve (MEK) dhe Njësitë e Rezistencës Përkujtojnë Heronjtë e Rënë të Masakrës së 1988-ës

Shkruar nga Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)

Teheran- Masakra e 1988-ës është krimi më i madh i pandëshkuar kundër njerëzimit – 31 korrik 2020

“Ne nuk do të falim, as nuk do të harrojmë, autorët e masakrës ndaj 30,000 të burgosurve politikë duhet të përballen me drejtësinë”

Me rastin e 32-vjetorit të masakrës së 1988-ës ndaj 30,000 të burgosurve politikë në Iran, mbështetësit e Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI / MEK) dhe Njësitë e Rezistencës, përkujtuan heronjtë e rënë të këtij krimi, dhe bënë thirrje që autorët e këtij krimi të urryer të ndiqen penalisht. Këto veprimtari u zhvilluan në Teheran e shumë qytete të tjera, duke përfshirë Semnan, Shiraz, Rudsar, Rasht, Isfahan, Mashhad, Iranshahr, Zanjan, Ahvaz, Ilam, Khorramabad, Qom, Karaj, Kermanshah, Dezful, Shahriyar, Kerman, Mazandaran, Babol, Zahedan, Borujerd, Hamedan, Neyshabur, Tabriz dhe Hashtgerd.

Në gusht 1988, mbi 30,000 të burgosur politikë, shumica anëtarë dhe mbështetës të Mujahedin-e Khalq (MEK), u masakruan nga regjimi klerikal, gjë që është rast i qartë i një krimi kundër njerëzimit.

Disa nga slloganet e përdorura në këtë fushatë ishin: “Kërkojmë llogaridhënie nga autorët e masakrës së urryer të 1988-ës kundër njerëzimit,” “Masakra e 1988-ës është krimi më i madh i pandëshkuar kundër njerëzimit,” “Gjaku i martirëve të masakrës së 1988-ës është fara e kryengritjeve iraniane,” “Ne nuk do ta falim, as nuk do ta harrojmë masakrën e 1988-ës ndaj të burgosurve,” “Maryam Rajavi: Angazhimi ynë është të mbetemi besnikë ndaj sovranitetit dhe votës së popullit tonë,” “Ne do ta përmbysim këtë regjim dhe do ta marrim Iranin nga mullahët,” “Poshtë Khamenei, lavdi Rajavi.”

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)

6 gusht 2020

Teheran- Maryam Rajavi: Gjaku i martirëve të masakrës së 1988-ës është fara e kryengritjeve iraniane- 29 korrik 2020

Teheran dhe Semnan: Të rinjtë e rebeluar frymëzohen nga sakrificat e martirëve të masakrës së 1988-ës – 29 korrik 2020

Shiraz, Mashhad, Rudsar dhe Rasht- Përkujtim i martirëve të masakrës së 1988-ës- 29 korrik 2020

Isfahan, Mashhad, Iranshahr, Zanjan, Ahvaz, Ilam, Khorramabad, Qom& Karaj- Lavdi Massoud Rajavi, Poshtë Khamenei- 29 korrik 2020

Teheran- Masakra e 1988-ës është krimi më i madh i pandëshkuar kundër njerëzimit – 31 korrik 2020

Mashhad dhe Teheran- Ne as nuk e falim, as nuk e harrojmë masakrën e 1988-ës ndaj të burgosurve në vargonj – 31 korrik 2020

Mashhad, Bushehr, Kermanshah & Dezful- Shkrim në mur për përkujtimin e viktimave të masakrës së 1988-ës – 31 korrik 2020

Teheran, Shahriar, Kerman, Mazandaran & Mashhad- graffiti – “Poshtë Khamenei, Lavdi Rajavi”- 1 gusht 2020

Babol, Zahedan, Rasht, Shiraz& Kerman- Përkujtim i martirëve të masakrës së 1988-ës, nga Njësitë e Rezistencës- 1 gusht 2020

Dorud, Kerman, Shiraz, Bandar Anzali- Përkujtim i martirëve të masakrës së 1988-ës, nga Njësitë e Rezistencës- 1 gusht 2020

Borujerd& Hamedan- Përkujtim i martirëve të masakrës së 1988-ës, nga Njësitë e Rezistecës- 2 gusht 2020

Teheran, Tabriz & Neyshabur- Kremtim i përvjetorit të Revolucionit Kushtetues në Iran – 3 gusht 2020

Teheran, Shiraz, Hashtgerd (Alborz)- Kremtim i përvjetorit të Revolucionit Kushtetues në Iran – 3 gusht 2020

Teheran- MassoudRajavi: “Fitorja do të arrihet nëse përpiqemi edhe 100 herë më fort”

Iran: Përditësim Lidhur me Koronavirusin, Mbi 83,800 Vdekje, 6 Gusht 2020

NUMRI I VIKTIMAVE (DERI MË 6 gusht 2020, 6:00 PM CEST):
Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI / MEK) shpalli mbasditen e sotme, më 6 gusht 2020, se koronavirusi ua ka marrë jetën mbi 83,800 njerëzve në  369 qytete të Iranit. Numri i vdekjeve në provinca të ndryshme është: 20740 në Teheran, 3926 në Mazandaran, 3748 në Isfahan, 3512 në Gilan, 3405 në Lorestan, 2425 në Azerbaixhanin Lindor, 2300 në Fars, 2279 në Golestan 2174 në Hamedan, 2030 në Kermanshah, 1251 në Kerman, 1050 në Semnan, 988 në Markazi (Qendër), 680 në Gazvin. Kjo është përveç raporteve të marra nga provincat e tjera.