Më 21 shtator, Departamentet e Shtetit, Thesarit, dhe Tregtisë të Shteteve të Bashkuara vunë sanksione të reja mbi regjimin iranian për veprimtaritë e tij malinje dhe përpjekjet e tij për të patur një bombë bërthamore. Këto veprime u shpallën në një deklaratë të nxjerrë nga Departamenti i Shtetit të hënën.
“Regjimi e përdor programin e tij bërthamor për ta zhvatur komunitetin ndërkombëtar dhe për të kërcënuar sigurinë rajonale e ndërkombëtare. Irani posedon forcën më të madhe të raketave balistike në Lindjen e Mesme, dhe u ka eksportuar raketa dhe teknologji të prodhimit të raketave aktorëve të dhunshëm jo-shtetërorë si militantët Houthi në Jemen dhe terroristët e Hizballah në Liban e Siri. SHBA dhe forcat partnere i kanë ndaluar vazhdimisht armët iraniane të drejtuara për tek Houthi-t gjatë vitit të shkuar, gjë që tregon se regjimi vazhdon ta përdorë arsenalin e tij të armëve konvencionale për ta destabilizuar Lindjen e Mesme dhe për të nxitur dhunë sektare e terrorizëm në rajon,” lexon deklarata.
“Këto veprime theksojnë se Shtetet e Bashkuara nuk do të ngurrojnë t’u kundërvihen kërcënimeve bërthamore, të raketave, e të armëve konvencionale të Iranit të cilat bënë që Këshilli i Sigurimit i OKB të vendoste unanimisht sanksione mbi Iranin për herë të parë duke filluar në vitin 2006. Këto masa janë përsëri në fuqi kundër Iranit, falë rikthimit të sanksioneve bazuar në rezolutën 2231 të Këshillit të Sigurimit të OKB,” shton deklarata, duke iu referuar mekanizmit ‘snapback’.
300 komunitete iraniane nga SHBA, Europa, Australia, dhe Kanadaja bëjnë thirrje për sanksione kundër regjimit të Iranit
Raportim nga PMOI/MEK
Iran, 21 shtator 2020—Teksa regjimi iranian vazhdon t’i intensifikojë abuzimet ndaj të drejtave njerëzore brenda vendit dhe eksportimin e terrorizmit jashtë vendit, gjithnjë e më shumë iranianë po i bëjnë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të vërë sanksione mbi regjimin dhe të marrë anën e popullit iranian, i cili ka kohë që bën thirrje shumë qartë për ndryshim regjimi në vend.
Në një letër të hapur nga 300 komunitete iraniane në Europë, Shtetet e Bashkuara, Australi, dhe Kanada, nënshkruesit përsëritën se e vetmja mënyrë për t’u përballur me kërcënimin që përbën regjimi iranian është mbështetja për dëshirën e popullit iranian për liri e demokraci.
“Gjatë kryengritjeve të 2017-ës, si dhe në nëntor 2019 e janar 2020, populli iranian e shprehu dëshirën e vet për ta përmbysur regjimin me slloganet ‘Vdekje Khamenei-t, Rouhani-t,’ ‘Reformist, principlist, loja mbaroi,’ dhe ‘Vdekje tiranit, qoftë ai Shahu apo udhëheqësi,’” lexon letra.
Komunitetet iraniane përsërisin gjithashtu se populli i Iranit nuk mund ta durojë më faktin që regjimi e shpërdoron pasurinë e popullit për luftërat proksi në vendet e rajonit. “
Atëherë si mund të ndihmojë komuniteti ndërkombëtar? Komunitetet iraniane theksojnë tre masa thelbësore:
Një embargo e plotë armësh mbi regjimin dhe rikthimi i gjashtë rezolutave të Këshillit të Sigurimit dhe i të gjitha sanksioneve të OKB. “Ideja se sanksionet kanë në shënjestër popullin është demagogjike,” shkruajnë nënshkruesit e letrës, duke shtuar se të ardhurat e Iranit nga nafta “shpenzohen plotësisht për represion e nxitje për luftë, ose vidhen nga liderët e regjimit. Çdo plumb që i shitet regjimit përdoret kundër popullit iranian dhe kundër paqes në rajon.”
Mbyllja e ambasadave të regjimit iranian në Europë si “qendra aktesh terroriste” dhe dëbimi i të gjithë agjentëve të regjimit që veprojnë si diplomatë.
Njohja e të drejtës së popullit iranian për të luftuar kundër fashizmit fetar dhe për të themeluar demokracinë dhe sundimin e popullit në Iran. “Zgjidhja përfundimtare për krizën iraniane është përmbysja e regjimit klerikal nga populli iranian dhe rezistenca iraniane,” shkruhet në një pjesë të letrës.
Në mbyllje të letrës, komunitetet iraniane përsërisin se, mbështetja për Organizatën Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK) dhe për Njësitë e Rezistencës është “detyrim kombëtar i çdokujt që është i përkushtuar ndaj lirisë së Iranit.”
“Plani me dhjetë pika i Znj. Maryam Rajavi, Presidentes së zgjedhur të Këshillit Kombëtar të Rezistencës (NCRI), për Iranin e së ardhmes, i bazuar në një republikë pluraliste që mbështetet tek ndarja e fesë nga shteti, barazia mes burrave dhe grave, liria e shprehjes dhe mendimit, barazia dhe të drejtat e të gjitha kombësive dhe ndjekësve të të gjitha feve, dhe një Iran jo-bërthamor, thekson garancinë për demokraci në Iran dhe paqe e miqësi në rajon e në botë,” shkruajnë komunitetet iraniane.
Koronavirusi i ri, i njohur gjithashtu si COVID-19, ua ka marrë jetën mbi 106,800 njerëzve në mbarë Iranin, sipas opozitës iraniane PMOI/MEK
Mbi 106,800 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi i ri në 440 qytete të shpërndara në të 31 provincat e Iranit, sipas raporteve të mbledhura nga opozita iraniane Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK), deri mbasditen e së hënës sipas kohës lokale, 21 shtator. Numri zyrtar i vdekjeve i deklaruar nga regjimi është 24,478, pra rreth një e pesta e shifrës së vërtetë.
Infografikë-Mbi 106,800 të vdekur nga koronavirusi (COVID-19) në Iran
Lideri Suprem i regjimit iranian Ali Khamenei, duke qenë zyrtari më i lartë përgjegjës për krizën e tmerrshme të Covid-19 në Iran, theu heshtjen e tij disa-javëshe mbi këtë çështje për t’ia vënë fajin edhe një herë popullit. “Mos e nënvlerësoni Covid-19-ën. A është një problem i thjeshtë të kesh rreth 150 vdekje çdo ditë?! Kura është në duart tona. Zyrtarët po vetë-sakrifikohen vërtet. Që nga mjekët, infermierët e drejtorët e ndryshëm, ata po përpiqen vazhdimisht. Ne, populli, duhet të marrim masa mbi bazën e përgjegjësive tona. Distancimi social, maskat e udhëzimet, larja e duarve, këto janë masa të domosdoshme,” tha ai.
Ndërkohë që qeveria irakene më 12 shtator i ndaloi udhëtimet e njerëzve nga Irani në Irak për ceremoni fetare, Khamenei u përpoq të paraqiste një imazh të përgjegjshëm për veten. “Pjesëmarrja në këto ceremoni fetare duhet të miratohet së pari nga zyrtarët e shëndetësisë të vendit. Nëse ata thonë jo, atëherë duhet të jetë jo. Tani për tani, ata kanë thënë jo,” tha ai.
Gjatë mbledhjes së Tasforcëcs së Koronavirusit të dielën, ministri i shëndetësisë Saied Namaki i tha presidentit të regjimit Hassan Rouhani, “Parashikimet tona tregojnë se numri i vdekjeve në Isfahan do të rritet me një ritëm të tmerrshëm në javët që vijnë.”
Gjatë po kësaj seance, Alireza Raisi, zëvendës ministri i shëndetësisë, tha se në Qom koronavirusi është në rritje të madhe. “Që javën e shkuar, numri i pacientëve të shtruar në spitale është rritur nga 271 në 531. Edhe vdekjet do të rriten,” tha ai. “Të gjitha diskutimet për imunitetin e tufës e të turmës janë pa baza. Raportet e disa njerëzve se në Qom, 70 përqind e njerëzve nuk do të infektohen më nga virusi janë të pavërteta.”
Situata në burgje është kaq e keqe saqë Abdolreza Rahmani Fazli, ministri i brendshëm, i tha Rouhani-t se në burgje, edhe numri i vdekjeve, edhe i rasteve, është i lartë, dhe burgjet janë tepër të mbipopulluara. Rahmani Fazli i kërkoi prokurorit të përgjithshëm të marrë një vendim lidhur me këtë për shkak të “çështjes delikate.”
Znj. Rajavi i bën thirrje edhe një herë komunitetit ndërkombëtar që ta detyrojë regjimin t’i lirojë të burgosurit të paktën për sa kohë të zgjasë pandemia, dhe të dërgojë një delegacion i cili të vizitojë burgjet dhe të takohet me të burgosurit, sidomos të burgosurit politikë.
Kryengritjet e fundit mbarëkombëtare në Iran janë shenja të qarta të dështimit të regjimit klerikal për të shtypur disidencën e organizuar. Në të njëjtën kohë, këto kryengritje mund të pritet t’i japin regjimit stimuj shtesë për të rritur përpjekjet e tij shtypëse.
Sigurisht, këto përpjekje do të përfshijnë arrestimin, gjykimin dhe ndëshkimin e ashpër të aktivistëve pro-demokracisë dhe kërcënime të tjera të perceptuara ndaj sistemit teokratik. Komuniteti ndërkombëtar duhet të vendosë të mbajë nën presion regjimin për shkelje të tilla të të drejtave të njeriut. Por duhet gjithashtu të pranojë që jo të gjitha veprimtaritë shtypëse të këtijregjimi janë kaq flagrante ose aq të lehta për tu njohur.
Ky fakt u theksua nga një ish-drejtor i Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Iranit, Nasser Razavi, në një manual të vitit 2019 me titull, Strategjia dhe Asgjë tjetër. Kur u intervistua për atë libër, Razavi përshkroi strategjinë e regjimit për t’iu kundërvënë Organizatës Mojahedin të Popullit të Iranit, ose MEK, e cila ka kohë që është njohur si kërcënimi më i madh për mullahët që mbajnë pushtetin.
“Në vitet 1990, ne patëm një rishikim thelbësor të metodave dhe strategjive për të luftuar MEK,” tha ai. “Ne arritëm në përfundimin se nuk mund ta shkatërrojmë organizatën duke kryer operacione dhe sulme ushtarake … Sa më shumë që goditen, aq më të fortë dhe më koherentë bëhen ata. Ata do të rekrutojnë më shumë njerëz dhe aktiviteti i tyre do të intensifikohet më shumë nëse nuk shkojmë për operacione psikologjike kundër tyre … ”
Me fjalë të tjera, pas lulëzimit të terrorizmit të mbështetur nga Irani në vitet 80 dhe 90, regjimi filloi të mbështetej më shumë te propaganda dhe dezinformimi për të shtypur disidencën. Pjesa më e madhe e kësaj strategjie u përqendrua në demonizimin e MEK si brenda dhe jashtë vendit, me shpresën për të parandaluar organizimin e mëtejshëm të aktiviteteve anti-qeveritare nën siglën e organizatës.
IRGC dhe MOIS përpiqen të demonizojnë Rezistencën iraniane nga frika se mos rinia u bashkohet atyre
Ky riorientim strategjik është i dukshëm në trendet që janë vërejtur në transmetimet dhe botimet e mediave shtetërore. Gjatë katër dekadave, botuesit e komanduar nga shteti prodhuan 526 vëllime të përqendruara në portretizime negative të MEK. Por ndërsa shkalla e botimit ishte mesatarisht 11 libra në vit nga fillimi i regjimit deri në 2016, norma u rrit në 19 libra në vit gjatë tre viteve të mëtejshme.
Prodhimi shtetëror i filmave, dokumentarëve dhe serialeve televiziv tregon një histori edhe më të hollësishme rreth fiksimit në rritje të regjimit kundër armikut të tij të kahershëm. Ndërsa një pjesë e vogël e veprave të tilla u krijuan në secilën prej tre dekadave të mëparshme, orari i prodhimit u përshpejtua shumë herë në mënyrë dramatike në vitin 2010, kështu që midis asaj kohe dhe 2018-shit, 169 filma dhe shfaqje marramendëse u transmetuan me qëllim që të demonimizohej MEK, disa nga ato shumë herë.
Vlen për tu përmendur se, këto të dhëna mbulojnë vetëm një periudhë kohe që mbaron pak pas kryengritjes mbarëkombëtare që ndodhi gjatë pjesës më të madhe të Janarit 2018. Nuk përfshin të gjithë “vitin plot me kryengritje” që u rrit nga ajo lëvizje mbarëkombëtare sipas Këshillit Kombëtar të Rezistencës të Presidentes së zgjedhur të Iranit Marjam Raxhavi. Dhe mbarojnë në kryengritjen e rindezur në nëntor 2019, e cila vlerësohej të ishte afërsisht 30 për qind më e madhe se kryengritja e mëparëshme dhe që nxiti gjithashtu disa nga shembujt më të këqij të dhunës flagrante nga autoritetet e regjimit që para “rishikimit themelor” të metodave të MOIS në vitet 1990.
Kryengritja e dytë u përhap menjëherë në rreth 200 qytete dhe qyteza, por Trupat e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ishin po aq të shpejtë për të hapur zjarr kundër demonstruesve duke përdorur municione të vërteta dhe duke shtënë për të vrarë. Pas një periudhe prej vetëm disa ditësh, forca paramilitare e vijës së ashpër kishte vrarë afro 1,500 demonstrues paqësorë. Rreth 12,000 të tjerë u arrestuan dhe disa prej tyre janë dënuar me vdekje. Ka më shumë gjasa të shtohen reprazaljet, përveç nëse bashkësia ndërkombëtare e detyron regjimin të besojë se do të përballet me pasoja të forta po qe se vazhdon me këto shkelje të të drejtave të njeriut.
Dikush mund të supozojë se kjo është një detyrë shumë më e ngutshme për fuqitë botërore sesa çdo përpjekje për t’iu kundërvënë propagandës iraniane. Dhe sigurisht, kjo është e vërtetë në sipërfaqen e saj. Por bashkësia ndërkombëtare duhet gjithashtu të ketë parasysh se presioni është dobësuar për llojet e politikave që mund të parandalojnë krimet iraniane kundër njerëzimit kur propaganda e regjimit lejohet të zhvillohet e shfrenuar.
Prevalenca në rritje e asaj propagande nuk është vetëm një çështje e brendshme. Është bërë zakon për të infektuar narrativat globale të medias, shpesh përmes rrjeteve të “gazetarëve miqësorë” të cilët regjimi i ka kultivuar me kujdes gjatë viteve. Pikat e bisedimeve të Teheranit në lidhje me MEK mund të vërtetohen edhe nga ish-anëtarë të supozuar të organizatës, megjithëse këto pa dyshim rezultojnë të jenë asete të inteligjencës së MOIS ose që paraqiten si të internuar nga MEK ose veprojnë të detyruar pas kërcënimeve që u bëhen atyre ose familjeve të tyre.
Iran's disinformation campaign against the MEK via 'friendly journalists'
Këto taktika të ndikimit të huaj janë ekspozuar në një numër çështjesh gjyqësore, përfshirë një që përfundoi këtë vit dhe një ishte vitin e kaluar, të dyja në të njëjtin qark gjerman. Në secilin rast, botimet e brendshme u urdhëruan të hiqnin elementët kryesorë të artikujve të tyre në lidhje me përbërjen e MEK në Shqipëri të njohur si Ashraf 3, pasi u përcaktua që reporterët nuk ishin mbështetur në standardet e duhura për verifikimin e burimeve të tyre ose pretendimet e marra prej tyre.
Fatkeqësisht, konkluzione të tilla gjyqësore nuk janë të mjaftueshme nga ana e tyre për të parandaluar përhapjen e dezinformimit në lidhje me grupin disident që luajti rolin kryesor në kryengritjet e vitit 2018 dhe 2019. Pa dyshim, informacioni i rremë u përhap përtej faqeve të Der Spiegel dhe Frankfurter Algeimeiner Zeitung para se të tërhiqej. Dhe prej aty, ka shumë të ngjarë të shërbejë për të vërtetuar politikat më të gabuara të Iranit që kanë zënë vend në Perëndim gjatë viteve.
Këto politika kanë tendencë dërrmuese në drejtim të një qasje pajtuese ndaj regjimit klerikal, bazuar në supozimin e rremë se nuk ka asnjë alternativë praktike që mund të funksionojë drejt ndryshimeve brenda Iranit. Kjo nga ana tjetër kufizon shkallën e gatishmërisë së qeverive perëndimore për të ushtruar presion të vërtetë mbi regjimin, dhe sigurisht i ndalon ata të ofrojnë mbështetje të rëndësishme politike për MEK, i cili ka kohë që është hequr si një grup margjinal dhe një “kult” siç cilësohej nga propaganduesit e Iranit.
Kryengritjet e fundit paraqesin një sfidë të jashtëzakonshme kundër asaj propagande, por ajo duhet të çrrënjoset në mënyrë aktive. Jo vetëm që është e mundur por është absolutisht jetike që këto përpjekje të shkojnë krah për krah me kritikat kundër përpjekjeve të regjimit Iranian për të goditur mbështetësit e brendshëm të MEK dhe mbështetësit e tjerë që luftojnë për një Iran demokratik.
Njëzet e një grupe të të drejtave njerëzore i kanë bërë apel Organizatës së Kombeve të Bashkuara që të nisë një hetim mbi masakrën e 1988-ës ndaj të burgosurve politikë në Iran.
Teksa krizat ekonomike e shoqërore në Iran rriten për shkak të keqmenaxhimit nga regjimi, zyrtarët dhe mediat shtetërore po paralajmërojnë për protesta të reja anti-regjim dhe për disfatën e mullahëve në horizont.
Gjatë seancës publike të Parlamentit të regjimit të dielën, dhe në mes të grindjeve të brendshme të tyre, disa nga deputetët e regjimit e pranuan krizën aktuale ekonomike. Gjithashtu, ata identifikuan korrupsionin sistematik e të institucionalizuar si arsyen kryesore për sfidat ekonomike. Në këtë mënyrë, ata hodhën poshtë të gjitha përpjekjet dhe pretendimet e mullahëve e apologjetëve të tyre për të fajësuar sanksionet për problemet ekonomike e shoqërore të Iranit.
“Rritja ekonomike e vendit ka qenë negative për tetë vite. Qeveria që pretendonte se do t’i zgjidhte problemet e popullit tashmë është e dëshpëruar për një zgjidhje. Të ardhurat e vendit janë ulur me 34% që në 2013-ën. Fuqia blerëse e njerëzve është ulur në një të tretën e vitit të kaluar dhe çmimet kapin majat në mënyrë të papritur e vazhdimisht. Lëndët bujqësore si gruri, soja, etj., rriten 10-fish brenda natës, lëndët e ndërtimit rriten më shumë se 10 deri në 20 herë, dhe çmimet e mishit kapin majat,” tha Kamal Alipour, një nga deputetët e regjimit, të dielën.
Një student iranian dërgohet nga IRGC në fushëbetejat e luftës Iran-Irak
22 shtatori shënon 40-vjetorin e fillimit të Luftës Iran-Irak. Por regjimi i mullahëve nuk i ka braktisur politikat e tij luftënxitëse dhe plaçkitjen e burimeve kombëtare për këtë arsye.
Që nga revolucioni i 1979-ës, regjimi mesjetar i mullahëve, për shkak të interpretimit reaksionar që i bën Islamit, ka qenë i paaftë për ta përdorur potencialin e çliruar pas revolucionit. Nga frika se ky potencial shpejt mund të kthehej kundër tyre dhe ta rrëzonte sistemin e tyre teokratik, mullahët e themeluan regjimin e tyre mbi shtypjen ndaj popullit dhe eksportimin e terrorizmit jashtë vendit.
Në 1980-ën, themeluesi i regjimit Ruhollah Khomeini nisi të ndërhynte në Irak me eksportimin e klerikëve që predikonin markën e tij të Islamit reaksionar. Kjo ndërhyrje ishtë një nga shkaqet kryesore të gabimit fatal të Irakut në sulmimin e Iranit.
Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK) mori pjesë fillimisht në mbrojtjen e popullit iranian nga agresioni iraken. Shumë nga mbështetësit e MEK u vranë e u burgosën gjatë luftës. Në qershor 1982, irakenët nuk ishin më në territorin iranian. Irakenët propozuan një armëpushim pas disa muajsh shkatërrimi më 17 qershor 1982, por Khomeini nuk pranoi. Khomeini e mirëpriti luftën si një gjë e mirë, duke e quajtur atë “një bekim hyjnor,” dhe e përdori në mënyrë demagogjike për të goditur çdo kundërshtim ndaj regjimit të tij si një kolonë e pestë irakene. Kjo demagogji nuk e frikësoi Rezistencën e cila nisi një përpjekje serioze për të kërkuar që lufta të merrte fund.
Khomeini e zgjati këtë luftë anti-patriotike për tetë vite, duke vrarë një milion iranianë, duke paralizuar dy milion e duke shpërngulur dy milion njerëz të tjerë në mbarë Iranin. Ministria e Arsimit e regjimit shpalli më 5 janar 1989 se gjatë luftës kishte dërguar 440,000 studentë në vijat e para të luftës e në fushat e minuara.
Kur regjimi u detyrua ta pranonte armëpushimin me Irakun, për shkak të fushatës ndërkombëtare të Rezistencës Iraniane për paqe dhe përballjes me një shoqëri të trazuar e të shkatërruar nga lufta, Khomeini dha urdhër brutalisht për masakrën ndaj mbi 30,000 të burgosurve politikë, shumica anëtarë të MEK, për ta stabilizuar regjimin e tij.
Krahas torturimit dhe ngacmimit të të burgosurve të arrestuar gjatë kryengritjeve në burgjet e Gohardasht, Evin, dhe të Teheranit të Madh (Fashafuyeh), ithtarët e regjimit klerikal i kanë mbajtur protestuesit në qendra paraburgimi të përkohshme e të fshehta të Ministrisë së Inteligjencës, IRGC-së, dhe të Forcave të Sigurisë së Shtetit (SSF) para se t’i transferonin ata në këto burgje. Në këto dhoma të përkohshme torturash, që përfshijnë Gisha, Policinë e Sigurisë në Islamshahr, Policinë e Sigurisë në Niloufar, dhe Policinë e Sigurisë në Shahriar, protestuesit janë torturuar rëndë. Burgu i nëndheshëm i divizionit të inteligjencës të IRGC-së në Shiraz (që njihet si Ebrat) është një dhomë famëkeqe torturash ku torturohen qindra protestues.
Edhe nëntë laureatë të tjerë të çmimit Nobel kanë nënshkruar një deklaratë që dënon ekzekutimin e NavidAfkari, një kampion iranian në mundje, duke iu bashkuar tetë fituesve të tjerë të çmimit Nobel. Kjo deklaratë është publikuar për herë të parë më 13 shtator 2020.
Nënshkruesit e kësaj deklarate e nxisin Sekretarin e Përgjithshëm të OKB Antonio Guterres që ta dënojë regjimin iranian për ekzekutimin e Navid Afkari. Ata nxisin gjithashtu Zyrën e Komisioneres së Lartë të OKB për të Drejtat e Njeriut që të dërgojë përfaqësues për të vizituar burgjet iraniane dhe për t’u takuar me të burgosurit.
Koronavirusi ua ka marrë jetën mbi 106,200 njerëzve në 440 qytete të Iranit
NUMRI I VIKTIMAVE (DERI MË 15 shtator 2020):
Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI / MEK) shpalli mbasditen e sotme, 20 shtator 2020, se Koronavirusi ua ka marrë jetën mbi 106,200 njerëzve në 440 qytete të Iranit. Numri i vdekjeve në provinca të ndryshme është: 25535 në Teheran, 7758 në Khorasan Razavi, 4994 në Isfahan, 4780 në Qom, 4728 në Lorestan, 3168 në Azerbaixhan Lindor, 2986 në Alborz, 2816 në Azerbaixhan Perëndimor, 2051 në Kurdestan, 1680 në Kerman, 1396 në Semnan, 1011 në Zanjan, 889 në Ilam. Kjo është krahas raporteve të marra nga provincat e tjera.