Friday, March 29, 2024

Për t’iu kundërvënë më mirë abuzimeve të të drejtave të njeriut në Iran, kundërshtoni  propagandën e tij kundër MEK

Shkruar nga Shahriar Kia

22nd Shtator 2020

Ashraf-3, shtëpia e anëtarëve të MEK në Shqipëri

Kryengritjet e fundit mbarëkombëtare në Iran janë shenja të qarta të dështimit të regjimit klerikal për të shtypur disidencën e organizuar. Në të njëjtën kohë, këto kryengritje mund të pritet t’i japin regjimit stimuj shtesë për të rritur përpjekjet e tij shtypëse.

Sigurisht, këto përpjekje do të përfshijnë arrestimin, gjykimin dhe ndëshkimin e ashpër të aktivistëve pro-demokracisë dhe kërcënime të tjera të perceptuara ndaj sistemit teokratik. Komuniteti ndërkombëtar duhet të vendosë të mbajë nën presion regjimin për shkelje të tilla të të drejtave të njeriut. Por duhet gjithashtu të pranojë që jo të gjitha veprimtaritë shtypëse të këtijregjimi janë kaq  flagrante ose aq të lehta për tu njohur.

Ky fakt u theksua nga një ish-drejtor i Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Iranit, Nasser Razavi, në një manual të vitit 2019 me titull, Strategjia dhe Asgjë tjetër. Kur u intervistua për atë libër, Razavi përshkroi strategjinë e regjimit për t’iu kundërvënë Organizatës Mojahedin të Popullit të Iranit, ose MEK, e cila ka kohë që është njohur si kërcënimi më i madh për mullahët që mbajnë pushtetin.

“Në vitet 1990, ne patëm një rishikim thelbësor të metodave dhe strategjive për të luftuar MEK,” tha ai. “Ne arritëm në përfundimin se nuk mund ta shkatërrojmë organizatën duke kryer operacione dhe sulme ushtarake … Sa më shumë që goditen, aq më të fortë dhe më koherentë bëhen ata. Ata do të rekrutojnë më shumë njerëz dhe aktiviteti i tyre do të intensifikohet më shumë nëse nuk shkojmë për operacione psikologjike kundër tyre … ”

Me fjalë të tjera, pas lulëzimit të terrorizmit të mbështetur nga Irani në vitet 80 dhe 90, regjimi filloi të mbështetej më shumë te propaganda dhe dezinformimi për të shtypur disidencën. Pjesa më e madhe e kësaj strategjie u përqendrua në demonizimin e MEK si brenda dhe jashtë vendit, me shpresën për të parandaluar organizimin e mëtejshëm të aktiviteteve anti-qeveritare nën siglën e organizatës.

IRGC dhe MOIS përpiqen të demonizojnë Rezistencën iraniane nga frika se mos rinia u bashkohet atyre
Ky riorientim strategjik është i dukshëm në trendet që janë vërejtur në transmetimet dhe botimet e mediave shtetërore. Gjatë katër dekadave, botuesit e komanduar nga shteti prodhuan 526 vëllime të përqendruara në portretizime negative të MEK. Por ndërsa shkalla e botimit ishte mesatarisht 11 libra në vit nga fillimi i regjimit deri në 2016, norma u rrit në 19 libra në vit gjatë tre viteve të mëtejshme.

Prodhimi shtetëror i filmave, dokumentarëve dhe serialeve televiziv tregon një histori edhe më të hollësishme rreth fiksimit në rritje të regjimit kundër armikut të tij të kahershëm. Ndërsa një pjesë e vogël e veprave të tilla u krijuan në secilën prej tre dekadave të mëparshme, orari i prodhimit u përshpejtua shumë herë në mënyrë dramatike në vitin 2010, kështu që midis asaj kohe dhe 2018-shit, 169 filma dhe shfaqje marramendëse u transmetuan me qëllim që të demonimizohej MEK, disa nga ato shumë herë.

Vlen për tu përmendur se, këto të dhëna mbulojnë vetëm një periudhë kohe që mbaron pak pas kryengritjes mbarëkombëtare që ndodhi gjatë pjesës më të madhe të Janarit 2018. Nuk përfshin të gjithë “vitin plot me kryengritje” që u rrit nga ajo lëvizje mbarëkombëtare sipas Këshillit Kombëtar të Rezistencës të Presidentes së zgjedhur të Iranit Marjam Raxhavi. Dhe mbarojnë në kryengritjen e rindezur në nëntor 2019, e cila vlerësohej të ishte afërsisht 30 për qind më e madhe se kryengritja e mëparëshme dhe që nxiti gjithashtu disa nga shembujt më të këqij të dhunës flagrante nga autoritetet e regjimit që para “rishikimit themelor” të metodave të MOIS në vitet 1990.

Kryengritja e dytë u përhap menjëherë në rreth 200 qytete dhe qyteza, por Trupat e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ishin po aq të shpejtë për të hapur zjarr kundër demonstruesve duke përdorur municione të vërteta dhe duke shtënë për të vrarë. Pas një periudhe prej vetëm disa ditësh, forca paramilitare e vijës së ashpër kishte vrarë afro 1,500 demonstrues paqësorë. Rreth 12,000 të tjerë u arrestuan dhe disa prej tyre janë dënuar me vdekje. Ka më shumë gjasa të shtohen reprazaljet, përveç nëse bashkësia ndërkombëtare e detyron regjimin të besojë se do të përballet me pasoja të forta po qe se vazhdon me këto shkelje të të drejtave të njeriut.

Dikush mund të supozojë se kjo është një detyrë shumë më e ngutshme për fuqitë botërore sesa çdo përpjekje për t’iu kundërvënë propagandës iraniane. Dhe sigurisht, kjo është e vërtetë në sipërfaqen e saj. Por bashkësia ndërkombëtare duhet gjithashtu të ketë parasysh se presioni është dobësuar për llojet e politikave që mund të parandalojnë krimet iraniane kundër njerëzimit kur propaganda e regjimit lejohet të zhvillohet e shfrenuar.

Prevalenca në rritje e asaj propagande nuk është vetëm një çështje e brendshme. Është bërë zakon për të infektuar narrativat globale të medias, shpesh përmes rrjeteve të “gazetarëve miqësorë” të cilët regjimi i ka kultivuar me kujdes gjatë viteve. Pikat e bisedimeve të Teheranit në lidhje me MEK mund të vërtetohen edhe nga ish-anëtarë të supozuar të organizatës, megjithëse këto pa dyshim rezultojnë të jenë asete të inteligjencës së MOIS ose që paraqiten si të internuar nga MEK ose veprojnë të detyruar pas kërcënimeve që u bëhen atyre ose familjeve të tyre.

Iran's disinformation campaign against the MEK via 'friendly journalists'

Këto taktika të ndikimit të huaj janë ekspozuar në një numër çështjesh gjyqësore, përfshirë një që përfundoi këtë vit dhe një ishte vitin e kaluar, të dyja në të njëjtin qark gjerman. Në secilin rast, botimet e brendshme u urdhëruan të hiqnin elementët kryesorë të artikujve të tyre në lidhje me përbërjen e MEK në Shqipëri të njohur si Ashraf 3, pasi u përcaktua që reporterët nuk ishin mbështetur në standardet e duhura për verifikimin e burimeve të tyre ose pretendimet e marra prej tyre.

Fatkeqësisht, konkluzione të tilla gjyqësore nuk janë të mjaftueshme nga ana e tyre për të parandaluar përhapjen e dezinformimit në lidhje me grupin disident që luajti rolin kryesor në kryengritjet e vitit 2018 dhe 2019. Pa dyshim, informacioni i rremë u përhap përtej faqeve të Der Spiegel dhe Frankfurter Algeimeiner Zeitung para se të tërhiqej. Dhe prej aty, ka shumë të ngjarë të shërbejë për të vërtetuar politikat më të gabuara të Iranit që kanë zënë vend në Perëndim gjatë viteve.

Këto politika kanë tendencë dërrmuese në drejtim të një qasje pajtuese ndaj regjimit klerikal, bazuar në supozimin e rremë se nuk ka asnjë alternativë praktike që mund të funksionojë drejt ndryshimeve brenda Iranit. Kjo nga ana tjetër kufizon shkallën e gatishmërisë së qeverive perëndimore për të ushtruar presion të vërtetë mbi regjimin, dhe sigurisht i ndalon ata të ofrojnë mbështetje të rëndësishme politike për MEK, i cili ka kohë që është hequr si një grup margjinal dhe një “kult” siç cilësohej nga propaganduesit e Iranit.

Kryengritjet e fundit paraqesin një sfidë të jashtëzakonshme kundër asaj propagande, por ajo duhet të çrrënjoset në mënyrë aktive. Jo vetëm që është e mundur por është absolutisht jetike që këto përpjekje të shkojnë krah për krah me kritikat kundër përpjekjeve të regjimit Iranian për të goditur mbështetësit e brendshëm të MEK dhe mbështetësit e tjerë që luftojnë për një Iran demokratik.