Saturday, July 27, 2024

Komunitetet iraniane në shtete të ndryshme bëjnë thirrje për sanksione kundër Teheranit

300 Iranian communities from the U.S., Europe, Australia, and Canada call for sanctions against Iran's regime300 komunitete iraniane nga SHBA, Europa, Australia, dhe Kanadaja bëjnë thirrje për sanksione kundër regjimit të Iranit

Raportim nga PMOI/MEK

Iran, 21 shtator 2020—Teksa regjimi iranian vazhdon t’i intensifikojë abuzimet ndaj të drejtave njerëzore brenda vendit dhe eksportimin e terrorizmit jashtë vendit, gjithnjë e më shumë iranianë po i bëjnë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të vërë sanksione mbi regjimin dhe të marrë anën e popullit iranian, i cili ka kohë që bën thirrje shumë qartë për ndryshim regjimi në vend.

Në një letër të hapur nga 300 komunitete iraniane në Europë, Shtetet e Bashkuara, Australi, dhe Kanada, nënshkruesit përsëritën se e vetmja mënyrë për t’u përballur me kërcënimin që përbën regjimi iranian është mbështetja për dëshirën e popullit iranian për liri e demokraci.

“Gjatë kryengritjeve të 2017-ës, si dhe në nëntor 2019 e janar 2020, populli iranian e shprehu dëshirën e vet për ta përmbysur regjimin me slloganet ‘Vdekje Khamenei-t, Rouhani-t,’ ‘Reformist, principlist, loja mbaroi,’ dhe ‘Vdekje tiranit, qoftë ai Shahu apo udhëheqësi,’” lexon letra.

Komunitetet iraniane përsërisin gjithashtu se populli i Iranit nuk mund ta durojë më faktin që regjimi e shpërdoron pasurinë e popullit për luftërat proksi në vendet e rajonit. “

Atëherë si mund të ndihmojë komuniteti ndërkombëtar? Komunitetet iraniane theksojnë tre masa thelbësore:

  1. Një embargo e plotë armësh mbi regjimin dhe rikthimi i gjashtë rezolutave të Këshillit të Sigurimit dhe i të gjitha sanksioneve të OKB. “Ideja se sanksionet kanë në shënjestër popullin është demagogjike,” shkruajnë nënshkruesit e letrës, duke shtuar se të ardhurat e Iranit nga nafta “shpenzohen plotësisht për represion e nxitje për luftë, ose vidhen nga liderët e regjimit. Çdo plumb që i shitet regjimit përdoret kundër popullit iranian dhe kundër paqes në rajon.”
  2. Mbyllja e ambasadave të regjimit iranian në Europë si “qendra aktesh terroriste” dhe dëbimi i të gjithë agjentëve të regjimit që veprojnë si diplomatë.
  3. Njohja e të drejtës së popullit iranian për të luftuar kundër fashizmit fetar dhe për të themeluar demokracinë dhe sundimin e popullit në Iran. “Zgjidhja përfundimtare për krizën iraniane është përmbysja e regjimit klerikal nga populli iranian dhe rezistenca iraniane,” shkruhet në një pjesë të letrës.

Në mbyllje të letrës, komunitetet iraniane përsërisin se, mbështetja për Organizatën Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK) dhe për Njësitë e Rezistencës është “detyrim kombëtar i çdokujt që është i përkushtuar ndaj lirisë së Iranit.”

“Plani me dhjetë pika i Znj. Maryam Rajavi, Presidentes së zgjedhur të Këshillit Kombëtar të Rezistencës (NCRI), për Iranin e së ardhmes, i bazuar në një republikë pluraliste që mbështetet tek ndarja e fesë nga shteti, barazia mes burrave dhe grave, liria e shprehjes dhe mendimit, barazia dhe të drejtat e të gjitha kombësive dhe ndjekësve të të gjitha feve, dhe një Iran jo-bërthamor, thekson garancinë për demokraci në Iran dhe paqe e miqësi në rajon e në botë,” shkruajnë komunitetet iraniane.