Shkruar nga Sedighe Shahrokhi

Të martën në mëngjes, 27 tetor, një grup mësuesish kopshtesh të zgjedhur u mblodhën para zyrës së Departamentit të Arsimit të regjimit në provincën qendrore të Iranit. Ata kërkuan punësim të pakushtëzuar.

Në mënyrë të ngjashme, të martën, mësuesit e Lëvizjes për Letërsi në Dezfoul, në jugperëndim të Iranit, mbajtën një protestë, duke kërkuar që situata e tyre e punësimit të sqarohej menjëherë.
Të shtunën, më 24 Tetor, një grup mësuesish në Yazd, (Irani qendror ) dolën gjithashtu në protestë. Këta mësues brohorisnin: “Nga dhimbja e bukës te dhimbja e zemrës, pa pagesë fare”.

Vlen të përmendet se regjimi kohët e fundit ka rritur çmimin e bukës, duke privuar kështu një pjesë të madhe të popullit iranian nga ushqimi i tyre më i rëndësishëm dhe për shumë, i vetmi.
Punëtorët me kontratë të komunës në qytetin Jahrom në provincën Fars, Irani lindor, u mblodhën në protestë për mosmarrjen e pagave të tyre për tre muaj rresht.
Vendasit në Ardakan, provinca Yazd (Irani qendror) u mblodhën para anëtarit të parlamentit të këtij qyteti të shtunën. Ata protestuan për lëshimin e licencave të reja për çelikun në këtë qytet.
Të shtunën, mbi 1000 punëtorë të fabrikës Barfab në Provincën Chaharmahal dhe Bakhtiari, ( Irani Jugperëndimor) organizuan një tjetër protestë. Këta punëtorë protestuan ndaj pasigurisë së tyre të punës dhe jetesës.
Punëtorët në projektin e ndërtimit të rrugës Ahar-Meshkinshahr në provincën Ardebil në Iranin veriperëndimor hynë në grevë përsëri të shtunën, duke kërkuar pagat e tyre të vonuara.





