Monday, February 6, 2023

Rezoluta e Re e OKB Konfirmon se Irani do të Vazhdojë me Shkeljet e të Drejtave Njerëzore, Nëse Nuk Merren Masa të Forta Ndaj Tij

 

Të mërkurën, Asembleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi rezolutën e 67-të që dënon shkeljet e rënda të të drejtave njerëzore në Iran. Rezoluta e 67-të e OKB nënvizon edhe një herë se shkeljet e të drejtave njerëzore brenda vendit, sidomos ekzekutimet, janë një mjet jetësor që regjimi i mullahëve përdor për të sunduar Iranin.

Rasti më i fundit i shkeljeve të të drejtave njerëzore nga Teherani ishte ekzekutimi i Ruhollah Zam, një qytetar me banim në Europë. Ekzekutimi i Zam ishte vetëm një shembull i brutalitetit të regjimit dhe mospërfilljes totale të tij ndaj ligjeve ndërkombëtare.

Në shtator, regjimi vari kampionin kombëtar të mundjes, NavidAfkari, pavarësisht kritikave të forta globale. Navid-in e kishin detyruar nën torturë që të bënte një rrëfim të rremë dhe më vonë e ekzekutuan mbi bazën e këtij rrëfimi.

Krahas Navid-it, forcat e regjimit kanë vrarë mbi 1500 protestues gjatë protestave të mëdha të Iranit në nëntor 2019. Kur populli protestoi ndaj krizës ekonomike, forcat e sigurisë u përgjigjën me plumba. Në raportin “Duke Shkelur Njerëzimin,” të publikuar në shtator, Amnesty International zbulon rrëfime tronditëse torture e keqtrajtimi në burgjet iraniane kundër disidentëve, sidomos kundër mijëra njerëzve të arrestuar gjatë kryengritjes.