
Por ka një përjashtim të dukshëm, që është Irani. Atje, mediat shtetërore vazhdojnë t’u thonë qytetarëve se me shumë mundësi do të duhet të presin deri në verë për disponibilitetin e një vaksine. Kjo sepse diktatura teokratike e Iranit ka vendosur me sa duket t’u shmanget vaksinave që janë tashmë të disponueshme në tregun e hapur, dhe në vend të tyre, të krijojë një tjetër vaksinë brenda në vend.
Kjo ndërkohë që shpërthimi i koronavirusit në Iran ka qenë më i rëndi në Lindjen e Mesme, dhe një nga më të rëndët në botë, menjëherë që pas shpalljes publike të ekzistencës së tij në shkurt. Ka prova që tregojnë se kjo shpallje është bërë me vonesë, dhe autoritetet e regjimit ia kanë fshehur informacionet publikut në mënyrë që të nxisnin pjesëmarrjen në zgjedhjet kombëtare dhe në festimet e përvjetorit të Republikës Islamike. Këto me sa duket u shndërruan në evente super-përhapëse të promovuara nga shteti, dhe e shtynë vendin në rrugën drejt situatës aktuale, me mbi 50,000 vdekje të regjistruara zyrtarisht.





