Një e treta e pacientëve me COVID-19 vdesin 24 orë pas shtrimit në spitalet e Iranit jug-perëndimor

COVID-19- Ahwaz SW Iran

A child in ICU in an Ahvaz hospital, SË Iran

Kreu i Universitetit të Shkencave Mjekësore në Ahvaz, në Iranin jug-perëndimor, ka thënë se, në tre javët e fundit, një e treta e pacientëve me COVID-19 po vdesin brenda 24 orësh pas shtrimit në spital.

Në një intervistë me televizionin shtetëror, Farhad Abolnejadian tha se, pas analizimit të numrit të vdekjeve nga COVID-19 nga 8 shkurti deri më 2 mars, është zbuluar se 70% e pacientëve me COVID-19 në dhomat e emergjencës ishin intubuar menjëherë ose kishin vdekur.

Guvernatori i Khuzestan tha dje se ka një mesatare ditore prej 2,000 testesh pozitive për COVID-19 në provincë, duke shtuar se izolimi i planifikuar 2-javor ishte anulluar.

Mediat shtetërore fajësojnë iranianët se vijnë shumë vonë në spitale. Kjo ndërkohë që shpenzimet për trajtimin për COVID-19 janë shumë të larta në Iran, dhe shumica e spitaleve kërkojnë një para-pagesë para shtrimit në spital. Krahas kësaj, kreu i gjashtë spitaleve të mëdha në Ahvaz ka thënë se nuk kanë më vend për pacientë në sallat e terapisë intensive. Shumica e qyteteve të tjera në provincë kanë të njëjtin problem dhe pacientët e rinj me COVID-19 nuk kanë se ku të shkojnë.

Kreu i Spitalit Sina të Teheranit tha më 2 mars se arsyeja pse pacientët e shtruar vdesin menjëherë pas ardhjes në spital është se pacientëve u jepen ilaçe dhe dërgohen në karantinë shtëpiake në vizitën e parë.

 

Iran: Vaksinimi, mashtrimet, dhe loja me jetët e njerëzve

 

Iran: Vaccination, fraud, and playing with people's livesIran: Vaksinimi, mashtrimet, dhe loja me jetët e njerëzve

 

Që në fillim të vitit 2021, qeveritë në mbarë botën i kanë përshpejtuar përpjekjet e tyre për t’i vaksinuar qytetarët e tyre kundër Covid-19. Kompanitë farmaceutike po bëjnë më të mirën e tyre për ta rritur efektshmërinë e vaksinave të Covid-19. Këto përpjekje i kanë rigjallëruar shpresat për t’i dhënë fund kësaj sëmundjeje tragjike pavarësisht faktit që virusi ka pësuar mutacione në muajt e fundit.

Në këtë kontekst, më 28 shkurt, faqja Statista paraqiti statistikat lidhur me progresin e vaksinimit në disa shtete. Këto shifra tregojnë përpjekjet e qeverive për t’ua shpëtuar jetën njerëzve përballë kësaj sëmundjeje vdekjeprurëse.

Bahrein: 300,000 njerëz janë vaksinuar – Popullsia: 1.5 milion

Turqi: 8.675 milion njerëz janë vaksinuar – Popullsia: 84 milion

Kuvait: 193,000 njerëz janë vaksinuar – Popullsia: 5 milion

Katar: 96,000 njerëz janë vaksinuar – Popullsia: 2.6 milion

Serbi: 1.756 milion njerëz janë vaksinuar – Popullsia: 8.74 milion

Marok: 3.747 milion njerëz janë vaksinuar – Popullsia: 37 milion

Ndërsa regjimi iranian po sillet me indiferencë ndaj krizës së koronavirusit dhe refuzon të sigurojë vaksina të besueshme për shkak të konsideratave politike.

Për më tepër, variantet e mutacionuara të virusit marrin gjithnjë e më shumë jetë njerëzish çdo ditë dhe janë përhapur në të 31 provincat e Iranit. Zyrtarët e shëndetësisë e përshkruajnë situatën si të tensionuar.

Më 1 mars, Alireza Zali, kreu i Taskforcës për Covid-19 në Teheran, tha se “vala e re e koronavirusit ka marrë flakë.”

Më herët, më 20 shkurt, Alireza Raisi, zëdhënësi i Taskforcës Kombëtare për Covid-19, kishte thënë, “Ritmi i përhapjes së virusit është shumë i lartë.”

 

A janë demokratike zgjedhjet presidenciale të Iranit, apo janë thjesht një farsë?

Iran elections

Shumica dërrmuese e iranianëve po luftojnë me varfërinë, papunësinë dhe çmimet që po kapin majat, me mbi 60 milion të popullsisë prej 82 milion të Iranit që jeton nën pragun e varfërisë,  dhe me miliona njerëz që mezi arrijnë të përballojnë edhe nevojat më themelore të jetës. Vlera e monedhës iraniane ka zbritur 3,500 herë krahasuar me vlerën e saj përpara revolucionit të 1979-ës. Në 2020-ën, monedha e Iranit u bë monedha me vlerën më të ulët në botë, pas Venezuelës. Kryengritjet shoqërore, tubimet, dhe protestat e popullit iranian ndaj kushteve të rënda të jetesës dhe mungesës së lirive civile janë ndodhi të përditshme në mbarë vendin. Ndërkohë, regjimi iranian i ka shtuar të gjitha masat represive, si arrestimet arbitrare, shtypjen e protestave, dhe ekzekutimet, për të parandaluar një tjetër protestë mbarëkombëtare të ngjashme me atë të nëntorit 2019. Së fundmi, më 23 shkurt, Garda Revolucionare e regjimit ka vrarë dhjetëra banorë Baluch në qytetin Saravan. Duke marrë parasysh sa më sipër, mund të thuhet se shoqëria iraniane është e gatshme për një ndryshim thelbësor. Po afrojnë zgjedhjet e 11-ta presidenciale të Iranit që nga revolucioni anti-monarkik i 1979-ës, dhe pjesëmarrja e njerëzve në këto zgjedhje ka rëndësi thelbësore për regjimin.

Në një fjalim të ditëve të fundit, Khamenei i quajti zgjedhjet presidenciale si një kurë për të gjitha problemet sociale dhe ekonomike të Iranit dhe premtoi se problemet e vendit do të zgjidhen duke instaluar një qeveri të re konservatore. Në një takim më 21 shkurt me guvernatorët e provincave të Iranit, duke përfshirë guvernatorin e provincës veri-perëndimore Ardabil, Ministri i Brendshëm i Iranit, RahmaniFazli, tha se besueshmëria dhe prestigji i regjimit do të varet nga zgjedhjet e ardhshme. Për më tepër, në shumicën e ceremonive të lutjeve të së premtes po bëhet thirrje për një pjesëmarrje të gjerë në zgjedhje. Duke vënë në dukje pjesëmarrjen e popullit në këto të ashtu-quajtura zgjedhje, regjimi ka për qëllim ta legjitimizojë diktaturën e tij.
Pas vitesh të tëra diktaturë nga Shahu, në 1979-ën populli i Iranit ngriti krye me vendosmëri, i dha fund monarkisë së Shahut duke shpresuar për një të ardhme më të mirë. Por në vend të kësaj, atij iu desh të përballej me një diktaturë tjetër, shumë më brutale se e mëparshmja.

Ndryshe nga Shahu, regjimi klerikal zhvillon zgjedhje presidenciale çdo katër vjet, për t’i dhënë vetes një hije demokracie dhe për të imituar vendet demokratike në botë. Në fund zgjidhet një president. Por çfarë ndodh në të vërtetë? A e zgjedh vërtet populli presidentin, dhe a zotëron ai vërtet autoritet dhe autonomi?

Në 42 vitet e fundit, që nga zgjedhjet e para, është bërë e qartë që, në praktikë, personi që ka pushtetin dhe kontrollin e vërtetë mbi qeverinë e Iranit është Lideri Suprem dhe ata që janë të lidhur me të. Në Iran, zgjedhjet zhvillohen nën mbikëqyrjen e rreptë të Liderit Suprem. Kandidatët duhet të miratohen nga një organ i quajtur Këshilli i Gardianëve, i cili është i lidhur me Liderin Suprem. Kjo do të thotë që vetëm ata kandidatë që janë plotësisht të përkushtuar ndaj Liderit Suprem dhe udhëheqjes e politikave të tij do të miratohen nga Këshilli i Gardianëve.

 

 

 

Koronavirusi Ka Marrë 224,900 Jetë në Iran në 497 Qytete

  • Saeed Namaki, Ministri i Shëndetësisë i regjimit: Provinca Khuzestan ka numrin më të lartë të infektimeve. Nga 70 pacientë të intubuar në Khuzestan, 30 kanë vdekur brenda një dite. Po të kemi 3-4 provinca të tjera si Khuzestan dhe gjërat të dalin jashtë kontrollit, do të mjaftonte (për të krijuar një katastrofë). (agjencia e lajmeve ILNA, 3 mars 2021)
  • Menaxheri i Gjysmëhënës së Kuqe në Khuzestan: Situata në provincë është kritike. Duhet të jemi të përgatitur për çdo situatë. (Agjencia e lajmeve Mehr, 3 mars 2021)
  • Alireza Raisi, zëdhënësi për Taskforcën Kombëtare për Luftimin e Koronavirusit (NCCT): Sjellja e variantit britanik të COVID-19 është krejt e paprecedent. Parashikimi i situatës për muajin e ardhshëm nuk është punë e lehtë. Gjatë dy ditëve të fundit, mbi 30% e vdekjeve kanë qenë të lidhura me Khuzestan-in. (ISNA, 3 mars 2021)
  • Universiteti i Shkencave Mjekësore në Khorasan-in Jugor: Numri i pacientëve me koronavirus që janë në terapi intensive është rritur me 33% krahasuar me ditën e mëparshme. (Mehr, 3 mars 2021)

Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK) shpalli të mërkurën, më 3 mars 2021, se numri i vdekjeve nga koronavirusi në 497 qytete të Iranit e ka kaluar shifrën 224,900.

Ministrja e Jashtme belge: “Bindja e diplomatit iranian dhe çështja e Djalali janë të ndara”

 

Sophie Wilmes, Belgian Foreign Minister. Sophie Wilmes, Ministre e Jashtme Belge.

Për Belgjikën, dënimi i diplomatit iranian Assadollah Assadi nga një gjykatë penale në Antwerp dhe dënimi me vdekje i shqiptuar nga regjimi iranian kundër mjekut irano-suedez Ahmadreza Djalali janë çështje të veçanta, tha Ministrja e Punëve të Jashtme Sophie Wilmès në një seancë dëgjimore të komisionit parlamentar për Punët e Jashtme të martën, 2 mars.

Assadi dhe tre terroristë dhe agjentë të tjerë të Ministrisë Iraniane të Inteligjencës (MOIS) u dënuan muajin e kaluar për komplot për të bombarduar ngjarjen vjetore të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) në Paris në 2018. Assadi, udhëheqësi i tyre, është dënuar me 20 vjet burgim.

Pas dënimit të Assadi, shqetësimet u ngritën për fatin e Djalali, një pedagog në Universitetin e Lirë të Brukselit, i cili është marrë peng nga regjimi iranian gjatë një vizite në Iran. Regjimi i lidhi të dy dosjet dhe kërcënoi të ekzekutonte Djalali në fund të vitit të kaluar për të bërë presion tek autoritetet belge për të liruar Assadi. Pas vendimit të gjykatës të 4 shkurtit, Teherani thirri ambasadorin belg dhe shprehu pakënaqësi.

Ministri Wilmès tha gjatë Komitetit të Punëve të Jashtme të martën se “për Belgjikën, këto janë dy raste krejtësisht të ndara”. Më parë, Ministri i Drejtësisë Vincent Van Quickenborne kishte theksuar tashmë se dënimi i Assadi dhe çështja e Ahmadreza Djalali nuk kanë asnjë lidhje me njëri-tjetrin.

Iranianët vazhdojnë protestat; në të paktën shtatë tubime dhe greva në 2 dhe 3 Mars

 

Rally of Contract Teachers—Iranians continue protests on March 2 and 3Më 2 dhe 3 Mars, populli i Iranit mbajti të paktën shtatë tubime dhe protesta në qytete të ndryshme për shkak të dështimit të zyrtarëve për të përmbushur kërkesat e tyre të qenësishme. Provincat jugore si Khuzestan, Hormozgan dhe Kerman kishin pjesën e liderit në protestat e 2 dhe 3 Marsit.

Nga ana tjetër, qytetarët protestuan për pakujdesinë e qeverisë në zgjidhjen e dilemave të tyre aktuale. Për më tepër, pensionistët dhe punëtorët protestuan për dështimin e zyrtarëve për të paguar pensionet dhe pagat e tyre.

Tubimi i mësuesve të kontratës – iranianët vazhdojnë protestat në 2 dhe 3 Mars

Irani dënon protestuesit me burg dhe qindra goditje me kamxhik

November protests

Një gjykatë në Iran ka konfirmuar dënimet me burg për tre banorë të një qyteti jug-perëndimor të cilët kanë marrë pjesë në protestat mbarëkombëtare të nëntorit 2019.

Dega e 102-të e Gjykatës Penale të Behbahan ka miratuar dënimet për tre protestues të arrestuar gjatë protestave të nëntorit 2019.

Tre protestuesit e quajtur Sattar Afshinpour, Bahman Amini dhe Mohammad Tayebi janë gjykuar në mungesë dhe janë dënuar me një total prej 13 vitesh burg dhe 222 goditjesh me kamxhik.

Sattar Afshinpour është akuzuar për “shkatërrim dhe zjarrvënie të bankave e objekteve publike” dhe “prishje të rendit publik” dhe është dënuar me 11 vite burg e 74 goditje.

Bahman Amini dhe Mohammad Tayebi janë dënuar secili me nga 1 vit burg dhe 74 goditje për “prishje të rendit publik”.

Gjyqi për ta është mbajtur fillimisht në tetor 2020, dhe verdikti është konfirmuar më 1 mars.

36 protestues nga Behbahan kanë marrë dënimet e tyre nga gjykata penale e qytetit më 22 tetor. Të pandehurit janë dënuar me një total prej 109 vitesh burg dhe 2,590 goditjesh me kamxhik, dhe secili prej tyre është gjobitur me mbi 3 milion toman.

Sipas verdiktit, protestuesit ishin dënuar për prishje të rendit publik, mosbindje ndaj agjentëve të sigurisë dhe shkatërrim të pronës publike.

 

 

Ushtria Kibernetike e Iranit Udhëzon Forcat e Veta që të Përhapin Lajme të Rreme Lidhur me Kryengritjen në Provincën Sistan dhe Baluchistan

Pas kryengritjes në Saravan të provincës Sistan dhe Baluchistan, në jug-lindje të Iranit, policia e sigurisë kibernetike e regjimit e ka udhëzuar ushtrinë e vet kibernetike që të përhapë lajme të rreme lidhur me atë që ka ndodhur gjatë protestave një-javore. Ndërkohë që filmimet që qarkullojnë në internet tregojnë forcat e regjimit duke vrarë protestues, regjimi përpiqet ta njollosë imazhin e kryengritjes dhe ta fshehë të vërtetën në mënyrë që të parandalojë përhapjen e protestave në mbarë Iranin.

Iran Mall's contractors hold a rally in front of the central building of Ayandeh Bank in TehranMesazhi udhëzues i ushtrisë kibernetike të regjimit iranian

“Për shkak të sasisë së madhe të lajmeve të rreme dhe përmbajtjeve që bien në kontradiktë me realitetin për sa i përket incidenteve të ditëve të fundit në Saravan dhe veprimtarive të gangsterëve të armatosur nën pretekstin e mbështetësve të viktimave të rreme në kufirin e Saravan [me Pakistanin] të mbështetur nga grupet opozitare, grupet kryesore që kërkojnë [ndryshim regjimi], është një akt thelbësor në kuadrin e institucionit,” lexon mesazhi udhëzues i ushtrisë kibernetike të regjimit, duke shtuar se duhen ndjekur udhëzimet e mëposhtme: “: 1- Të imponohet narrativa se nuk ka protesta në provincën Sistan dhe Baluchistan dhe se përmbajtjet e postuara nga grupet opozitare janë të rreme, dhe kanë për qëllim të prishin paqen dhe sigurinë e provincës dhe vendit. 2- Në Twitter, referojuni faktit që ka një ndryshim midis bandave të gangsterëve dhe popullit të Baluchistan, dhe ne nuk do ta lëmë vetëm popullin Baluch. 3- Ripublikojini gjerësisht shkrimet dhe posterat lidhur me incidentet në Sistan dhe Baluchistan. 4- Mos ripublikoni në dhe mos ndiqni profilet e disidentëve që përhapin thashetheme.”

Protestat nisën më 22 shkurt, kur forcat e Gardës Revolucionare (IRGC) hapën zjarr mbi një grup hamajsh të varfër, duke vrarë e plagosur dhjetëra prej tyre. Protestat u përhapën në mbaër provincën Sistan dhe Baluchistan, ku njerëzit e zemëruar nisën të sulmonin bazat e IRGC-së. Gjatë përleshjeve të njerëzve me forcat e sigurisë, janë qëlluar mbi 40 protestues të paarmatosur.

Nga frika e fushatës që Rezistenca Iraniane po zhvillon për të ekspozuar krimet e regjimit dhe për t’i dhënë jehonë zërit të banorëve të varfër të Sistan dhe Baluchistan, si dhe fushatës mbarëkombëtare të solidaritetit me qytetarët Baluch që kanë ngritur krye, regjimi ka ndërmend ta shkatërrojë imazhin e kryengritjes.

Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK) ka publikuar filmime ku shfaqet IRGC duke vrarë banorë të pambrojtur Baluch. Gjithashtu, mbështetësit e MEK dhe Njësitë e Rezistencës brenda Iranit kanë dërguar mesazhe të shumta solidariteti me popullin e Sistan dhe Baluchistan. Njëkohësisht, mbështetësit e MEK jashtë vendit kanë zhvilluar disa tubime ku u japin jehonë zërave të bashkatdhetarëve të tyre anembanë botës.

 

Protestat në Iran Vazhdojnë, Përhapen, dhe Intensifikohen

Raportet e siguruara nga Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK) tregojnë se ka patur dhjetëra protesta nga të gjithë sektorët e shoqërisë gjatë ditëve të fundit. Këto protesta, të cilat po zhvillohen njëkohësisht me kryengritjen në provincën Sistan dhe Baluchestan dhe me protestën mbarëkombëtare të pensionistëve për të gjashtën javë rresht, tregojnë se shoqëria e Iranit është në prag të shpërthimit.

Protesta në qytete të ndryshme

Të premten, kontraktuesit e Iran Mall zhvilluan një tubim përpara ndërtesës qendrore të Bankës Ayandeh në Teheran, për të kërkuar pagesat e vonuara. Këta kontraktues, secili me qindra punëtorë, nuk i kanë marrë të drejtat e tyre nga Iran Mall apo kompania Alborz Tat gjatë gjashtë viteve të fundit.

Kontraktuesit e Iran Mall grumbullohen përpara ndërtesës qendrore të Bankës Ayandeh në Teheran

Mësuesit parashkollorë në Izeh, në jug-perëndim të Iranit, u grumbulluan përpara zyrës së përfaqësuesit të Izeh dhe Baghmalekon në parlamentin e regjimit të shtunën. Këta mësues protestojnë duke kërkuar rrogat e papaguara dhe të drejtat e tjera. Meqë zyra e deputetit të regjimit ishte e mbyllur, protestuesit u grumbulluan përpara zyrës së guvernatorit të Izeh.

Të shtunën, pronarët e Kooperativës së Elektricitetit të Teheranit zhvilluan një tubim për të protestuar dokumentimin nga qeveria të shitjes së tokave të kooperativës në bashkëpunim me Zyrën e Regjistrimit në Hashtgerd, Kompaninë e Zhvillimit të Qytetit të Ri të Hashtgerd, dhe Zyrën e Guvernatorit të Savojbolagh. Protestuesit gjithashtu marshuan për të shprehur kundërshtimin ndaj vendimit të qeverisë.

The owners of the Tehran Electricity Cooperative stage a rally in HashtgerdPronarët e Kooperativës së Elektricitetit të Teheranit zhvillojnë një tubim në Hashtgerd

Të dielën, një grup punonjësish të Mashhad Mall të cilët nuk i kanë marrë rrogat dhe bonuset për katër muaj zhvilluan një protestë përpara Bankës Ayandeh në Mashhad.

Mashhad Mall employees hold a protest in front of Ayandeh Bank in MashhadPunonjësit e Mashhad Mall bëjnë protestë përpara Bankës Ayandeh në Mashhad

 

Saveh Pars Tire Factory workers stage a rally in the factory's compound for eighth dayPunëtorët e Fabrikës së gomave të makinave në Saveh Pars zhvillojnë tubim në kompleksin e fabrikës për të tetën ditë

 

Contract teachers held a protest in front of the main building of the regime's Ministry of Education in TehranMësuesit me kontratë zhvillojnë protestë përpara ndërtesës kryesore të Ministrisë së Arsimit të regjimit në Teheran

 

Tre protestues dënohen me 13 vite burg dhe 222 goditje me kamxhik

Dega e 102-të e Gjykatës Penale të Behbahan ka konfirmuar dënimet e tre protestuesve të arrestuar gjatë protestave të nëntorit 2019 në Iranin jug-perëndimor.

Sipas Agjencisë së Lajmeve për të Drejtat Njerëzore, këta tre protestues janë identifikuar si Sattar Afshinpour, Bahman Amini dhe Mohammad Tayebi. Gjyqi është zhvilluar në mungesë të tyre dhe këta tre persona janë dënuar me një total prej 13 vitesh burg dhe 222 goditjesh me kamxhik.

Sattar Afshinpour është akuzuar për “shkatërrim e zjarrvënie të bankave e objekteve publike” dhe “prishje të rendit publik” dhe është dënuar me 11 vite burg e 74 goditje.

Bahman Amini dhe Mohammad Tayebi janë dënuar secili me nga 1 vit burg dhe 74 goditje për “prishje të rendit publik”.

Gjyqi i parë është zhvilluar në tetor 2020, dhe verdikti është konfirmuar dje.

 

 

Kryengritja në Iranin Jug-lindor dhe Protestat e Pensionistëve Tregojnë Trazimin e Shoqërisë

Protestat në Iran- foto fajli

Të dielën, pensionistët zhvilluan protestat e tyre mbarëkombëtare për të katërtën javë rresht. Këto protesta u zhvilluan në të njëjtën kohë me kryengritjen në Sistan dhe Baluchistan, në jug-lindje të Iranit, dhe me protesta nga sektorë të tjerë të shoqërisë në mbarë Iranin, duke treguar kështu gjendjen shpërthyese të shoqërisë.

Pensionistët i zhvilluan demonstratat e tyre në Teheran, Yazd, Kermanshah, Arak, Ahvaz, Khorram Abad, Shahrud, Karaj, Shushtar, Mashhad, dhe Zanjan.

Protestuesit në Teheran u mblodhën përpara Organizatës së Sigurimeve Shoqërore dhe marshuan drejt zyrës së Organizatës së Buxhetit dhe Planifikimit. Ata thërrisnin: “Të drejtat tona do t’i rifitojmë vetëm në rrugë,” “Punëtorët e së djeshmes janë protestuesit e të sotmes,” “Kërkesa jonë kryesore, rrogat të marrin parasysh inflacionin,” “Rrogat na paguhen në rial, shpenzimet i kemi në dollarë,” “Ne nuk kemi asgjë, ju jetoni në luks,” dhe “Asnjë komb nuk ka parë kaq shumë padrejtësi.”

Protestat e pensionistëve në mbarë Iranin – 1 mars 2021

Keqmenaxhimi ekonomik i regjimit, korrupsioni, dhe politikat malinje e kanë shkatërruar ekonominë e Iranit. Si rrjedhim, të gjithë sektorët e shoqërisë po luftojnë me varfërinë dhe me një inflacion të lartë. Për shkak të  politikave të gabuara të brendshme e të jashtme të regjimti, ka patur luhatje në kursin e këmbimit valutor. Riali iranian e ka humbur vlerën brenda këtyre pak viteve të fundit. Megjithatë, regjimi nuk i ka rritur rrogat apo pensionet. Si pasojë, shumë pensionistë po jetojnë nën pragun e varfërisë.

Sipas censusit vjetor të marsit 2020, në Iran ka 18 milion pensionistë, të cilët bëjnë pjesë në 96% të popullsisë iraniane që jeton “nën pragun e varfërisë absolute,” sipas Gholamreza Kianmehr, një prej ekonomistëve të regjimit, të shtunën.

Këta pensionistë po jetojnë në një kohë dhe nën një regjim ku “varfëria dhe papunësia kanë marrë dhenë, dhe një diskriminim e varfëri të tillë ekonomike nuk ka patur kurrë në historinë e Iranit,” sipas Said Madani, një prej sociologëve të regjimit.