Wednesday, February 1, 2023

A janë demokratike zgjedhjet presidenciale të Iranit, apo janë thjesht një farsë?

Iran elections

Shumica dërrmuese e iranianëve po luftojnë me varfërinë, papunësinë dhe çmimet që po kapin majat, me mbi 60 milion të popullsisë prej 82 milion të Iranit që jeton nën pragun e varfërisë,  dhe me miliona njerëz që mezi arrijnë të përballojnë edhe nevojat më themelore të jetës. Vlera e monedhës iraniane ka zbritur 3,500 herë krahasuar me vlerën e saj përpara revolucionit të 1979-ës. Në 2020-ën, monedha e Iranit u bë monedha me vlerën më të ulët në botë, pas Venezuelës. Kryengritjet shoqërore, tubimet, dhe protestat e popullit iranian ndaj kushteve të rënda të jetesës dhe mungesës së lirive civile janë ndodhi të përditshme në mbarë vendin. Ndërkohë, regjimi iranian i ka shtuar të gjitha masat represive, si arrestimet arbitrare, shtypjen e protestave, dhe ekzekutimet, për të parandaluar një tjetër protestë mbarëkombëtare të ngjashme me atë të nëntorit 2019. Së fundmi, më 23 shkurt, Garda Revolucionare e regjimit ka vrarë dhjetëra banorë Baluch në qytetin Saravan. Duke marrë parasysh sa më sipër, mund të thuhet se shoqëria iraniane është e gatshme për një ndryshim thelbësor. Po afrojnë zgjedhjet e 11-ta presidenciale të Iranit që nga revolucioni anti-monarkik i 1979-ës, dhe pjesëmarrja e njerëzve në këto zgjedhje ka rëndësi thelbësore për regjimin.

Në një fjalim të ditëve të fundit, Khamenei i quajti zgjedhjet presidenciale si një kurë për të gjitha problemet sociale dhe ekonomike të Iranit dhe premtoi se problemet e vendit do të zgjidhen duke instaluar një qeveri të re konservatore. Në një takim më 21 shkurt me guvernatorët e provincave të Iranit, duke përfshirë guvernatorin e provincës veri-perëndimore Ardabil, Ministri i Brendshëm i Iranit, RahmaniFazli, tha se besueshmëria dhe prestigji i regjimit do të varet nga zgjedhjet e ardhshme. Për më tepër, në shumicën e ceremonive të lutjeve të së premtes po bëhet thirrje për një pjesëmarrje të gjerë në zgjedhje. Duke vënë në dukje pjesëmarrjen e popullit në këto të ashtu-quajtura zgjedhje, regjimi ka për qëllim ta legjitimizojë diktaturën e tij.
Pas vitesh të tëra diktaturë nga Shahu, në 1979-ën populli i Iranit ngriti krye me vendosmëri, i dha fund monarkisë së Shahut duke shpresuar për një të ardhme më të mirë. Por në vend të kësaj, atij iu desh të përballej me një diktaturë tjetër, shumë më brutale se e mëparshmja.

Ndryshe nga Shahu, regjimi klerikal zhvillon zgjedhje presidenciale çdo katër vjet, për t’i dhënë vetes një hije demokracie dhe për të imituar vendet demokratike në botë. Në fund zgjidhet një president. Por çfarë ndodh në të vërtetë? A e zgjedh vërtet populli presidentin, dhe a zotëron ai vërtet autoritet dhe autonomi?

Në 42 vitet e fundit, që nga zgjedhjet e para, është bërë e qartë që, në praktikë, personi që ka pushtetin dhe kontrollin e vërtetë mbi qeverinë e Iranit është Lideri Suprem dhe ata që janë të lidhur me të. Në Iran, zgjedhjet zhvillohen nën mbikëqyrjen e rreptë të Liderit Suprem. Kandidatët duhet të miratohen nga një organ i quajtur Këshilli i Gardianëve, i cili është i lidhur me Liderin Suprem. Kjo do të thotë që vetëm ata kandidatë që janë plotësisht të përkushtuar ndaj Liderit Suprem dhe udhëheqjes e politikave të tij do të miratohen nga Këshilli i Gardianëve.