Në një takim me Guvernatorin e Azerbaixhanit Lindor më 5 mars, Kryetari i Organizatës së Burgjeve të Iranit tha se të burgosurit janë fuqi punëtore e lirë dhe mund të përdoren nga sektori privat.
“Të burgosurit janë fuqi punëtore e lirë dhe mund të përdoren nga sektori privat”, tha Mohammad Mehdi Haj Mohammadi në komentet e publikuara nga agjencia shtetërore e lajmeve ISNA, duke shtuar se do të ishte një situatë ku do të dilnin të fituar si të burgosurit, ashtu edhe sektori privat.
Haj Mohammadi është caktuar kryetar i Organizatës së Burgjeve të Iranit në qershor 2020.
Mediat shtetërore të Iranit e pranojnë që krizat sociale dhe ekonomike të Iranit janë shkaktuar nga keqmenaxhimi i mullahëve, dhe këto kriza e kanë kthyer shoqërinë në një fuçi baruti në prag të shpërthimit.
Në një intervistë me të përditshmen shtetërore Eghtesad-e Pooya të martën, Mohammad Reza Mahboubfar, një nga sociologët e regjimit, nënvizoi “përhapjen shumë të shpejtë të varfërisë” në Iran.
“Fatkeqësisht, statistikat zyrtare tregojnë se pragu i varfërisë në qytetet e mëdha llogaritet të jetë në shifrën 10 milion toman, që do të thotë se varfëria është përhapur në Iran. Varfëria ka pushtuar shoqërinë për shkak të rritjes së kostos së jetesës, problemeve në biznese, si dhe papunësisë. Kjo shkakton shumë fenomene shoqërore,” tha Mahboubfar për Eghtesad-e Pooya.
Një nga këto fenomene është rritja e numrit të familjeve që i shesin vajzat e tyre apo i përdorin ato për punë. “Një nga mënyrat për të siguruar jetesën në ditët e sotme [për familjet] është përdorimi i vajzave të tyre, që është shtuar. Kjo tregon se klasa e mesme e shoqërisë ka rënë fatkeqësisht në nivelin e klasës së paprivilegjuar, që do të thotë se 80% e popullit jetojnë ose në varfëri, ose nën pragun e varfërisë,” shtoi Mahboubfar.
Vitet e fundit, gazetaria qytetare ka regjistruar dhe publikuar disa skena dëshpëruese të varfërisë ekstreme në Iran, gjë që ekspozon gënjeshtrat e apologjetëve të regjimit se gjoja iranianët nën regjimin e mullahëve nuk vuajnë. Në vend që t’i ndihmojë të varfrit, regjimi i arreston ata që i publikojnë këto momente.
“Duhet të zgjidhim thelbin e problemeve, e jo të fajësojmë njerëzit që publikojnë videot e fotot,” tha Mahboubfar lidhur me këtë.
Iran Protests: Nationwide Uprising in Iran- November 2019
Më pas ai i paralajmëroi zyrtarët e regjimit për “probleme sigurie,” një term që zyrtarët e regjimit e përdorin për të përshkruar kryengritjet e popullit. “Autoritetet duhet të përpiqen të fitojnë kënaqësinë e popullit sepse, nëse populli nuk është i kënaqur, në vend nuk do të ketë as progres, as siguri,” tha ai.
Që me protestat e nëntorit 2019 në Iran, të cilat i shkundën themelet e regjimit, zyrtarë e media të ndryshme shtetërore paralajmërojnë vazhdimisht njëri-tjetrin për një kryengritje të re dhe përpiqen të fajësojnë njëri-tjetrin për këtë.
Thirrje Komisioneres së Lartë të OKB për të Drejtat e Njeriut që të veprojë urgjentisht për të siguruar lirimin e grave të burgosura politikisht
Znj. Rajavi nxit Raportuesen Speciale të OKB mbi Dhunën ndaj Grave që të hetojë gjendjen dhe shëndetin e Maryam Akbari dhe Golrokh Ebrahimi Eraei
Regjimi klerikal ka ekzekutuar tre vëllezër dhe një motër të Maryam Akbari
Të martën, 10 mars 2021, regjimi klerikal e transferoi papritmas të burgosurën politike Maryam Akbari Monfared nga burgu Evin në atë të Semnan. Ajo ka 12 vite e burgosur. Për të mos lejuar transferimin me forcë të Maryam Akbari-t, të burgosurat e tjera protestuan kundër transferimit të saj kur mësuan për të. Por rojat e pamëshirshme të burgut e nxorën me dhunë nga qelia.
Akbari Monfared, të cilës regjimi klerikal i ka ekzekutuar tre vëllezër dhe një motër, është arrestuar në dhjetor 2009 pas kryengritjes së 2009-ës dhe është dënuar me 15 vite burg. Gjatë këtyre viteve, asaj nuk i është dhënë as edhe një ditë leje për trajtimin e domosdoshëm mjekësor.
Alireza Akbari, anëtar i Mujahedin-e Khalq (MEK/PMOI), është ekzekutuar në vitin 1981. Gholamreza Akbari, gjithashtu anëtar i MEK, është vrarë nën torturë në 1985-ën. Anëtarët e MEK Abdulreza dhe Roghiyeh Akbari janë ekzekutuar gjatë masakrës së 1988-ës.
Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), e ka përsëritur vazhdimisht domosdoshmërinë që një delegacion ndërkombëtar të vizitojë burgjet e regjimit klerikal dhe të takohet me të burgosurit, sidomos ata politikë. Znj. Rajavi nxit Raportuesen Speciale të OKB mbi Dhunën ndaj Grave që të hetojë gjendjen shëndetësore të Maryam Akbari dhe Golrokh Ebrahimi Eraei.
Të hënën, Komiteti i Grave i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit organizoi një konferencë virtuale me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas. Në këtë event morën pjesë aktiviste iraniane dhe parlamentarë nga Britania e disa vende europiane. Kjo konferencë shërbeu për të nënvizuar mohimin sistematik që Republika Islamike u bën të drejtave të grave, si dhe disa çështje të tjera.
Një nga folësit e eventit ishte Anthea McIntyre, e cila ka shërbyer si Anëtare e Parlamentit Europian nga Britania nga viti 2004 deri në 2019-ën. Ajo deklaroi përpara audiencës virtuale: “Më duket e neveritshme kur shoh zyrtarët europianë tek mbajnë marrëdhëniet tregtare, paqësojnë mullahët, dhe i shpërfillin dhunimet e të drejtave njerëzore në Iran, sidomos ndaj grave.”
Kjo ndjenjë u shpreh nga një numër pjesëmarrësish në konferencën e të hënës mbi të drejtat e grave, por ajo ishte edhe një veçori e spikatur e deklaratave të shkruara, të publikuara përpara këtij eventi. Këto deklarata mbartin firmat e parlamentarëve nga BE, Mbretëria e Bashkuar, dhe Shtetet e Bashkuara, si dhe të disa personaliteteve të lidhur me organizata jo-qeveritare me fokus në çështjet iraniane, si Komiteti Ndërkombëtar në Kërkim të Drejtësisë (ISJ). Këto deklarata janë përgatitur përgjithësisht ose në pritje, ose në përgjigje të verdiktit lidhur me çështjen gjyqësore të një gjykate federale belge kundër një diplomati të lartë iranian, Assadollah Assadi.
Me rritjen e mospajtimit shoqëror në Iran dhe ndërkohë që 40 vitet e shtypjes dhe politikave të gabuara ekonomike të mullahëve e kanë kthyer shoqërinë në një fuçi baruti gati për të shpërthyer, mediat shtetërore po i paralajmërojnë zyrtarët dhe fraksionet rivale për armikun e vërtetë të regjimit, që është Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK).
Për shkak të politikave të gabuara të regjimit, mospajtimi shoqëror dhe protestat e vazhdueshme, së bashku me izolimin ndërkombëtar të regjimit, i kanë intensifikuar grindjet e brendshme të mullahëve përpara zgjedhjeve të rreme presidenciale në qershor 2021.
“A nuk e sheh [fraksioni rival] se pragu i varfërisë prej 10 milion tomanësh e ka zhdukur klasën e mesme dhe e ka vendosur atë pranë klasës së varfër? Në fakt, pakënaqësia ekstreme është përhapur në dhjetëra miliona njerëz. Pakënaqësia, sipas zyrtarëve të sigurisë, mund të shpërthejë në çdo moment në formën e trazirave eksplozive dhe [protestave] të rrezikshme,” shkruante të hënën gazeta shtetërore Mardom Salari.
“Pse nuk i kushtojnë vëmendje konservatorët faktit që në mesin e kësaj situate të rrezikshme, e cila ka ngritur alarmin për [të gjithë] sistemin, ka zënë pritë armiku. Pse nuk e kuptojnë ata që armiku, duke ushqyer flakët e mosbindjes në një komunitet të qullur me benzinën e pakënaqësisë, po përpiqet të krijojë trazira e rebelime? Pse nuk e shohin ata që MEK, të cilët nuk dorëzohen në kokëfortësinë dhe armiqësinë e tyre ndaj të gjithë sistemit me të gjitha fraksionet e tij, duan ta bëjnë të shpërthejë fuçia e barutit plot me mospajtim shoqëror duke përdorur bombardimin më të rëndë me propagandë psikologjike dhe të krijojnë një katastrofë përtej asaj të nëntorit 2019?” shton artikulli i Mardom Salari, duke e përshkruar si ‘mosbindje’ kryengritjen mbarëkombëtare të popullit iranian në nëntor 2019, kryengritje e cila tronditi themelet e regjimit.
Regjimi përpiqet t’i gënjejë njerëzit sikur në Iran ka zgjedhje të drejta. Ndërkohë, populli i ka refuzuar me vrull si fraksionet e ashtu-quajtura “reformiste” ashtu edhe ato “konservatore” gjatë protestave madhore të mëparshme të Iranit duke thirrur “reformistë, konservatorë, loja mbaroi.” Bojkoti kombëtar i zgjedhjeve të rreme parlamentare të regjimit dëshmon gjithashtu për faktin që populli nuk e do këtë regjim.
Qytetet e rebeluara të Iranit flasin-Veprimtaritë e Njësive të Rezistencës të MEK gjatë protestave të Iranit në 2019-ën
Pensionistët zhvilluan tubime në mbi 17 qytete në mbarë Iranin të dielën, për të shtatën javë rresht. Ata protestojnë kundër pagave të ulëta dhe refuzimit nga ana e regjimit për t’ua përshtatur pensionet mbi bazën e zhvlerësimit të rialit dhe inflacionit të shfrenuar. Çfarë mesazhi përçojnë këto protesta?
Pensionistët thërrisnin me sllogane si “Rezultati i punës së qeverisë është plaçkitja e pasurisë së popullit,” “Vendi ynë është plot me thesare, por ne jetojmë me vuajtje,” dhe “Strehimi dhe sigurimi i jetesës janë të drejtat tona të patjetërsueshme,” duke iu referuar korrupsionit të institucionalizuar të regjimit, i cili shkakton varfërinë e popullit.
Protestuesit kërkuan implementimin e nenit 96 të ligjit të mirëqenies, i cili deklaron se pensionet duhet të përshtaten për t’ua lejuar pensionistëve që të sigurojnë nevojat e tyre. Protestuesit kërkojnë gjithashtu shërbim shëndetësor falas për pensionistët dhe që t’u jepet përparësi kërkesave të pensionistëve në seancat parlamentare të regjimit.
Ndërkohë që regjimi dhe apologjetët e tij përpiqen të fajësojnë sanksionet e Shteteve të Bashkuara për të gjitha krizat e Iranit, pensionistët thërrasin: “Armiku ynë është këtu, gënjejnë kur thonë se është Amerika.”
Protestat e pensionistëve përputhen me protestat e tjera të përditshme që zhvillohen nga të gjithë sektorët e shoqërisë në mbarë Iranin. Këto protesta po përhapen dhe intensifikohen.
Aparati represiv i regjimit, nga frika e pasojave të veprimeve të tij, nuk kishte reaguar ndaj protestave të pensionistëve gjatë këtyre javëve të fundit. Ishte përpjekur vetëm t’i frikësonte protestuesit. Por këtë javë, regjimi ka arrestuar disa pensionistë në qytete të ndryshme, duke përfshirë Teheranin. Forcat e sigurisë sulmuan pensionistët por, për shkak të rezistencës së protestuesve, u detyruan të tërhiqeshin.
Të hënën, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Komiteti i Grave i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit organizoi një konferencë online ku u theksua diskriminimi gjinor i institucionalizuar në Iran si dhe roli qendror i aktivisteve femra në një përpjekje në vazhdim për ta përmbysur diktaturën teokratike të vendit dhe për të themeluar një sistem demokratik qeverisjeje. Përfaqësuesve të NCRI-së iu bashkuan në këtë konferencë edhe parlamentarë perëndimorë dhe ekspertë të të drejtave njerëzore, duke përfshirë Komitetin Ndërkombëtar të Parlamentarëve për një Iran Demokratik dhe Komitetin Britanik për Lirinë e Iranit.
Në këtë event pati një fjalim të spikatur nga Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e NCRI. Znj. Rajavi prezantoi temën duke vënë në dukje se festimi i Ditës së Gruas këtë vit po ndodh përballë sfondit të trazirave të zgjatura brenda Iranit, sidomos në provincën jug-lindore të Sistan dhe Baluchistan.
Këtë ajo e përshkroi si “një kryengritje me dhjetëra martirë, ku të rinjtë kanë sulmuar me guxim godinën e Guvernatorit dhe qendrat e Gardës Revolucionare e Forcave të Sigurisë së Shtetit.” Gjithashtu, Znj. Rajavi tha se këto veprime “demonstrojnë vendosmërinë e popullit iranian për ta përmbysur regjimin” dhe janë pjesë e një zinxhiri të pathyer aktivizmi e trazirash që daton të paktën që nga dhjetori 2017.
Në atë kohë pati shpërthyer një protestë në qytetin Mashhad ndaj përkeqësimit të ekonomisë, protestë e cila i dha shkëndijën një lëvizjeje që përfshiu me shpejtësi mbi 100 qytete të mëdha e të vogla. Teksa rritej, kjo lëvizje protestuese e ndryshoi fokusin nga ankesat për problemet ekonomike tek thirrjet e drejtpërdrejta për ndryshim regjimi, me qindra mijëra pjesëmarrës që thërrisnin me sllogane si “vdekje diktatorit” dhe “reformistë, konservatorë, loja mbaroi.”
Vendosmëri dhe rezistencë, udhëtimi i grave iraniane drejt lirisë dhe barazisë.
Regjimi teokratik në Iran mban kontrollin e tij të pushtetit përmes shtypjes së brendshme dhe eksportit të terrorizmit; të dy justifikohen me “fondamentalizmin islamik” fetar. Misogjinia është natyra e regjimit dhe një mjet për të mbajtur nën kontroll shoqërinë iraniane. Parimi Velayat-e Faqih (rregulli absolut klerikal) është shtylla e kushtetutës së regjimit. Por gratë iraniane nuk i janë nënshtruar kurrë politikave të shtypjes dhe mizogjinizmit të regjimit. Për katër dekadat e fundit, ata sfiduan me guxim regjimin përmes mosbindjes civile, duke organizuar dhe qëndruar në ballë të protestave dhe kryengritjeve të përhapura, duke u bashkuar me radhët dhe duke pranuar një rol udhëheqës në lëvizjen e Rezistencës Iraniane.
Prandaj, gratë përfaqësojnë forcën më të spikatur për një ndryshim demokratik në Iran, i cili do të neutralizojë një kërcënim serioz global që është regjimi teokratik, duke përfituar rajoni dhe e gjithë bota
Të hënën, 8 mars, duke shënuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Komiteti i Grave i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), së bashku me Komitetin Ndërkombëtar të Parlamentarëve për një Iran Demokratik dhe Komitetin Britanik për Lirinë e Iranit (BCFIF), mbajtën një konferencë online.
Sarvenaz Chitsaz, Kryetare e Komitetit të Grave të NCRI
Sarvenaz Chitsaz, flet në konferencën online që shënon Ditën Ndërkombëtare të Grave.
“Gratë e MEK kanë luftuar kundër regjimit misogjinist të Iranit. Ata gjithmonë kanë qenë të përkushtuar ndaj rezistencës dhe lirisë së popullit të tyre. Këto gra që luftojnë janë heroinat e vërteta të të drejtave të grave dhe të drejtave të njeriut në Iran. Ne në Rezistencën iraniane jemi të vendosur për të arritur lirinë dhe barazinë. Maryam Rajavi ka udhëhequr luftën për ndryshim në Iran. Ajo është një frymëzim për të gjitha gratë që po rezistojnë kundër sundimit mizogjinist të mollahëve. Liria e popullit iranian do të arrihet me këtë vendosmëri.”
Presidentja e zgjedhur e NCRI Maryam Rajav
Maryam Rajavi, flet në konferencën online që shënon Ditën Ndërkombëtare të Grave.
“Lufta dhe sakrifica e grave kanë qenë dhe janë bazat e përparimit dhe garancia për demokracinë në botën tonë. Dhe tani e tutje, një botë pa padrejtësi, shtypje, fondamentalizëm dhe varfëri varet nga lufta e grave.
Këtë vit, Dita Ndërkombëtare e Grave mban një angazhim për gratë iraniane: Sepse ne mundemi, dhe ne duhet të sigurojmë fitoren e lirisë dhe barazisë mes sëmundjeve, shtypjes dhe varfërisë.
Rezultati i hendekut të konsiderueshëm gjinor në Iran është imponimi i varfërisë ekstreme mbi gratë dhe mohimi i shumë prej të drejtave të tyre më themelore.
Regjimi mizogjen kërkon të ruajë sundimin e tij përmes shtypjes. Sidoqoftë, gratë iraniane luajnë role të rëndësishme në sfidimin e regjimit dhe shtyrjen e situatës drejt përmbysjes së mollahëve.
Kjo sepse gratë kanë toleruar shtypjen më të madhe nga duart e këtij regjimi. Si rezultat, gratë kanë motivim më të madh për t’i dhënë fund këtij regjimi. Në pesë kryengritje mbarëkombëtare, gratë iraniane kanë demonstruar heroizëm të jashtëzakonshëm dhe aftësinë e tyre në ngritjen e Njësive të Rezistencës dhe luajtjen e rolit kryesor në lëvizjen e organizuar të rezistencës. Gratë iraniane kanë vënë mbi supe përgjegjësinë për t’i dhënë fund katastrofës së shkaktuar nga teokracia qeverisëse dhe janë të gatshme ta bëjnë atë të ndodhë. Shkelja e të drejtave të grave është aspekti më flagrant i eleminimit të të drejtave të njeriut të popullit iranian nga mullahët në pushtet. Kështu, të gjithë ata që shqetësohen për kërcënimet e paraqitura nga ky regjim ndaj bashkësisë ndërkombëtare, duhet të mbështesin rezistencën e grave iraniane. Përpjekjet për të kontrolluar programin bërthamor të regjimit nuk do të kenë sukses nëse ato nuk shoqërohen me vendosmëri kundër shkeljeve të të drejtave të njeriut të popullit të Iranit. Bëjuni thirrje qeverive tuaja që të kushtëzojnë lidhjet ekonomike dhe politike me regjimin kriminal të mullahëve me respektimin e të drejtave të njeriut në Iran, veçanërisht të drejtat e grave dhe të burgosurve. Ekziston një radhë e gjatë e grave që po rezistojnë në burgjet në të gjithë Iranin. Dhe megjithëse nuk flitet shumë për to, por ata janë ndër luftëtarët më rezistentë për të drejtat e njeriut. Në emër të lëvizjes së barazisë, unë nxis të gjithë mbrojtësit e barazisë gjinore në të gjithë botën të mbështesin gratë e ngritura të Iranit dhe kryengritjen e popullit iranian për liri.”
Baronesha Verma, ish-Nën-Sekretare Parlamentare e Mbretërisë së Bashkuar për Zhvillimin Ndërkombëtar
Baronesha Verma, flet në konferencën online që shënon Ditën Ndërkombëtare të Grave:
“Fushata e IWD për 2021 është “Zgjidhni të Sfidoni”. Ne të gjithë mund të ndihmojmë për të krijuar një botë gjithëpërfshirëse. Eshtë e rëndësishme që kjo konferencë të na mbledh të gjithëve, burra dhe gra. Motrat e mia në Rezistencën iraniane po ndërmarrin rreziqet më të larta për të liruar të gjitha gratë iraniane. Ato po luftojnë për barazi. Ato kanë mësuar të çlirohen nën aparteidin gjinor. Ato e kanë lënë mënjanë mosbesimin në vetvete që shumë gra janë mësuar. Për dekada, këmbëngulja e tyre u ka dërguar një mesazh të qartë mollahëve në Iran: Gratë kanë zgjedhur të sfidojnë dhe nuk do të dorëzohen derisa Irani të lirohet.
Gratë në Rezistencën iraniane kanë luftuar shumë për të ardhmen e Iranit.”
Amber Rudd, Sekretare e Brendshme e Mbreterisë së Bashkuar (2016-2018), Sekretare e Shtetit për Punë dhe Pensione, Ministre për Gratë dhe Barazitë deri në 2019
Amber Rudd, flet në konferencën në internet që shënon Ditën Ndërkombëtare të Gruas.
“Gratë e Iranit durojnë shumë dhe janë shumë të guximshme për të kundërshtuar. Eshtë e jashtëzakonshme. Ata duhet të durojnë një regjim fetar që u jep atyre shumë pak të drejta. Ata nuk kanë qasje në ligj dhe mirëqenie që ne gratë në perëndim i marrim si të mirëqena. Në demokraci, ne kemi një sistem që ka kontrolle dhe ekuilibra për të bërë ndryshime dhe për të adresuar pabarazitë. Publiku mund të kundërshtojë vendimet. Demokracia ka përgjegjësinë në thelbin e saj. Në Iran, është shumë më e vështirë të sfidosh regjimin. E vështirë dhe e paligjshme. Por gratë e Iranit zgjedhin të sfidojnë, jo vetëm sot, por çdo ditë.
Sfidimi i shtypjes së grave nuk u takon vetëm grave. Burrat kanë një rol të rëndësishëm kudo në njohjen e barazisë. Irani do të jetë i lirë vetëm kur gratë e Iranit të jenë të lira.”
Gjykata Revolucionare e Teheranit, Dega 28, ka dhënë një dënim me 5 vite për Forough Taghipour, e cila është burgosur për mbështetjen e saj ndaj opozitës Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK).
Avokati i Znj. Taghipour është informuar për këtë verdikt të dielën, më 7 mars 2021.
Gjyqi u zhvillua më 5 janar 2021, për të shqyrtuar akuzat për “propagandë kundër shtetit” dhe “bashkëpunim me grupe opozitare” të ngritura kundër Forough Taghipour dhe nënës së saj.
Gjykatësi e kishte kërcënuar Znj. Taghipour se do të jepte verdiktin për Moharebeh (luftë kundër Zotit), por ajo e refuzoi këtë akuzë dhe deklaroi se nuk ishte fajtore.
Sipas ligjeve të regjimit klerikal, Moharebeh (lufta kundër Zotit) është e ndëshkueshme me vdekje.
E burgosura politike Forough Taghipour dhe nëna e saj Nassim Jabbari, janë arrestuar më 24 shkurt 2020.
Znj. Jabbari, 58 vjeç, është liruar me kusht në mes të muajit mars dhe tashmë akuzat kundër saj janë tërhequr.
Iran: Protestat e Pensionistëve në 21 Provinca dhe 28 Qytete Hyjnë në Javën e 7-të, Protestuesit Rrihen e Arrestohen në Teheran
Thirrja e Znj. Rajavi për veprim ndërkombëtar për t’i liruar menjëherë të arrestuarit
Të dielën, 7 mars 2021, pensionistët u grumbulluan në Teheran dhe 27 qytete të tjera për të shtatën javë rresht për të protestuar ndaj kushteve të jetesës, çmimeve shumë të larta, dhe mungesës së përgjigjes ndaj kërkesave të tyre.
Krahas Teheranit, edhe pensionistët në Tabriz, Isfahan, Yazd, Qazvin, Karaj, Khorramabad, Ahvaz, Rasht, Urmia, Shiraz, Kermanshah, Ardabil, Ilam, Sari, Arak, Mashhad, Sanandaj, Kerman, Bojnurd, Abadan, Shahroud, Shush, Behshahr, Neyshabur, Shooshtar, Dezful, dhe Hafttapeh zhvilluan protesta e tubime përpara zyrave të Organizatës së Sigurimeve Shoqërore apo të guvernatorëve.
Në Teheran, që në mëngjes herët, Forcat represive të Sigurisë së Shtetit (SSF) ishin mobilizuar në rrugët që çojnë drejt Organizatës së Sigurimeve Shoqërore për të parandaluar grumbullimin e pensionistëve. Në të njëjtën kohë, këto forca kishin mbyllur stacionin e metrosë aty afër dhe nuk i lejonin njerëzit t’u bashkoheshin protestuesve. Forcat represive ua morën fletushkat e posterat disa demonstruesve dhe konfiskuan një numër telefonash celularë, veprim që u përball me rezistencë nga ana e pensionistëve. SSF sulmuan, rrahën dhe arrestuan disa nga protestuesit.
Edhe në Shahroud (në veri të Iranit), SSF sulmuan protestuesit, ua morën posterat e pankartat, dhe i shpërndanë ata.
Disa nga slloganet e pensionistëve në tubimet e marshimet e sotme ishin: “Armiku ynë është këtu, gënjejnë kur thonë se është Amerika,” “Mjaft më me premtime boshe, tryezat i kemi bosh,” “Tryezat i kemi bosh, ndërkohë që ju (zyrtarët e regjimit) jetoni me gjithë të mirat, mjaft më me shtypje,” “Ky komb nuk ka parë kurrë kaq shumë padrejtësi,” “shkalla e inflacionit bazohet në dollarë, kurse rrogat tona në rial,” “Pragu i varfërisë është 12 milion rial, rrogat tona janë 3 milion rial,” “Si mund të mbijetojmë me një rrogë më pak se 3 milion rial?”
Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), ka përshëndetur pensionistët e shtypur dhe ka thënë se protestat e vazhduara të tyre u japin jehonë të drejtave që i janë vjedhur popullit të Iranit. Ajo u bëri thirrje të rinjve në mbarë vendin që t’i mbështesin protestuesit dhe nxiti Kombet e Bashkuara dhe organizatat e të drejtave njerëzore që të marrin masa urgjente për të siguruar lirimin e menjëhershëm të të arrestuarve.