Tuesday, January 31, 2023

Mobilizim i jashtëzakonshëm i forcave represive të regjimit nga frika e një kryengritjeje rinore gjatë festivalit të Zjarrit

Regjimi klerikal, i cili është i përmbytur nga krizat, ka marrë masa të jashtëzakonshme për të parandaluar një kryengritje të mundshme nga rinia iraniane gjatë festivalit të zjarrit (Chaharshanbe Suri – festohet natën e të mërkurës së fundit përpara Novruzit, vitit të ri iranian). Këto veprime po bëhen për të parandaluar protestat dhe tubimet, sidomos në kryeqytetin Teheran.

Dje, Komandanti i Forcave të Sigurisë së Shtetit për Teheranin e madh, Brigadier Gjenerali i IRGC-së, Hassan Rahimi, tha për IRNA se të gjitha forcat e policisë janë gati për natën e të mërkurës së fundit të vitit: “Ata që shkaktojnë shpërthime në natën e të mërkurës së fundit të vitit do të trajtohen me ashpërsi … Ata që shkaktojnë prishjen e qetësisë dhe sigurisë dhe ata që ngasin makina e shpërthejnë kapsolla e shkaktojnë panik do të ndëshkohen. E kemi koordinuar këtë me sistemin gjyqësor dhe i kemi marrë lejet e nevojshme.”

Ai tha për agjencinë e lajmeve të Radios dhe Televizionit të regjimit më 23 shkurt 2021: “Po implementohet një plan i ri represiv i quajtur ”Plani Rrufe për Autoritetin Policor të Sigurisë Publike’‘ për t’u përgjigjur ndaj ’incidenteve të mundshme.’ Një nga qëllimet kryesore të këtij plani është t’u kundërvihet veprimtarive të rinisë gjatë Festivalit të Zjarrit.

Sipas agjencisë së lajmeve të parlamentit të regjimti dje, Gholam-Reza Montazeri, zëvendës kryetari i komitetit kulturor të parlamentit, ka pohuar: “Sot, për shkak të mungesës së vëmendjes, Festivali i Zjarrit është bërë një rrezik… Ai është bërë një festival i trazirave me kalimin e kohës.” Ndërkohë, Brigadier Gjenerali i IRGC-së Mohammad-Reza Yazdi, krye-komandant i forcave të IRGC në Tehran, tha sot për të përditshmen Hamshahri Online: “Sot janë formuar task-forca në komunitete të ndryshme të Teheranit për të konfrontuar … ata që prishin sigurinë publike.” Qëllimi kryesor i manovrës taktike të Korpusit të IRGC-së në Teheran (“Sarallah Brigadier”) me pjesëmarrjen e IRGC, Basij dhe Forcave të Sigurisë së Shtetit më 5 mars ishte të përgatiteshin për një kryengritje në Teheran.