Saturday, January 28, 2023

Iran: Numri i Vdekjeve nga Koronavirusi në 518 Qytete Shkon Mbi 231,300

  • Alireza Zali, kreu i Taskforcës Kombëtare për Luftimin e Koronavirusit (NCCT) në Teheran: Numri i pacientëve me COVID-19 të shtruar në spitalet e Teheranit është 2,414, nga të cilët 872 janë në terapi intensive, gjë që, krahasuar me javën e shkuar, përbën një rritje me 12% dhe 6%, përkatësisht. (Agjencia e lajmeve Mehr, 13 mars 2021)
  • Spitali Masih-Daneshvari: Menaxhimi i Koronavirusit ka qenë jo-shkencor, dhe nuk janë shfrytëzuar mundësitë. Nuk planifikohet për asgjë. (Agjencia e lajmeve Tasnim, 14 mars 2021)
  • Universiteti i Shkencave Mjekësore në Ahvaz: Infektimet dhe shtrimet në spital të pacientëve me COVID-19 janë shtuar me 11% dhe 14% përkatësisht, krahasuar me javën e shkuar. (Agjencia e lajmeve IRNA, 13 mars 2021)
  • Universiteti i Shkencave Mjekësore në Lorestan: Përhapja e Koronavirusit po rritet eksponencialisht, dhe mesatarja e infektimeve është rritur me 60% krahasuar me muajin e shkuar. (IRNA, 14 mars 2021)
  • Universiteti i Shkencave Mjekësore në Tabriz: Kemi patur 131 raste me variantin britanik të COVID-19 në Azerbaixhanin Lindor, shifër që është më e larta në vend. (IRNA, 14 mars 2021)
  • Universiteti i Shkencave Mjekësore në Hormozgan: Numri i pacientëve me variantin britanik të COVID-19 ka arritur në 64, dhe me 24 raste, Bandar Abbas ka shifrën më të lartë në provincë. (Agjencia e lajmeve ISNA, 14 mars 2021)

Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK) shpalli të dielën, më 14 mars 2021, se numri i vdekjeve nga koronavirusi në 518 qytete ka shkuar mbi 231,300.