Nata e shtatë e kryengritjes së Khuzestan vazhdon në 14 qytete pavarësisht shtypjes brutale.

Daghagheleh (Ahvaz) – Protest against water shortages – July 22, 2021

Irani Proteston për ujin – Nr. 10

Protestuesit në shtatë provinca u mblodhën në solidaritet me kryengritjen e Khuzestan

Pavarësisht të gjitha masave shtypëse për të shtypur kryengritjen e njerëzve të Khuzestan, natën e kaluar, për natën e shtatë rresht, jo vetëm shumë qytete dhe rajone të Khuzestan dëshmuan protestuesit e zemëruar, por njerëzit dhe të rinjtë në disa qytete dhe provinca të tjera protestuan në shenjë solidariteti me njerëzit e Khuzestan.

Të mërkurën në mbrëmje, 21 korrik, Ahvaz, Susangerd, Masjed Soleyman, Mahshahr, Shadegan, Izeh, Shooshtar, Dezful, Shush Daniel, Elahi, Khowr-e Musa, Behbahan, Mollasani dhe Darkhovin dëshmuan protesta dhe demonstrata masive. Masat shtypëse të regjimit, të tilla si dërgimi i bandakëve të IRGC-së nga zona të tjera në Khuzestan, duke përfshirë 30 përqind të forcave speciale të Khorramabad, njësive speciale dhe agjentëve civile, makina uji, gaz lotësjellës dhe  spraj piperësh dhe hapja e zjarrit ndaj demonstruesve apo prerja e internetit, nuk arriti të ndalojë të rinjtë dhe protestuesit, të indinjuar nga katër dekada të krimeve dhe plaçkitjeve të mullahëve, të ngrihen.

Natën e kaluar, pati përplasje dhe përleshje të ashpra midis forcave shtypëse dhe rinisë rebele në Izeh. Dhjetëra protestues u plagosën kur forcat e regjimit hapën zjarr. Për të mos arrestuar të plagosurit, njerëzit nuk i çuan të plagosurit në spitale por i mjekuan në shtëpi. Natën e kaluar, në pjesë të ndryshme të Ahvaz dhe Susangerd, vazhduan përplasje të ashpra midis Forcës së Sigurisë së Shtetit (SSF), njësive speciale, agjentëve civile dhe protestuesve.

Protestuesit brohorisnin, “Vdekje diktatorit”, “Tanke, armë, Khamenei të vdesë”, “Njerëzit duan ndryshimin e regjimit në Iran”, “Iranianët vdesin, por ata nuk do të pranojnë poshtërimin”, “Turp për ty Khamenei, lëshoje pushtetin”dhe” Bakhtiari dhe arabë, le të bashkohemi “. Të rinjtë bllokuan hyrjen e qyteteve duke djegur goma dhe duke ngritur barrikada përpara se demonstratat të fillonin për të parandaluar forcat shtypëse që të hynin brenda.

Në shenjë solidariteti me kryengritjen e Khuzestan, mbrëmë demonstrata dhe tubime u mbajtën në Teheran, Yazdanshahr (Isfahan), Mahdasht (Karaj), Rasht, Bushehr, Bandar Ganaveh, Jarrahi dhe Lordegan, gjatë të cilave njerëzit brohorisnin “Khuzestan nuk është vetëm”. Në qytetin e Çamran, demonstruesit i vunë flakën një kioske SSF.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) -Paris

22 korrik 2021

Provinca të tjera të Iranit u bashkohen protestave të Khuzestanit për ujin në natën e shtatë

 

More provinces join water protests on seventh nightNë natën e shtatë të protestave për ujin, provinca të tjera janë bashkuar në mbështetje të banorëve që kërkojnë ujë në provincën jug-perëndimore Khuzestan.

Mbrëmjen e djeshme, më 21 korrik, u derdhën nëpër rrugë protestues në Dezful, Rashir, Ahvaz, Shadegan, Mahshar, Khormousa (Mahshahr), Masjed Soleyman, Susangerd, Behbahan, Elhayi në Khuzestan në Iranin jug-perëndimor, Yazdanshahr në Isfahan në Iranin qendror, dhe Bushehr e Ganaveh në Bushehr në Iranin jugor. Mbi 30 qytete janë përfshirë në protestat e ujit gjatë shtatë netëve të fundit.

Protestat për ujin nisën më 15 korrik në disa qytete të provincës Khuzestan. Arabët iranianë kanë protestuar kundër keqmenaxhimit të ujit nga regjimi. Iranianët thërrisnin “Uji është e drejta jonë” dhe “Na plaçkitën në emër të fesë” në arabisht. Në natën e gjashtë, protestuesit në Izeh, që është një qytet kryesisht i përbërë nga banorë Bakhtiari në Khuzestan, morën në shënjestër Liderin Suprem të regjimit, duke thirrur “Poshtë Khamenei!” dhe “Nuk e duam Republikën Islamike!”, mes slloganeve të tjera anti-regjim.

Policia anti-rebelim u përplas me banorët, duke përdorur plumba fallco dhe gaz lotsjellës për ta shpërndarë turmën. Forcat e sigurisë përdorën dhunë, ndonjëherë letale, kundër protestuesve. Protestuesit u vunë zjarrin gomave të makinave për të krijuar bllokada në rrugët kryesore të disa qyteteve.

Raportet në rrjete sociale tregojnë se janë vrarë disa protestues gjatë shtatë netëve të protestave. Ne kemi konfirmuar dy nga këto vrasje dhe nuk i kemi përfshirë identitetet e disa protestuesve të tjerë në këtë raport.

Shumë protestues janë plagosur e arrestuar, por detajet e identiteteve të tyre nuk janë publikuar ende. Agjencia e Lajmeve për të Drejtat Njerëzore ka thënë se janë arrestuar 18 njerëz.

Netblocks, një organizatë që monitoron bllokimet ndërkombëtare të internetit, ka raportuar ndërprerje të vazhdueshme të internetit në provincën jug-perëndimore Khuzestan duke filluar që nga 15 korriku.

 

 

Iran: Për të Penguar Transportin e Forcave Represive, të Rinjtë e Rebeluar Bllokojnë Rrugët

 

Behbahan – Blocking the highway from Behbahan to Amir Hatef – July 21, 2021

Behbahan – Bllokimi i autostradës nga Behbahan në Amir Hatef – 21 korrik 2021

Protestat për ujë në Iran – Nr. 9

 

Të rinjtë e rebeluar në qytete të ndryshme të provincës Khuzestan dhe përreth bllokuan autostradat mbrëmjen e djeshme për të penguar lëvizjen e forcave të IRGC dhe të Sigurisë së Shtetit (SSF) në drejtim të qyteteve të ngritura në protestë. Mbrëmjen e djeshme në Behbahan, të rinjtë e rebeluar bllokuan autostradat Behbahan-Gachsaran dhe Behbahan – Amir-Hatef duke u vënë zjarrin gomave të makinave e duke krijuar bllokada për të shprehur mbështetjen për kryengritjen në Khuzestan.

Në filmimet e transmetuara nga vendngjarjet, të rinjtë e rebeluar thonë se, në përgjigje ndaj thirrjes së Z. Massoud Rajavi, liderit të Rezistencës Iraniane, ata janë ngritur për të mbështetur kryengritjen e popullit të Khuzestanit kundër mungesës së ujit.

Në Shush, të rinjtë e rebeluar bllokuan autostradën kryesore të qytetit duke djegur gomat e makinave. Në qytetitn Fazilat, edhe të rinjtë në Bushehr bllokuan rrugën e transportit në mbështetje të kryengritjes së Khuzestanit kundër mungesave të ujit. Mbrëmjen e djeshme, të rinjtë bllokuan edhe autostradën nga Aluni në Lordegan. Gjithashtu, në Azna, të provincës Lorestan, të rinjtë e rebeluar bllokuan autostradën në mbështetje të kryengritjes, duke u vënë zjarrin gomave të makinave. Edhe autostradat në Ahvaz – Masjed Soleyman dhe Behbahan – Bandar Deylam u bllokuan nga të rinjtë e rebeluar në mbështetje të kryengritjes së Khuzestanit.

Mëngjesin e së enjtes, në kryqëzimin Kushan-Genaveh, të rinjtë bllokuan autostradën kryesore duke djegur goma makinash, për të protestuar kundër mungesës së ujit dhe për të mbështetur popullin e Khuzestanit.

 

Behbahan – Defiant youths, block the highway to Gachsaran in solidarity with the Khuzestan uprising.Behbahan – Të rinjtë e rebeluar bllokojnë autostradën drejt Gachsaran në solidaritet me kryengritjen e Khuzestanit- “Si përgjigje ndaj thirrjes së Massoud (Rajavi), ne, të rinjtë e rebeluar ngrihemi në mbështetje të kryengritjes- Behbahan. Nga Behbahan-i trim, autostrada Gachsaran-Behbahan” – 21 korrik 2021

Bushehr – The main highway to the city – July 21, 2021Bushehr – Autostrada kryesore drejt qytetit – 21 korrik 2021 Shush – Bllokimi i autostradës kryesore që të shpie në qytet – 21 korrik 2021

 

 

 

Iran: Kryengritje në Izeh me Slloganin – Vdekje Khamenei-t, Vdekje Diktatorit

Iran: Uprising In Izeh With the Slogan - Death to Khamenei, Death to the Dictator

Iran: Kryengritje në Izeh me Slloganin – Vdekje Khamenei-t, Vdekje Diktatorit

Njoftim për Shtyp nga NCRI -Paris

“Disa të rinj të vrarë e të plagosur në natën e gjashtë të kryengritjes
Protestat përhapen në Teheran dhe Karaj – “Poshtë parimi i Velayat-e-Faqih.”

Të martën më 20 korrik, mijëra banorë të Izeh protestuan kundër mungesës së ujit, duke thirrur: “Vdekje diktatorit, vdekje Khamenei-t.” Forcat e Sigurisë së Shtetit (SSF) arrestuan një numër protestuesish, gjë që ia shtoi edhe më shumë zemërimin qytetarëve.

Protestuesit thërrisnin: “Arabë dhe Bakhtiari, bashkohuni, bashkohuni” (duke iu referuar dy etnive kryesore në atë zonë: arabët dhe Bakhtiari), “Tanket e pushkët nuk bëjnë punë më,” dhe “Khamenei duhet të vritet.” SSF dhe njësitë speciale qëlluan me gaz lotsjellës, spërkatëse djegëse, dhe municione në drejtim të protestuesve në përpjekje për t’i shpërndarë ata. Por të rinjtë u përgjigjën duke qëlluar me gurë e duke thirrur: “Mos kini frikë, jemi të gjithë bashkë.” Disa të rinj janë vrarë e plagosur kur SSF hapi zjarr.

Njëkohësisht, banorët e Ahvaz (në Lashgar-abad dhe Seyyed Karim), Darkhovin, Kut-Sheikh, Al-Jadideh, Kouy-e Molavi, dhe Kouy-e Feisalieh në Khorramshahr, dhe Susangerd u derdhën nëpër rrugë pavarësisht arrestimeve të shumta e masave të ashpra. Zona të shumta të Ahvazit u bënë skena të përplasjeve midis të rinjve e forcave represive. Në Susangerd, të rinjtë thërrisnin në arabisht: “E dimë që do të na sulmoni me plumba e pushkë. Por ne e kemi ëndërr të vdesim e të biem dëshmorë në rrugën drejt lirisë.” Në Behbahan, të rinjtë bllokuan të dy anët e Urës Maroun.

Në një zhvillim tjetër, mëngjesin e sotëm në Teheran e Karaj (në perëndim të kryeqytetit), një grup i madh njerëzish të udhëhequr nga gra e vajza trime në stacionin nëntokësor Sadeqiyeh të Teheranit u grumbulluan duke thirrur “vdekje diktatorit,” dhe “poshtë parimi velayat-e faqih (pushteti absolut klerikal)” për të shprehur zemërimin dhe neverinë e tyre ndaj regjimit.

Si rutinë, regjimi klerikal e ndërpreu internetin në Izeh, Ahvaz, Shushtar, Susangerd, dhe Mahshahr për të parandaluar përhapjen e protestave dhe për të censuruar lajmet. Raportet tregojnë se janë arrestuar dhjetëra të rinj në Ramshir dhe në fshatrat përreth.

Zonja Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), i ka përshëndetur të rinjtë në Izeh, të cilët po konfrontohen me IRGC-në në natën e gjashtë të kryengritjes në provincën Khuzestan. Ajo përshëndeti gjithashtu popullin e Teheranit, i cili ka thirrur vdekje parimit të velayat-e faqih. Në mbarë vendin, njerëzit po ngrihen për të mbështetur Khuzestanin, shtoi zonja Rajavi.

 

Regjimi Iranian e Privon Popullin nga një Tjetër Nevojë Bazë: Buka

Ndërkohë që protestat kundër mungesave të ujit në jug-perëndim të Iranit vazhdojnë, raportet nga Irani tregojnë se së shpejti iranianët do ta kenë të pamundur ta blejnë bukën, artikullin e fundit ushqimor që u ka mbetur në tryezë.

Unioni i Bukëpjekësve Tradicionalë të Teheranit ka shpallur rritjen në çmimet e bukës, dhe qeveria provinciale e regjimit në Teheran ia ka komunikuar këtë dhomës iraniane të shoqatave. Kjo shpallje vjen disa muaj pas rritjes së fshehtë të çmimit të bukës nga regjimi disa herë. Ndërkohë që iranianët mezi arrijnë të fitojnë bukën e gojës, regjimi vazhdon t’i zhytë duart edhe më thellë në xhepat e njerëzve.

Lajmi shqetësues i rritjes së çmimeve të bukës ka qarkulluar që nga fundi i 2020-ës.

“Ky është një kërcënim i madh për një pjesë të madhe të segmenteve të shoqërisë që ndonjëherë nuk mund t’i blejnë këto artikuj. Një shembull i qartë i kësaj jepet nga disa raporte që flasin për shitjen e ‘bukës me qira’ në disa qytete e provinca të varfra,” shkruante e përditshmja shtetërore Etemad më 28 dhjetor.

Mediat Shtetërore të Iranit: Protestat në Khuzestan Tregojnë Gjendjen Shpërthyese të Shoqërisë

Protestat në provincën Khuzestan kanë hyrë në ditën e tyre të shtatë. Me kalimin e kohës, këto protesta po bëhen gjithnjë e më intensive dhe po përhapen në qytete të tjera, duke e tmerruar regjimin. Mediat shtetërore të Iranit, më 20 korrik 2021, e reflektuan këtë frikë të tmerrshme.

Imazhi plot kriza i Khuzestanit mund të jetë imazhi më i qartë i realitetit të pakënaqësisë në shoqëri. Gjurmët e kësaj pakënaqësie çojnë në kriza si ato të strehimit, punës, etj., në pjesë të tjera të vendit,” shkruante të martën shtetërorja Vatan-e Emrooz.

Protestat në Khuzestan nisën për shkak të krizës së ujit dhe keqmenaxhimit nga ana e regjimit.

Vatan-e Emrooz pohon se “studimet tregojnë se, pavarësisht incidenteve natyrore në këtë provincë, shkaku kryesor i krizës së ujit është keqmenaxhimi.”

“Mangësitë e ujit në Khuzestan janë një shembull i qartë i keqmenaxhimit. Jo vetëm që regjimi nuk e ka shfrytëzuar vëllimin tejet të madh të lumenjve në këtë provincë, që është unik në gjithë vendin, por gjithashtu, duke ndërtuar në mënyrë irracionale diga si ajo Sivand, dhe me anë të transferimit të parregullt të ujit nga Khuzestan në provinca të tjera – gjë që nuk e ka zgjidhur problemin e ujit në ato provinca, apo problemin e ujit në Khuzestan – ka krijuar një pakënaqësi të jashtëzakonshme,” shkruante të martën e përditshmja shtetërore Etemad.

Garda Revolucionare (IRGC), e cila dominon ekonominë e Iranit, qëndron prapa ndërtimit të digave jo-shkencore për qëllime ushtarake, si dhe prapa transferimit të ujit të Iranit drejt vendeve fqinje për të fituar më shumë në mënyrë që të mund të financojë veprimtaritë e veta të paligjshme.

Ka patur dhjetëra paralajmërime nga ekspertë dhe media shtetërore për pasojat e krizës së ujit në Iran, por zyrtarët e regjimit e kanë shpërfillur gjithmonë popullin dhe kërkesat e tij.

“Khuzestan është modeli perfekt që tregon se si përfundon mospërfillja ndaj popullit. Ta shpërfillësh popullin mund të duket e lehtë në fillim, por shpejt shndërrohet në një përvojë të hidhur,” shkruan e përditshmja shtetërore Etemad.

“Ajo që ka ndodhur në Khuzestan dhe ka shkaktuar protesta të gjera është rezultat i keqmenaxhimit, dhe zyrtarët nuk mund t’i shpërfillin kërkesat legjitime të protestuesve,” vazhdon e përditshmja Etemad.

Gratë e zemëruara në Teheran thërrasin me sllogane kundër Khamenei-t dhe regjimit të tij

Angry women in Tehran chant slogans against Khamenei and his regimeGra të reja në stacionin e metrosë së Teheranit thërrasin me sllogane të ashpra anti-regjim

 

Gjashtë ditë rresht protesta plot zemërim ndaj mungesës së ujit in Khuzestan

Gratë trime në Teheran kanë thirrur me sllogane kundër fashizmit fetar në pushtet mëngjesin e sotëm, e martë, 20 korrik, 2021, në stacionin e metrosë Sadeghieh të Teheranit.

Duke thirrur “Vdekje Khamenei-t,” “Vdekje Republikës Islamike,” dhe “Vdekje parimit të Velayat-e Faqih” (pushtetit absolut të një juristi), këto gra të guximshme në metronë Sadeghieh të Teheranit demonstruan zemërimin e popullit iranian kundër Khamenei-t dhe regjimit të tij të urryer.

Kjo protestë e grave në Teheran erdhi pas disa protestave të gjera e plot zemërim në provincën Khuzestan, të cilat u zhvilluan për gjashtë ditë me radhë, duke treguar gjendjen shpërthyese të shoqërisë iraniane.

Ish-anëtari i parlamentit të regjimit, Kianoush Rad, pohoi më 19 korrik 2021: “Besimi i popullit tek zyrtarët po zvogëlohet dita ditës.” (faqja shtetërore Jamaran, 19 korrik 2021)

 

Persona të etnisë Baluch vriten nga policia në Iranin Lindor

 

Two Baluch men killed by police in E IranDy iranianë Baluch janë vrarë më 17 korrik nga policia në provincën e Khorasan-it Jugor në lindje të Iranit. Sipas faqes Baloch Campaign, këta dy persona janë identifikuar si Naser Aalizehi dhe Mousa Aalizehi. Raporti thotë se dy burrat po udhëtonin me motoçikletë kur u qëlluan nga policia. Policia i ka qëlluar me dyshimin se mbanin drogë.

Ky është rasti i katërt në korrik i vrasjes së qytetarëve nga policia apo forcat e sigurisë.

Më 13 korrik, forcat narkotike iraniane vranë një person Baluch të identifikuar si Mahmoud Berahoui në Birjand të Iranit lindor. Forcat narkotike ndoqën makinën e tij dhe hapën zjarr nga afër mbi të. Mahmoud u qëllua në zonën e fytit dhe zemrës, duke humbur jetën.

Më 14 korrik, një person Baluch u vra nga policia në Bandar Abbas të Iranit jugor. Ai quhej Afzal Paknejad.

 

Situata Politike e Iranit Është Treguese për një Ekspansion të Mëtejshëm, dhe Fshehje të Abuzimeve ndaj të Drejtave Njerëzore

The 1988 massacre of political prisoners was carried out over 30,000 lives.

Masakra e 1988-ës ndaj të burgosurve politikë është kryer me urdhër të themeluesit dhe liderit suprem të parë të regjimit, Ruhollah Khomeini, duke u marrë jetën mbi 30,000 njerëzve.

Rezultati i farsës së zgjedhjeve presidenciale të Iranit duhet ta rrisë ndjesinë e urgjencës për një hetim ndërkombëtar mbi krimin më të madh të regjimit klerikal kundër njerëzimit dhe dhunimin më të rëndë të të drejtave njerëzore. Masakra e 1988-ës ndaj të burgosurve politikë është kryer me urdhër të themeluesit dhe liderit suprem të parë të regjimit, Ruhollah Khomeini, duke ua marrë jetën mbi 30,000 njerëzve. Fatwa që dha urdhër për këtë masakër kishte në shënjestër kryesisht grupin kryesor opozitar pro demokracisë të Iranit, Organizatën Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK), dhe u implementua nga “komisionet e vdekjes” të përbëra nga klerikë e zyrtarë të inteligjencës të cilët kanë vazhduar të ngjitin shkallët e regjimit për mbi tre dekada më pas.

“Zgjedhja” më 18 qershor e Presidentit të regjimit Ebrahim Raisi është shembulli më i fundit i kësaj dukurie. Në rrugën e tij drejt presidencës, Raisi u caktua si kreu i gjyqësorit në 2019-ën – një zhvillim që jo vetëm rikonfirmoi angazhimin e Khamenei-t për t’i shpërblyer autorët e masakrës së 1988-ës, por gjithashtu i dha ish-prokurorit të komisionit të vdekjes një mundësi për ta zgjeruar trashëgiminë e tij të errët përmes një shtypjeje brutale mbi protestat e gjera dhe format e tjera të mospajtimit popullor.

Nga situata politike e Iranit, politikë-bërësit perëndimorë duhet të konkludojnë se kanë një përgjegjësi morale për ta konfrontuar regjistrin e dhunimeve të të drejtave njerëzore nga Irani përpara se ai të përkeqësohet edhe më tej. Në të njëjtën kohë, ata duhet të konkludojnë nga situata e trazirave shoqërore se veprimet e ndërmarra në drejtim të këtij qëllimi mund të shërbejnë gjithashtu për t’i promovuar dhe amplifikuar ata zëra iranianë që mund ta udhëheqin vendin drejt një të ardhmeje pa këto lloj abuzimesh dhe të çliruar nga diktatura teokratike që i kryen ato.

 

Iran: Nata e pestë rresht – Kryengritja në Ahvaz, Susangerd, Hoveyzeh, Mahshahr, dhe Shush, bllokohen autostradat e Andimeshk, Dezful, Khorramabad

Dërgohen përforcime represive nga Isfahan, Lorestan, dhe Teheran në Khuzestan

Mbrëmjen e djeshme, krahas demonstratave të mëdha në pjesë të ndryshme të Ahvaz, Hamidiyeh, Veys, dhe Kut-Abdollah, mijëra të rinj të rebeluar u derdhën në rrugët e qyteteve Susangerd, Hoveyzeh, Mahshahr, dhe Shush për të protestuar kundër mungesës së ujit. Ata thërrisnin me sllogane si “Nuk do ta pranojmë poshtërimin.” Influksi i Forcave të Sigurisë së Shtetit (SSF), njësive speciale, njësive me motoçikleta, përdorimi i gazit lotsjellës e spërkatësve djegës, si dhe hapja e zjarrit mbi turmën nuk ia dolën t’i ndalonin protestat e të rinjve. Në të njëjtën kohë, të rinjtë e rebeluar në Andimeshk dhe Dezful bllokuan rrugën kryesore duke ndezur zjarre. Në solidaritet me banorët e Khuzestan, sot më 20 korrik, të rinjtë bllokuan autostradën Khorramabad-Borujerd.

Për t’iu kundërvënë kryengritjes së Khuzestan-it, regjimi klerikal ka dërguar qindra forca represive nga Lorestan, Teheran, dhe Isfahan në Khuzestan, përfshirë një batalion të quajtur Imam Ali nga Isfahan. Raportet nga brenda regjimit flasin për transferimin e disa komandantëve të IRGC-së nga Teherani e provinca të tjera në Ahvaz. Kanë dërguar gjithashtu qindra armë me bojë (për t’i spërkatur protestuesit me bojë në mënyrë që të identifikohen dhe arrestohen më vonë) si dhe plumba plastikë në Ahvaz.

Zonja Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), ka përshëndetur protestuesit në Ahvaz e në zona të tjera të Khuzestan-it dhe ka vlerësuar vendosmërinë e tyre. Ajo u bëri thirrje banorëve dhe të rinjve të zonave të tjera që të ngrihen në mbshtetje të protestuesve nga Khuzestani. Znj. Rajavi theksoi se varfëria, inflacioni, papunësia, sëmundja, mungesat e ujit e elektricitetit, janë shkatërrimet që ka sjellë sundimi i regjimit klerikal për popullin e Iranit. Liria dhe drejtësia janë të mundshme vetëm me përmbysjen e këtij regjimi dhe me vendosjen e demokracisë e sovranitetit kombëtar, shtoi ajo.

Të dyja këto lëvizje protestuese kanë në shënjestër politikat e regjimit iranian, si dhe vetë regjimin. Në masë të madhe, mungesat e ujit shkaktohen nga shpërndarja e digave të ndërtuara ose nga qeveria, ose nga kompanitë e shumta frontale të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike. Shumica e llogaritjeve tregojnë se IRGC ka nën kontroll pjesën më të madhe të GDP-së së vendit, dhe kjo gjë dëshmon mungesën e kufizimeve nga brenda dhe nga jashtë ndaj sjelljes së saj vetë-pasuruese.